KreuLetërsiBibliotekë"Heshtja e stinëve", poezi nga Ramadan Bozhlani

“Heshtja e stinëve”, poezi nga Ramadan Bozhlani

Heshtja e stinëve
Shtrihet kërcnushëm
Mbi gjuhët që zgjatën
Në veshët e udhëtarve
Që ecin hutushëm mbi misteret
E strukura
Rrugëve të lashta të stinëve.

Në lëkurën e qiellit
Nata i nxjerr ne pah
Tautazhet e argjenda
Që pikojnë ndriçushëm
Mbi sytë e vërbër
Të udhëtarve të stinëve.

Ndërsa dielli i stinëve lundron
Mbi kokat e mplakura
Toka e stinëve gruposet
Poshtë kembeve të rrudhosura
Për t’i shpleksur
Trupat nga shpirtërat

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

Artikujt më të fundit

KATEGORITË