Pasi dërgova mesazhin, lashë butësisht aparatin e celularit mbi tavolinë dhe pas pak sekondash u ndodha i vetëm në hapësirën e ngushtë të ballkonit. Që nga aty po sodisë i papërqëndruar asgjë të kuptimtë. Për shkak të pozicionit, rrezet e diellit nuk bien kurrë mbi ballkonin tim. Ndoshta për këtë arsye ajri këtu është gjithmonë i freskët. Ra zilja. Nuk e pata vështirë për ta dëgjuar pasi tonin e volumit të celularit e kam regjistruar në maksimumin e vet. Por edhe sepse derën që të çon në sallon, nuk e kam mbyllur plotësisht. Në formën e një engjëlli menjëherë më erdhi e më pushtoi një kënaqësi e çuditshme. Nuk e besova. Kaq shpejt!!! U gëzova! Shkëputa mendimin mosbesues nga trupi dhe u futa menjëherë e rrëmbyeshëm përsëri në sallon. Aty për aty fytyrën e freskuar nga ajri i përjashtëm, ndjeva që ma rahu ngrohtësia e kondicionerit “Midea”. Nuk preka gjë tjetër, por morra me vrull celularin nga mbi xhami i errët e i trashë i tavalinës së mesit dhe lexova emrin. E pashë qartësisht, por…nuk ishte askush. Fillova e vazhdova ta shikoj përsëri ekranin edhe kur u ula në divan. Pavarësisht zhgënjimit, mendimi më shkon përtej imagjinatës. Por ky është vetëm një çast. Pastaj u qetësova siç më ndodhë ngahera. Për këtë jam mëse i sigurt. Por është pikërisht përsosmëria jote që mua më ushqen ende ëndrën mbi ekzistencën e parajsës. Por nuk e di a jam i denjë për të?
-Jam veç për ty,-dëgjova. Pastaj shtoi,-Por dua të mbetem e padukëshme, jo reale për të tjerët.
”E vërtet është kjo dëshirë që po më thëret”? Gjithsesi, thënia veç që më befasoi, edhe më lumturoi. Fundja unë nuk jam një heretik i ndjenjave e i dashurisë njerëzore. I ekzaltuar shtriva menjëherë krahët dhe me gishtrinjtë në formë peneli, e vizatova Atë në ajër, në mënyrë të atillë, që ta shohë e ta prek vetëm unë. Me ta formësuar, ndjeva dorën e kësaj fryme të shenjtë të shtrëngoj timen.
-Mikja ime! E di që më beson, por kurrë mos dysho tek unë. Heshtjen dhe besnikërinë e kam gjëndjen time normale, i pëshpërita dhe menjëherë e tërhoqa pranë vetes për të marr bekimin. -Për mua ti je tepër e veçantë, vazhdova dhe i thashë. Isha në momentin e heshtjes, kur ajo ndërhyri:
– E di. Edhe ti për mua! Ndërkohë më shikon dhe e shikoj. Pushtohemi natyrshëm. E para më puth ajo, pastaj unë. Midis nesh nuk ka më hapësirë. Në vazhdim më prek, e prek gjithandej. Nuk lëvizim. Pastaj lëvizim. Ndjejmë që jemi e pse jemi. Mbyllim sytë dhe bëjmë dashuri. Më pastaj mbajta frymën për mos ta trembur. Tani po që kam një arsye për të besuar. Por nuk mund të vazhdoja e ta shikoja më me sy të mbyllur. Më duhet dhe ta shohë jo vetëm në parafytytrim. Kur i hapa sytë, për fat të keq imazhi s”ishte më pranë meje. Pash ngultasi përqarkë sallonit. Por nga ç’po kuptoj, gjithçka ishte veçse një iluzion i momentit. Kjo më shkakton ndjesinë e zemërimit. Sidoqoftë, nuk duhet ta largoj më kurrë celularin nga vetja”, mendova. Ndoshta ishte dhe kjo distancë midis meje dhe celularit, pse s”ishte realisht dikush. Por edhe pse këto janë detaje të parëndësishme, vendosa që në vazhdim edhe në ëndrra, gjithmonë do e mbaj aparatin nën vesh. Ku i dihet, herën tjetër mund të jesh vërtet Ti! Sa më pëlqejnë çastet kur bie zilja apo kur lexon një mesazh përkëdhelës! Dhe është kjo arsyeja, pse nuk dua të fshehë as diçka që ndoshta jo të gjithë e dinë: Lumturinë e sjellin shpeshë herë edhe disa aluçinacione e gjëra të thjeshta! Dhe pavarësisht se kjo mund të jetë me të vërtet një perceptim e ndjesi e gabuar, gjithsesi unë e ndjeva veten mirë nga ky lloj zhgënjimi e ankthi njëherësh.
U ngrita. Nuk kam më arsye të qëndroj i vetëm në sallonin me shumë pak dritë natyrale. Dola. Nxitoj të dalë në rrugën kryesore. Sidoqoftë, kësaj rradhe telefonin e kam me vete. Ku i dihet. Ndoshta më çfaqet përsëri. Dhe kjo “përsëri”, nga ç’po më thotë intuita, është e sigurt që do të ndodhë nesër. Gjithsesi, kuptoj se mendimet më janë mbushur plot e përplot me dëshira të pafundme.