Përktheu: Niko Kacalidha
ILIAS QEFALLAS
Që në të gdhirë deborës i këndoj-
në vetminë time.
Ende blasfemon gjyshi im
duke kërkuar ujë atje poshtë nën dhe.
Llojë zogjsh të humbura- ashtu siç
humbasin njerzit dhe burimet.
Kullotë makabre. Tre lopë
qendrojnë duke mbllaçitur gjithësinë.
Nga mali në mal shkëmbinjtë
transportojnë idenë e vetmisë.
Po mirë, si nuk leviz duke ecur
gërthulë, pupëz kërcimtare?
Gjilpërë e artë hëna
plagos dhe përgjak qiellin.
Përse loton o mollë e kuqe?
Për krimbin që ushqej brenda meje.
Rrënkon lisi- druvarët
I prishen simetrinëe majave.
Në rrap mbështetur një jetë-
tani në qymyrin e tij.
Buzëmbrëmje dhe kambana ndjek
heshtjen e mrrolur të përrenjve.
Për të pirë ujë në strehë,
së prapthi varet pëllumbi.
Të gjithë harrojnë-asnjë stërgjysh
nuk është kthyer të na informojë.
Çfarë përfitoi shiu? gjithë ditën
e humbi duke larë dordolecin.
Pashë male që shtrengoheshin
dhe ndanin deborën të përqafuar.
Mos më ikë,mos, nuk i kam konsumuar
ende mënyrat për të të dashuruar.
Poeti qan sa herë
shkruan fjalen hënë.
Pranverë dhe lisat janë mbrehur
për të tërhequr malin drejt fushës.
Vetëm gjethi i hurmasë është
mund të të flasë për ngjyrat.
Me flokët e tyre të qullura
gratë e heshtura që kam dashur.
Vjeshtë-pres shami prej mjergullës
dhe mbështillëm-a më njeh?
Hyra u mbylla-në këmishen time
po kërcejnë sardelet e diellit.
Zogjë të butë-pra në këtë shtëpi
banojnë njerëz të qetë.
Mes gjithë kësaj botë të lulezuar
përse menduam një ferr errësire?
Nga malet e përtejme dërgojnë
retë përshendetje të përzemërta.
Nëse do ta kuptoja se çfarë i thotë shiu
çadres sime do të nisja dhe unë biseden.
Dikur kam ngritur një drurë gjigand
thotë një rrënjë e vjetër e harruar.
U gjakosa, ç’ fatkeqësi dhe sonte
i penguar në draprin e hënës.
Bie borë dhe humbasin gjurmat
e lepurit duke ngatëruar gjahtarin.
Le të jetë i vetëm lisi në mal
asnjëherë nuk harroi lulezimin.
Mëngjes, drekë, darkë sytë e mi
fundosen në malet e larmishme.
Mëngjes dimëror dhe u kallkanos
i menduar para dritares së hapur.
Çfarë mirëkuptim-pikëllimin tim
ia thashë një biblbili dhe ai heshti.
O lulekuqe-fenere pranverore
ndriçoni zezonën e jetës sonë.
Pleqëri:dordoleci ngjante me mua
apo unë atij?
Natën mes mollëve të çelura
e harron fare hënën.
Shiko ngjyrën blu, të gjelbren, të kuqen
dhe të gjitha së bashku nëshkruajnë:Maj.
Para se të na marrë dheu
do të na marrin retë.
O dimër- realizo nëse mundesh
që të ftohtit mos bëhet drithërimë.
Çfarë dhimbje-sa këpucë paskan
mbetur boshe në këtë shtëpi.
Si arriti kaq shkreti në shtëpinë time
teksa unë nuk vajtur shkretëtirave?
Më erdhe si vesë dhe më ike si erë.
Tani pse më padit se s’ të kam mbajtur?
Në ujrat e turbulluara të lumit
bretkocat vajtojnë të mbyturit e vjetër.
E fshehur në gjethishten e kujtesës
këpus një nga një gjethet për ta gjetur.
O drurë rrënjëthellë, flamujt e dheut
dhe poshtë të vdekurit flamurmbajtës.
Mos u shpërdoro shtegtimeve tha lisi
eja bashkë me mua në shtegun e qiellit.
Dhe prej një peri varet
merimanga që quhet jetë.
Bie shi-bie shumë shi por unë mund
të të thajë menjëherë me frymen time.
Sapo të zgjohesh mos harro të pastrosh
dyshemenë nga ëndrrat që ranë natën.
Zbardhëllon dhe macja ime si kusar
vjen dhe gërvish xhamin e dritares.
Sa me shumë shtohen poetet në treg
aq më shumë poezia fshihet nëpër strofka.
Sytë e tu liqene rënë në gjendje koma-
dridhem mos i prek dhe do më mbysin.
JANIS STEFANAKIS
Gjinkallat psallin
ulliri i bekuar
fryti i gjelbër.
Reja e bardhë
lahet në det
floknajë e kuqe.
Mban erërat
në zemren përqafuar
duke rënkuar.
Mundohet mendja
të vërë stërkëmbësh.
Mbahu zemra ime.
Hënë e zbërdhulet
po ta shikosh thellë:
shndërrohet natë.
Një lumë që
zbret në fushë
dhe laton gurë.
Qielli i hirtë
i zhurmshëm
re të rënda.
Antena totem
pallateve të larta
vjellin gënjeshtra.
Lira vajton
për të përvuajturit
dhe ti po më qesh.
Ve shpatullat
të mbaj retë,
një qiell të tërë.
Errësirë e mpiksur
hijet e njësuara
ujku duke përgjuar.
Përroi i turbullt
kujtimet shkëmbinjve
flasin: mos qa shpirti im.
Krasit fjalet
si ati im
pjergullen.
Mjergulla, shira,
ngrijnë refugjatet
xhamat e turbullta.
Erdhe hëne,
të lyesh çatitë
e bardha.
Hënë vetmitare
e plotë, tragjike
pa poetët.
Flokë të gjata
Shpleksur erës:
rreze drite.
Plak i pastrehë,
i përçartur
i vetmisë tënde.
Pas rebeshit
vështrimi yt
harku i ylberit.
Prite puthjen
porsi qiellin
pas dhimbjes.
Gjasme si për të mos e parë
errësira i hedh vështrime
tinzare dritës.
Jasemini i bardhë
hëna e fshehur
natë erotike.
Fryn erë
shkurre vallzojnë dritës
dhe është natë.
Dallgë pas dallge
terbohet deti
boshatiset hëna.
Dëllinjë, bletë:
diku atje zoti,
banon i vetëm.
Shkruan në murë
si fëmi përcakton
kufijtë e tua.
Gjethet bien
dhe ti rreshqet
në trotuaret e lagura.
Zagushti dhe shira
ujra rrjedhin lumenj
në fytyrën tënde.
Prapë bie shi
xhama të errëta
perde të lagura.
Mace, errësirë
gjethe drurësh përdhe
sipër kalon nata.
Hënë e lagur
do të rri në hijen tënde
nuk e duroj dritën tënde.
Po mbart një maçok
të zi në prehrin tënd
në gjinjtë e përflakura.
Re dhe pluhur
në qiellin e kuq
korba fluturojnë.
Re e bardhë
me litar të zi
do lidh hijen tënde.
Pulëbardhat puthen
shtrirë në barkë lakuriqe
ti vështron djaloshin.
More frymë:
shtrydhe renë
ujë nuk pive.
Re puplore
dielli qendis
emrin tënd.
Fryn veriu
flokët me onde
endin hymne hareje.
Gjethe rrapi
levizje ajrore
mes mjergullës.
Druri brenda
shtëpisë mbiu
dhe hodhi rrënjë.
Fshat i shkretuar
muret e mbetura
qypa boshe jehojnë.
Zog i gjunjëzuar
çukit indiferent
vdekjen e tij.
Dallgët puplore
puthin shkëminjtë
dhe pastaj fashiten.
Ylli i detit
në thellësi dergjet i vdekur
peshqit mbajnë zinë e tyre.
Copë shalqini
hëna sonte
gjatë lindjes.
Derë e shqyer
tryezë e përmbysur
mure të vetmuara.
Druri i rrudhur
lëkurë që vdekja
rri duke përgjuar.
Jeta ikën
rriten hijet
e qiparisave.
Kur debora
loton në sytë e tu
kërkon diell.
Zog i vetmuar
cicërin në degë
dhe falë jetë.
A, lulet e mia,
që pa spektatorë
vehten pikturoni.
Hardhuca
është fati i shtëpisë
thonë shkrimet e shenjta.
Lakuriqi i natës
në mes të errësirës
ben rrathet e vdekjes.
Do të bëhem zjarr
tym që të ngjitem
thellësive qiellore.
JANIS PATILIS
Zambak mbaj
Dhe me dheun kam veshur
Engjellin tim
Në lëkurë të zbehtë
Sytë e përflakura
Po më përvelojnë.
Çdo fjalë e jotja
Dhe një dorë tjetër
Që më ledhaton.
Kafshata errësire
Fus në gojën time
Flokët e tua të zeza.
Goja ime e marrë
Eja pra fol tani
Me dy gjuhë
Jashtë robave të tua
Gjirin e vogël ta prek
Dhe ai po më ndjen
Gjiri në pëllëmbë
Kush ed i sa kohë do të duhet
të thithesh prej gotës
Një thagmë e re
Thimthi yt po rritet
Gjishtërijve të mia.
Gjiri i vogël
Ngopu me puthjen time
Që të rritesh
Festat e supeve
Në sqetullat e tua blerojnë
brishtësi të përzishme
Shpërndan pamje
Që të dy sytë e mi
I mbledhin fshehtas
Trup që përkulesh
Dhomën time të vogël
Në muze duke e kthyer
Madje dhe era
Trupin tënd duke fryrë
Në skulptor u shndërrua.
Si një fije letre
Shtypur prej erosit
Përpara dhe prapa
Vetëm pasqyra
Duron pa u thyer
Pamjen tënde
Dhe Janis Ricos
Nëse të shihte lakuriq
Do të ndalonte
Para teje duhet
Një minutë heshtje
Për të gjitha fjalet
Kaq ekzistente
Saqe është pjella jote
Dhe fantazia
Sytë kanë dolë për
Ekskursion në trupin tënd
Shiko se po bie mbrëmja
Bie një shi i imët
Sa të sigurtë që jemi
Në çarçafete bardha
Me dy trupat tona
Një këngë të ëmbël
I themi Himeneut
Vera vjen
Për të mbathur
Sandale të vegjel
Dy këmbët e tua
Simbligade të brishta
Sa mirë po kaloj
Sperma ime shiko
Në kofshen tënde
Se si ndrin e bardhë
Në një divan
Galaktikë e brishtë
Me vrima të zeza
Badëra të zeza
Puthin Dervenakiat
E trupit tënd
Si kamikazh
Mbi trupin tënd të bardhë
Dua të bie
Mbjell pasqyra
Dy sytë e mi të çmendura
Mbase kam për t’i ngopur
Si pesë qena
Mbi ty janë vërsulur
Të pesë shqisat
Sy të haruara
Mendje pa zot
Gjuhë e çliruar
Në doganën e ëmbël
Të gojës tënde
Gjithçka do të hapet
Trendafil
Para prapa karafil
Nga të hyj?
Buzë të brishta
Në gojën dhe gjuhën time
A do të jenë përgjithmonë?
Krater i turbullt
Shumë i vogël dhe brenda
Humbas qenjen time
Gjoks me gjoks
Katër këmbë e duar
Dhe dy kryet
Me sa njomësirë
Vështrojnë tavanin
Dy thembrat e tua
Si kalorës
Rend mbi dridhjet
E vitheve të bardha
Si një bushtër
Leshuar mbi shtrat
Dhe unë i vdekuri yt
Rënë mbi mua
Embël më varrosin
Dy sisat e tua
Zogj të mi të marrë
Që me uzo të zi qerasni
Sqetullat e zeza
Çfarë duan ata
Dy të çmendurit që zihen
Në mes të pasqyrës
Të dy vidhnin
Njëri tjetrin
I dhanë të gjitha
Je vonuar
Nga syri i vogël shikoj
Dhe të gjithë më kanë faj
Drejt mesditës
Në një re të vogël
Paske ngecur
Si flaka
Gjithçka e ben hir
Paçka se vezullon
Je alfa
Beta omikron
Je omega
Si rrojnë fëmijtë
Që mjekët roje
Nuk ta dinë
Vjeshtë e parë
Me kanatet e mbyllura
Ti fle e vetme
Tre flakë të zeza
Kur fle bëjnë fole
Në trupin tënd
Ti fle
dhe mua hëna
po tallet
Hënë e bardhë
Strukur në barkun tënd
Merrmë dhe mua brenda
Siç ka ardhur
Kështu ka ikur
Pa ty vera
Të ikur tani
Nëpër pallate
Sodomasit
Shpirtra të vdekura
Që kanë dhënë shpirt
Në çarçafe të bardha
Është era
Që për kurmin tënd
flet përçart në ranishte
Kaq shumë fole
Dhe unë endem pa stehë
Një zog i vetmuar
Afrohu erë
Me sill zërat e saj
Nga dherat e huaja
Nga pozicionet e tua
Erotike njërin ma fshihje
Mungesen