More
    KreuLetërsiBibliotekë"Këshillë për Izoldën", poezi nga Rut Hillarp

    “Këshillë për Izoldën”, poezi nga Rut Hillarp

    KËNGË

    Ëndërroma një pyll ku të gjithë 
    bredhat
    ta humbasin rrugën

    vallëzoma një re
    një bosht një lëndinë

    vërshoma një pus nga 
    përplasjet 
    e pulsimeve tua

    ngritma një tokë 
    për muajt hënor të buzëve të mia

    ledhatoma një erë
    dhe përqafoma një det

    vritma një kërcim mes
    shkëmbinjëve

    mbi dorën tënde

    harroma një rreth argjendi
    mbi ballin tënd

    **
    Sytë e tu janë lumenj të ngrohtë
    Por unë dëgjoj një zë nga thellësia magjepëse e pyllit
    Që loz mbi rrënjët dhe trungjet e dredhura
    dhe hedhë çarçafin e vet
    mbi shushërimën e gjethit

    Asnjë shtazë e egër nuk vallëzon mes trungjesh

    Në atë pyll muzgu është tepër i kuq
    dhe anemonet rriten të gjata sa pemët
    Nga petalet e tyre unë pi zërin
    që është harresë e natës

    Ftohtë më shikojnë shtazët e rënda dhe të panjohura
    mes trungjesh
    Valët e reve zbukurojnë brirët e tyre
    por mua akoma më kujtohet
    dikush që vallëzonte

    Ah cili lum do të ndaloj këmbët e mia
    dhe do të shmangë zjarrin e akulltë të duarve të mia

    Janë lumenj sytë e tu? 

    **

    Lumenj të zi rrjedhin qiellit
    pëshpëritjet e tyre vallëzojnë gjakut tim
    Ç’rëndësi ka nëse i shmang
    dhe e fsheh fytyrën time ndaj pushtetit 
    dhe bukurisë së tyre të madhe
    Rrobat e mia tashmë janë djegur në plazh
    më duhet tërë jetën të jetoj lakuriq
    se asnjë anije nuk do të më bartë të gjallë
    nga ky bregdet

    Përmbytmëni atëherë lumenj nga zemra ime
    që është zemra e tokës dhe qiellit! 
    Shpërthemëni dhe ikni tutje me krahë yjesh!

    O shtylla shtegëtimesh
    rrathë dhembjesh e gëzimesh
    le të shpërthejnë harqet e ritmeve tua
    kah lëkurë e ndritshme ndër vena

    Ky është zjarri që më çliron nga vetja ime

    **
    Bëhu vdekja ime sonte
    ti që je kamxhik dhe burim
    më farko në dallgë
    më të buta
    më ëndërro në dënim
    më të gëzueshëm

    Mbret i valëve
    mbret i të gjitha organove i të gjitha rrugëtimeve
    i të gjitha vendeve përtej gjithë detërave
    i të gjitha erërave që presin
    dhe zgjohen
    dhe rriten
    po, më shuaj stuhitë e mia
    me stuhitë e tua.
    depërto klithmat tua kënetës së flamujve të klithmave të mia
    shpërthe bodrumet e mia, katakombet tua
    ku rritet uji
    po je ti je ti që ekziston!
    e di, shtigjeve të mia jetojnë
    organot tua në dorën time mbi fytyrën time
    të gjitha muret
    bien mbi trupin tim

    në vdekjen time për
    shtigjet
    e gjymtyrëve tua

    Errësira jote më është përshtatur
    Brenda meje pushojnë
    diejt dhe uraganët e mi

    Më përshkojnë bregdete

    **
    I dashuri im fle në stuhinë e egër
    dhe çdo natë e pres e lidhur për shkëmbi
    Zinxhirët e hekurt m’i ngritin lartë gjinjët
    drejt puthjeve të tij mahnitëse
    dhe me vetëtima të arta
    më shpon trupit
    Një herë i pashë sytë e tij
    Etja e tyre ishte e pashuar

    Gjatë ditës prangat m’i ledhatojnë këmbët
    për të rrënuar kujtimin e armatimit të tij të shkapërderdhur.
    Por asgjë nuk mund ta qetësojë plagën e përgjakshme të ndjeshmërisë
    dhe floririn e zjarrtë të epshit
    në vaginën time

    Dhe ai që do të më çlironte
    do ta përqeshja. 

    KËSHILLË PËR ISOLDEN

    Ëndërra është sabotator i përjetshëm
    dhe me lindjen e diellit ai duhet të vdesë

    Por për trupin e bukur ti duhet të kujdesesh
    Vendose pranë të tjerëve në anijen me velat e kuqe
    dhe u thuaj lamtumirën aty ku qëndrojnë 
    në sarkofagët e tyre të akulltë me ndriçim të gjelbër 
    me qefinët e tyre të bardhë
    pranë njëri- tjetrit
    Anijen duhet ta dërgosh tek Tristani
    që të pret në bregdetin e Cornvallit

    Se ëndërrat kanë pirë gjakun e duarve te tij
    ato nuk do të të njihnin tani.
    Dhe fytyra jote do të mohonte afërsinë e buzëve të tij
    Shpirtrat tuaj do të ishin shumë larg
    dhe të huaj për njëri-tjetrin
    dy zogj të kaltër
    të nxënë në të njëjtën ikje
    në të njëjten pabesi të perëndimit gjak të kuq:
    një takim pa kufij
    një vdekje që nuk ekziston 

    ORFEU

    Pse të qajë kokën për ndalesat e tyre.
    A nuk i krijoj unë vet ligjet e mia
    në këtë errësirë të dredhur
    aromën e saj të shqetësuar në qafën time

    Një shkëndijë e fytyrës së saj
    tani 
    është më e vlefshme se vitet e afërsisë, 
    vitet me fytyrën e saj në derën me kuti postare
    Tani: shih , sytë e saj zmadhohen
    në një çast përjetësie.
    Gjymtyrët e saj të holla
    në shpresë dhe dëshpërim.

    Në njëmijë këngë do ta dua

    GJUHA E NATËS

    Ç’farë di unë për Tristanin
    përveçse që më dashuroi deri në vdekje.
    Ai e zbrazi gotën për mua.

    Folur nuk kemi kurrë
    Vetëm me sy dhe me trup.
    Gjuhën e natës
    me një shtëllungë kërcënimi të zbehur nga
    shpërthime të rrugëve qumështore

    Përse nuk e sheh atë
    thotë mbreti

    EURIDIKA

    E mbyllur e mbyllur

    dëgjoj gjakun tim si rrahë mureve
    i thërret një dere
    por këtu nuk ka dyer s’ ka dritare s’ ka tavan
    vetëm mure mure
    të tkurrura të ngurtësuara

    ku jam 
    në cilën hapësirë

    Është kjo zemra e tij? 

    Vetëm një çast ai ktheu kokën për të më parë
    Vetëm një çast isha e vërtetë
    Jeta ime zgjati një çast
    Ndërmjet zbrazëtisë dhe pafuqisë

    MËNGJESI I DITËS SË TRETË

    Në atë çast pashë gurin lart pranë hyrjes së varrit.
    Sa e nxehtë është akoma vdekja jote.

    Nën qepallat e mia
    agu i lotëve të huaj
    kujtimi në anën time
    djegur pas ëndrrës:
    fytyrën e kthyer shpejt kah këto faqe të fryera

    Dallgë të kalbura
    sërish pranë gurëve

    Ta rrotullosh kah unë gurin e varrit tënd

    gjumë i rëndë mjegull
    e ngulfatur nga gjysmëpasqyrat
    këpucët gojëhapur
    jo nuk është e vërteta, por nëse gjenden
    psherëtima për të ngulur këmbët në to

    unë do t’i mbysja hapjet e deres sime
    a duhet vallë t’ia dijë për këtë fytyrë
    këtë trup
    nëse gjinden bregdete për të fluturuar
    nëse gjinden dritare për të mos u hedhur nga to
    kryqe për t’u mundur

    Stepe

    të ndezura

    të Vetmisë

    O më në fund guri
    përtej të gjitha vetmive ti
    aty brenda në ftohtësi
    Si të të braktisë vallë për tallje të jetës
    Ç’lartësi guri yt, sa i thellë varri yt në mua
    Kush e dëshiron vallë sërish jetën e vdekur
    kush rrënon gurët nga varret e tyre
    nëse jo për 

    O fresko këtu për turpin e këmbëve të mia
    të pastrohem nga mishi
    të digjem këtu për stuhitë e të gjitha ujërave 
    të kujtoj errësirën në telin e fortë të buzëve
    të ngrihem nga kryqi

    Por agimi
    tërheq zvarrë fytyrat në anën time
    nëse gjenden pëshpëritje
    nëse gjendet një promuskuitet që e përmbledh një celibat
    ta pres menjëherë dorën rreth vitheve të mia
    por nga gjaku mjegulla
    stepet e zhuritur e kalbur 

    Atëherë e pashë engjullin lartë me një shpatë
    atë që kërkon ti nuk është këtu ai jeton
    kjo është një shenjë
    pra vdekja e tij do të jetojë
    dhe do të therr si shpatë mitrës tënde
    mbarsuar me lëngë, jetë dhe mëngjes

    Shko
    kërkoje atë përtej vetmisë
    Shko
    lëre këtë varr lëre
    gurin
    të bie për një erë
    një aromë deti

    Por mjegulla 

    zvarritë

    dallgët

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË