Kreu Letërsi Botime të reja “Kohëstrehim” i Georgi Gospodinov, edhe në shqip nga Toena, me përkthimin e...

“Kohëstrehim” i Georgi Gospodinov, edhe në shqip nga Toena, me përkthimin e Milena Selimit

Georgi Gospodinov është një nga shkrimtarët më të njohur europianë. Me origjinë nga Bullgaria, romanet e tij kanë fituar dy herë çmimin më prestigjioz letrar të vendit të tij dhe janë përzgjedhur në listën e ngushtë për shumë çmime ndërkombëtare – për Çmimin Letrar PEN për Përkthimin, Premio Gregor von Rezzori, Bruecke Berlin Preis dhe Haus der Kulturen der Welt Literaturpreis – dhe kanë fituar çmimin Jan Michalski (2016) për Letërsi dhe Çmimin Angelus për Letërsinë e Europës Qendrore (2019), Premio Strega Europeo (2021).

Një ‘klinikë për të shkuarën’ e drejtuar nga Gaustin, një terapist enigmatic, ofron një trajtim premtues për të sëmurët nga Alzheimer: çdo kat riprodhon një dhjetëvjeccar, duke i transportuar pacientët pas në kohë më të sigurt dhe më të lumtur. Një tregimtar i paidentifikuar ka për detyrë të mbledhë shënime të së kaluarës….një numër në rritje i njerëzve të shëndetshëm kërkojnë strehim atje, duke shpresuar t’u shpëtojnë tmerreve të jetës moderne – një zhvillim që rezulton në një rebus të papritur kur e kaluara fillon të pushtojë të tashmen. Shpejt vende të tëra duan të imitojnë idenë, me referendume që zhvillohen për të vendosur se cili version i veçantë i së kaluarës do të formësojë të ardhmen e secilit komb.

“Lloji më fin i letërsisë, mbi perceptimin tonë për kohën dhe kalimin e saj, e shkruar me një stil mjeshtëror dhe krejtësisht të paparashikueshëm”.

 OLGA TOKARCZUK, Fituese e çmimit Nobel për Letërsinë

“I gjallë dhe I thellë”

CLAIRE MESSUD

“Prekës dhe inteligjent”

NEW YORK TIMES

“Një libër jashtëzakonisht I fuqishëm”

IRISH TIMES

“I vërtetë në formë, Gospodinov gjen humorin në zymtësi… Ky roman mund të ishte një lojë intelektuale e zgjuar, me koncept të lartë, me pak investime emocionale, por Gospodinov është një shkrimtar që shkruan me dashuri  dhe mjeshtëri të lartë”.

THE GUARDIAN

“Një Proust nga Lindja”.

La Repubblica 

Ndërkohë, ditën e mërkurë me datë 2 tetor, Milena Selimi ishte në Salzburg në një takim me përkthyesit e Gospodinov në gjuhë të ndryshme, ku i pranishëm ishte edhe autori. Lidhur me këtë takim, për “ExLibris”, ajo shkruan:

Në sallën Josephina u mbajt nje takim joformal i autorit Georgi Gospodinov dhe perkthyeseve të tij.

Romani “KOHËSTREHIM” i sapolindur prej dy ditesh u takua me autorin  Georgi Gospodinov ne Strasburg për Konferencën Europiane të Perkthimit, Ceatl, ku përkthyeset e Gospodinovit, Angela Rodel, Maria Vutova, Magdalena Pytlak, Milena Selimi dhe Marie Vrinat-Nikolov  diskutuan dhe lexuan pjesë nga romani “Kohëstrehim”  dhe “Fizika e trishtimit” ne gjuhët bullgarisht, shqip, anglisht, polonisht, spanjisht dhe frengjisht.

“Jam e lumtur që mund ta kemi në shqip autorin fitues te Çmimit Booker Prize 2023, këtë autor të jashtëzakonshëm që hyn thellë në lëkurën njerëzore për të gjetur aty historitë e së shkuarës, që sot i bën njerëzit të kthehen pas e të gjejnë sigurinë e humbur”.

“Keni realizuar kopertinë interesante- edhe drita e pasdites ka ardhur aty”- ajo dritë që autori e trashëgon nga prindërit e vet tek fëmijët e tij.

Një moment interesant ishte leximi i prologut të veprës në një polifoni gjuhesh:

Asnjë kohë s’të përket. Asnjë vend s’është i yti. Këtë që ti kërkon, nuk të kërkon ty, atë që sheh në ëndërr, s’të shikon ty. E di se diçka ka qenë e jotja në një vend e në një kohë tjetër, prandaj gjithmonë kalon dhoma dhe ditë të shkuara. Por, nëse je në vendin e duhur, koha është tjetër. Nëse je në kohën e duhur, vendi është ndryshe.

E pashërueshme.

Exit mobile version