More
    KreuLetërsiShënime mbi libraAspekte të lirizmit në poezinë e poetit belg Paul van Ostaijen

    Aspekte të lirizmit në poezinë e poetit belg Paul van Ostaijen

    Përgatitur nga Shqiponja Duro, Belgjikë

    Paul van Ostaijen lindi më 22 shkurt 1896 në Antwerpen të Belgjikës. Si fillim ai ndoqi shkollën katolike, mirëpo nuk ishte një nxënës i dalluar. Qysh herët ai lexonte literaturë të ndaluar. Gjatë Luftës së Parë Botërore ai publikoi artikuj të ndryshëm në “Gazeta Flamande”, “Lajmi i Fundti”,si dhe ishte bashkëpunëtor i disa revistave. Në vitin 1916 ai boton për herë të parë “Music-Hall” që u vijua me 1918 nga “Sinjali”. Pak para përfundimit të Luftës ai largohet së bashku me mikeshën e tij për strehim në Gjermani. Pas mbrritjes në Berlin atij i duhet të ballafaqohet me një jetë të vëshirë, jetë në varfëri, përdorim kokaine, si pasojë e gjendjes së keqe shëndetësore. Për të Berlini ishte  një qytet i trishtë, por edhe artistikisht i larmishëm. Në Berlin ai radikalizohet në mendimet e tij politike dhe artistike, mirëpo ai shquhej për ideale humane,të cilat i përshkruan bukur në “Het Sienjaal” (“Sinjali”). Në Berlin ai njihet me shumë artistë dhe ndërkohë shkruan botimin e tij të mjeshtëruar dadaist “Qytet i pushtuar” (“Bezette Stad”), ku përshkruan qytetin e tij të lindjes Antwerpen gjatë kohës së luftës. Tematika e tij e trajtuar karakterizohet nga forma të ndryshme nihiliste.  Botimi tjetër në vijim “Festat e Makthit dhe Dhimbjes” (“De Feesten van Angst en Pijn”), ku ai përdor  jo vetëm shkronja të ndryshme në formë dhe ‘ngjyrë’ , shpreh  fragmente të poezive që botoheshin  si afisha në mur. Ai u kthye në Belgjikë  në vitin 1921, mbas një Amnestie, dhe kundra vullnetit të tij kryen shërbimin ushtarak. Pas kthimin në vendlindje Paul van Ostaijen braktis Dadaizmin dhe fillon të lëvrojë një lirikë të pastër. Ai e trajton poezinë si nje lloj misticizmi në ekstazë. Sipas tij “poezia është fjalë Arti, dhe jo një mjet për të arritur qëllime  lirie  sikurse dhe/apo shkaterrimi”.

    “Poezia, në të vërtetë, nuk ka ç’të tregojë më shumë së shprehjen e ‘të qënit i plotë’ të asaj që nuk shprehet”. Pas vitit 1923 ai shkroi shumë groteska, midis të tjerash romanin e shkurtër (botuar pas vdekjes) “De Bende van de Stronk” “Banda e Trungut”. Ne vitin 1924 Paul van Ostaijen ishte menaxher i një antikuari librash në Anwers. Më pas (1925) ai çel një galeri artesh në Bruksel, ku pati sukses, si dhe organizoi ekspozita ndërkombëtare për piktorë, skulptorë të njohur për të ardhur më pas tek  zhvillimi i orëve letrare për artin modern dhe poezinë në tërësi. Më vonë ai botoi prozë, poezi, ese dhe reçenca. Në fund të vitit 1925 zbulohet se vuan nga sëmundja e turbekulozit  pulmonar, mirëpo ai nuk e ndërpreu për asnjë çast punën e tij krijuese, Në Shtator të vitit 1927 qëndroi në sanatoriumin “Le Vallon” në Miavoye Anthwe.  Ndonëse në kushte të tmerrshme shëndetësore ai vazhdonte  bashkëpunimin me revistën “Aventura” (“Avontuur”), që së bashku me Gaston Burssens (1896-1965) dhe  Edgar du Perron (1899-1940) dhe e kishte themeluar. Vdiq papritur në sanatorium natën e 17 Marsit , në të ardhur të 18 marsit 1928.

    Aspekte lirike në poezinë e Paul van Ostaijen.

    Qysh në botimin e parë të tij me “Music-Hall” poezia e tij karakterizohet nga neo-romantizmi, impresionizmi dhe fjala e tij poetike muzikale,e cila  tingëllon si një simfoni e Fjalës. Ai e pëshkruan poezinë si një instrument muzikor me të cilin intuitivisht luan tinguj. Në poezinë e tij “Mbrëmje” (“Avond”) autori përshkruan me një  lirizëm të hollë gjendjen e shpirtit të tij:

    “Ah, shpirti im është si tinguj të pastër

    Ne këtë ore të ngjyrave të kthjellëta

    Tinguj, që lart si shigjeta ngjiten

    Në një kopsht të çmendur aromash.”

    Elementet e larmishme sikurse : gjendje emocionale, tingujt muzikorë, imazhet vizuale (ngjyra) gërshetohen në mënyrë abstrakte, sureale me aromat brenda hapësirës së një kopshti ‘të çmendur’.

    Poezitë e Music-Hall mbartin një muzikalitet dhe shpesh shoqërohen me pasthirrma …copëza fjalësh që, ndonëse s’kanë kuptim të plotë leksikor, por fonetik, oshëtijnë plot emocion dhe formojnë nota fjalësh përbrenda harmonisë së një sinfonie të tërë. Lexuesi, nuk kupton menjëherë çfarë ka dashur të thotë poeti, por ndien, në mënyrë të natyrshme botën e brendshme, të ndierë të poetit. Duke lexuar poezinë “Mbrëmja” të krijohet ndjesia e përshkrimit në çdo detaj intim të embëlsisë së rënies së natës …ku poeti në këtë kopësht, ndien, shijon bukurinë shpirtërore, lirinë e shijes së aromave, lëvizjen e lirë të tingujve që ngjiten gjithnjë e më lart  Universit. Nga një hapësirë kopshti, lexuesi vizualizon nje pafundësi bukurie, qetësi shpirtërore dhe vendoset në lëvizje nga poshtë lart. Poeti e fillon me përshkrimin e shpirtit të tij fluid, që tingëllon muzikalitet dhe e çon lexuesin  nëpër  hapësirat e pafundme të muzës së tij krijuese. Në vargjet e tij ka dinamikë, ka hapësirë vizuale në mendim, ka ndjeshmëri, ka ton melodik dhe romantik, ka ngazëllim abstrakt sikurse “çmenduria” e kopshtit. Dhe e gjitha kjo: titullohet  mbrëmje. Sikurse ai poezinë e përshkruan si një instrumet për të shprehur intuitat e tij artistike, duke lexuar këtë poezi të shkurtër, të krijohet menjëherë  ndjesia e një perle të bukur simfonike. Tingulli kthehet në fjalë dhe fjala tingëllon melodi me nota të huazuara nga  natyra “perlë”  dhe bota shpirtërore e natyrës Njeri. Jo më kot  kritika letrare e ka quajtur poezinë e tij edhe “simfonia e fjalës”.

    Nëse do ta përmbledhnim gjithë krijimtarinë e tij letrare në epoka mund të themi se “Music-Hall” (1916) i përket artit të një rinie të hershme, “Sinjali” (1918) karakterizohet nga ekspresionizmi i tij humanitar, “Qyteti i pushtuar” (1921) karakterizohet nga arti i përsosur dadaiste *(surealiste) : dalja nga të gjitha normat izoluese klasike dhe kombinimi i reales me surealen.  Prej 1921 ai karakterizohet nga një ekspresionizëm i natyrshëm. Këto evoluime të thella, të larmishme dhe brenda një kohe kaq të shkurtër shprehin talentin e poetit, aftësinë  për të lëvruar në zhanrin e tij si poet i surealizmit. Epoka kohore na bën të kujtojmë kaligrafinë Apollinaire dhe presupozohet se edhe Paul van Ostaijen është disi i ndikuar nga ky stil abstrakt, i lirë, i renditjes së vargut të lirë në forma vizuale që i ngjajnë imazheve të një pikture. Në shënimet, dorëshkrimet e botuara të poezive të tij (postuum nagelaten gedichten) vihet re dukshëm se poeti ka shpërfillur metrikat standarte të përdorimit të rimave…Ai e derdh fjalën të lirë, në harmoni me ç’farë ndien e çfarë mendon. Ai është jo vetëm një poet i ndierë por edhe një poet i thellë në mendimet e tij metafizike, psiko-analitike, sociale, filozofike…Kritika letrare e përshkruan krijimtarinë letrare të Paul van Osaijen si hedhës i dritës, si lëvrues i zhanrit të ri sureal. Kritika e çmon aq shume veprën e tij, sa që kur flet në linja të përgjithshme për krijuesit e tjerë letrarë belg (flamand), i konsideron ata “lëvrues nën hijen e Paul van Ostaijen”.

    Mund te themi se kur lexon poezinë e Paul van Ostaijen, ai të rrëmben, të  merr me vete, ndonëse duket sikur përshkruan një ‘makth’ në esencë dhe tërësi të mesazhit të tij, Shpeshherë  lexuesit i ngjallet dëshira për të lexuar dhe  rilexuar, më tepër  nga nevojshmëria për të kuptuar thellësinë  e mendimit të tij. Në formë dhe përmbajtje, gjithësesi e kupton, pasi ky poet krijon hapesirë mendimi për  gjithësecilin lexues sipas mënyrës së tij, ndonëse poezia  është e përzgjedhur dhe  elitare. Ai ndien dhe mendon. Ai është human dhe filozof. Aspektin e analizës filozofike ai do ta përshkruante në mënyrë kaq të goditur me stilin e tij karakteristik,të  hollë satirik. Për shembull: ateizmin e tij ai nuk ja imponon lexuesit, por as dashurinë për  besimin fetar, nuk e mohon. Fenë ai e parashtron në seri enigmash që paralelizon me doktrina, dogma, situata diktuese…Ai është ‘ithtar’ i lirisë së mendimit të lirë, ndjenjave njerëzore të lira, pa paragjykime. Ja si e shpreh ai fenë (dhe jo fenë e dikujt tjetër, por të tijën, pasi ai e fillon analizën nga brenda, nga vetëvetja. Në shkollën katolike ai ndihej i burgosur, prandaj edhe nuk ‘shkëlqeu’ si nxënës, ndonëse ishte një gjeni eruditiv).

    “Halt ! Hier is te zien de laatste katholiek .”, “Stop ! Këtu është (duket)  katoliku i fundit.”  Kur i lexon këto vargje lexuesi futet në situatën e alarmit, e zgjon, duket sikur i thotë ; “Kujdes ! Rrezik” . Mund ta krahasojmë me një situatë të tonit ushtarak, rrezik jete, por atë  që ai thotë me tone satirike mund të jetë edhe : ja këtu është kufiri midis teje, mendimit tënd të lirë dhe imponimit diktues të dogmave fetare. Ai duket sikur dëshiron  të zgjojë  lexuesin nga utopia, duket sikur do  t’i thotë kujdes se liria jote është në rrezik. Ai përshkruan dhe ndërkohë e sheh autorin si pjesë e publikut, e lexuesit, sikurse edhe parrullat “kujdes rrezik për jetën” (psh: zonë e minuar, elektricitet…) i përkasin të gjithëve pa dallim. Mendimi i tij është i përdorshëm, është i nevojshëm për ndërgjegjësimin e individëve të ndryshëm. Lirizmin ai e gjen te ajo që është njerëzore dhe kur vë re se njerëzimit i cungohet liria, apo i diktohet një mënyrë e caktuar e të menduarit dhe konceptuarit , ai shqetësohet, alarmohet, vuan, thërret për reflektim në brendësi të gjithësecilit. Të duket sikur ai është ulur diku dhe ka pritur deri sa kalon ‘katoliku i fundit’, apo të krijohet se ai ka duruar aq shumë…Ai është kudo ku ka vuajtje, mirëpo nuk bëhet viktimë. Ai është kudo ku ka cungum lirie, por nuk kufizohet. Ai është kudo ku ka dhimbje, por del mbi dhimbjen. Ai është pjesë e realitetit (eve) dhe hedh ura realiteteve të reja, prandaj ai është quajtur nga kritika edhe si poeti modern i letërsisë belge (flamande).

    Përsa i përket veprave të tij të botuara Paul van Ostaijen : Tre librat e botuara: “Music-Hall”, “Het Sienjaal” dhe “Bezette stad”.

     “Ndoshta është kjo vetëm hipnozë e masës. Kush mund të më dëshmojë mua, se i ka lexuar këto libra? Duke lënë mënjanë : lëre mënjan nësi i ka kuptuar. Ruajna “Zot”, nëse është  kuptuar. Ndërkohë që as unë vetë nuk i kam kuptuar.”: marrë nga “Autobiografi”

    Zhanrin e poezisë ai e quante “Arti Fjalë”. Në esenë e tij  “Vetëmbrojtja” ai shprehet: “Poezi nuk është mendje, shpirt, fjali e bukur, nuk është as master, as Dada. Ajo është thjesht një ankorim  metafizik,që  luhet  me fjalë.” Ai është inspiruresi i kombinimit në poezi të ngjyrave, tingujve dhe mendimeve. Elementë që e sjellin lexuesin në një botë të shijeve por edhe të reflektimit. “Këngë për vetëveten” (“Liedje voor mezelf”), “Vajzë” (“Meisje”) janë perla lirike:

    “Nga vjen kjo dhimbje e fshehtë,

    Para se të fle; në lakuriqësinë time

    Kur llampa e natës shuhet si yjet

    Dhe hija e trupit tim lëkundet si trup i gjymtuar

    Vuan brenda trupit tim të gjymtuar »

    Paul van Ostaijen rebelonte me fjalën e lirë, por nuk fliste kurrë për artin e tij. “Vargjet e mia as unë nuk i kuptoj”- do të shprehej ai. Ai i referohej parimit të Honoré de Balzac (Balzak) ; “Mjekët e vërtetë nuk flasin kurrë për mjekësinë, fisnikët autentikë nuk flasin kurrë për paraardhësit e tyre, njerëzit e shquar nuk flasin kurrë për veprat e bëra.”

    Në veprën e tij “Festa te Makthit dhe Vuajtjes”  (“Feesten van Angst en Pijn”) lëvron  në zhanrin e tij, si poet surealist. Duken qartë influencat që ka pasur nga kaligrafia e Guillaume Apollinaire si dhe nga dadaizmi i Tristan Tzara. Ai zëvëndëson simbolikën e  fjalës: epitetet krahasuese me ato nominative. Psh nuk thotë ‘e bukur si rrezet e diellit’, por i emëron: ‘rreze dielli në mendimet e mia’. Në tematikat e tij ai është një qenie sociale kundra pushtetit, fesë, tabusë dhe kapitalit. Ai kultivon te lexuesi Humanizëm. 

    Me frymën e dadaizmit: André Breton (francez) ishte përfaqësuesi kryesor i surealizmit. Ai donte në një mënyrë shumë të ndryshme të thyente normat e traditave pa ndjenja, endërra dhe krijoi mundësine e trajtimit të formave të reja, të lira në letërsi.Surealizmi e ka zanafillën te dadaizmi. Dada ishte lëvizja më radikale për ndryshim. Kjo ishte një lëvizje nihiliste në art dhe lulëzoi përkohësisht prej vitit 1916 deri ne vitin 1924. Kjo rrymë kundërshtoi në mënyrë radikale standartet klasike të të shprehurit letraro-artistik. Kjo formë e të shprehur kërkonte të inicionte provokime të lira te lexuesit në Botë. Në të vërtetë “dada do të thotë asgjë”. Fjala dada asosiohet me një ditar të lëvizjes. Paradoksi i kësaj forme letrare për të hedhur posht format ekzistuese, krijoi në vetëvete një fromë të re arti. Dadaistët ishin të fokusuar tek të shprehurit të lirë dhe te shkatërrimi i formave të vjetra trandicionale. Mund të themi se fokusi i lëvrueseve të dadaizmit ishte: Liria dhe Shkatërrim. Dadaizmi është zanafilla e surealizmit. Paul van Ostaijen ka qënë i ndikuar nga Guillaume Apollinaire (elemente kaligrafike)  dhe nga Tirstan Tzara (dada).

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË