Kreu Letërsi Bibliotekë “Pusi”, tregim nga Qazim Shehu

“Pusi”, tregim nga Qazim Shehu

Pasi zbritën malin e Qarrishtës,u ndodhën në katundin e parë të Maqedonisë, që duhej të ishte Belica. Një “stoj” e kishin dëgjuar në thellësi të pyllit,por Arifi tha se kjo nuk kishte qenë veçse frika e Gonit. Ai njihte shtigjet e pyllit aq mirë, sa jo ushtari maqedonas, por edhe një ushtar me katër sy nuk e diktonte. Problemi nuk ishte këtu, por ku do shkonin? Në Belicë zor se gjenin punë: atëherë vendosën të iknin në drejtim të Gostivarit: ishte ca larg, por sidoqoftë, siç.kishte dëgjuar Arifi, andej ia vlente.Morën një makinë dhe u nisën.Vonë arritën në Gostivar, u endën ca nëpër qytet dhe Arifi tha se duhej të shkonin në një fshat aty afër. Madje do të bujtnin te Sadik Latifi, emër i sugjeruar nga një mik i tij në Librazhd; sipas tij, Sadik Latifi kërkonte punëtorë për të hapur një pus.Me të pyetur, e gjetën Shtëpinë e Sadik Latifit. Ishte një vilë trekatëshe, e bardhë,e cila ndriste në muzg me një ftohtësi të largët.Trokitën, por nga brenda vilës nuk u dha asnjë shenjë.S’duhej të ishte aty apo të zotin e shtëpisë mbase e bezdisnin gjithmonë punëtorët e varfër nga Shqipëria. U larguan nga vila dhe në cep të një are panë një mullar të vjetër, i cili dalëngadalë po njëtrajtësohej me muzgun. Sapo Arifi i rregulloi mirë ca dengje bari, duke i hapur me përtesën  që sillte  lodhja ,u shtrinë të tre pranë e pranë dhe i këputi gjumi. 

Në mëngjes herët, shkuan te vila e Sadik Latifit ,por nuk trokitën. Duhej pritur. 

– Këtej njerëzit zgjohen vonë se janë ca agallarë,- tha Arifi.

 Pritën duke u ulur në dy trungje pemësh, vënë enkas anës rrugës. S’patën nevojë të trokisnin se, pas pak kohe Sadik Latifi doli, duke hapur me tërheqje portën e rëndë të oborrit, e cila vinte forma-. forma. 

Sadik Latifi në fillim u tremb, por ai e mori me mend se kush ishin.I veshur evropiançe, me plis në kokë, Sadik Latifi duhej të ishte i shëtitur nëpër botë. Goni dhe Miti pritën gjersa Arifi bisedoi me të. Sadik Latifi rrinte drejt, pohonte me kokë, pastaj u afrua bashkë me Arifin. 

– Ju kërkoni punë, – tha, – po! Unë do të hap një pus, pak metra larg shtëpisë. Nëse biem në ujdi, mund të filloni që sot, – tha Sadiku. Duke iu drejtuar vetëm Arifit, sikur ata të dy të mos ishin aty, shtoi: – Sa për sa, dyqind marka metri, asnjë çentes më sipër dhe ushqimi, ushqim ka boll. 

Sadik Latifi bëri para dhe caktoi vendin, 

– Këtu më duhet, – tha ai, duke treguar një breg të vogël që vinte si një gungë mbi tokën e rrafshët. Pastaj u largua dhe, pas pak, solli kazmat, lopatat, qysqi, plumbçe, kepa, pyka hekuri. Ai i solli veglat aq shpejt, sa dukej se kishte pritur vetëm ata të tre. Miti pa lëkurën e kuqe të Sadik Latifit, si lafshë gjeli, mustaqet që kishin filluar t’i zbardheshin, dërdëngun e trupit, dhe s’dihet pse prej andej i rrëshqitën sytë te vila. Gostivarasi nuk i pyeti për mëngjesin, po do ta shtynin, aq pak kohë, gjersa të vinte dreka. Filluan punë, Sadik Latifi iku, mbylli portën e vilës, hipi në kerr dhe gërvitja e gomave të makinës, bashkë me gazin, ishte e vetmja zhurmë atë mëngjes. Edhe ata u çuditën sesi ecën aq shpejt ditën e parë. Kishin hapur dy metra pus.Veçse, në darkë, u ndjenë pothuajse të kapitur. Kur u strehuan në një shtëpi që ishte pakëz larg vilës, u ndjenë të kënaqur. Dhoma kishte tri krevate, të gjatë më tepër se ç›duhej, mbulesa të pastra, një dollap buke, stufë, qilima të vjetër, televizor.Uji rridhte në një lavaman, ngjitur me murin ku s’kishte pllaka majolike. Kuptohet, kjo kishte qenë shtëpia e gostivarasit para se të ndërtonte vilën. Po ç›njerëz kishte ai në vilë, si duhej të ishte ajo nga brenda, në mos jetonte vetëm, ku i kishte djemtë: filli i mendimeve u pritej në mes ,se ishin të lodhur, aq të lodhur sa u këputej dora nga pesha e lugës. Goni, më i riu, ndizte radion, dëgjonte lajmet. Zëri i spikerit i intononte pak me atmosferën e vendit nga kishin ardhur. Goni ishte nga Qarrishta, Arifi nga Dorëzi dhe Miti nga Kuturmani. Goni fejohej në shtator me një vajzë nga Letmi dhe ,nëse deri atëherë nuk bënte paratë për të dërguar shkelkat – të fejuarës, e merrte djalli punën. Sa të mbaronte këtu ,ai do të ndahej nga shokët dhe do të kërkonte ndonjë punë tjetër, murator ose punë bujqësie. Mbase Sadik Latifi do ta ndihmonte, në mos do të ikte në Tetovë apo Shkup.Të nesërmen, u ngritën herët. Fillonte vapa, ndonëse vapë në pus nuk kishte.Punuan me vrull,toka e shkrifët ndihmonte dhe ditën e dytë, pothuajse arritën tre metrat, Të katërtën ditë, toka u dha më e ngjeshur, por ata nuk u ndalën.Për të pestën ditë, toka u shkriftua.Ajo sikur lozte me ta dhe donte të provonte durimin e mjeshtrave të pusit.Përparuan goxha dhe  u gëzuan kur e matën thellësinë. Plot pesë metra, pra, një mijë marka.Dhe në pesë ditë.Nuk i kishin marrë kurrë aq para në një kohë të tillë. Afër mbrëmjes, u shfaq Sadiku, duke buzëqeshur. 

– U lumtë krahi, bre trima! – tha ai, ndërsa hodhi ‘ në pus dritën e elektrikut. Mbeti i befasuar kur Arifi i kërkoi disa para si paradhënie. Sadik Latifi e tërhoqi buzëqeshjen, e strehoi s’dihet se ku dhe u tha se paratë do t’i merrnin vetëm kur të mbarohej pusi, madje kur të dilte ujë. Se në fund të fundit pusi përse hapej? Atëherë do të shtronte një drekë, do flladiteshin me ujin e tij e do të ndaheshin si miq. 

Ata u pajtuan me fjalët e tij. Sadik Latifi nuk e kishte keq. Pse të nxitoheshin, paratë do t’i merrnin ,se s’kish çarje. Më mirë një dorë dhe kryej hall, se kur i merr pjesë-pjesë ato shkojnë si para lodre. 

Ditët iknin dhe ata arritën në metrin e dhjetë kur shpresuan se do të delte ujë. Madje, Goni tha se kishte parë tokën e lagur. Po të nesërmen, kur Arifi zbriti në vend të tij, tha se aty kishte urinuar djalli.Vërtet toka ishte e lagur, gjë që tregonte për mundësinë e ujit, por kova nuk mbushej. Megjithatë ,fakti që s’po dilte ujë nuk duhej marrë për dëshpërim.Sa më shumë metra, aq më shumë para. Deri tani i kishin kapur dy mijë marka, ndonëse ato ndodheshin në xhepin e Sadik Latifit. Sadik Latifi nuk u duk për tri ditë.Vila rrinte ë heshtur, sikur mundohej të përtypte ose zbërthente diçka. Por s’kishin punë me të. Të rrëmbyer nga puna, kishin pakësuar edhe fjalët. 

Ende nuk po jepte shenjë për ujë.Toka është e fortë, si e betonuar, për inat të tyre mbase. Nuk po përparonin as gjysmë metri në ditë. Në mbrëmje, ndiheshin të lodhur, më tepër nga mendimi se nuk po hapej shpresa për ujë. Po çfarë e donte këtë pus Sadik Latifi, kur ai ujin e kishte me bollëk? Ujë vërtet kishte, por pus jo. 

– I pasuri do t’i ketë të gjitha, – tha Miti ndërsa dëgjonte lajmet në radio. 

– Sadik Latifi s’ka ku i shpie paratë, – tha Arifi, i cili mbuloi kokën me batanie, sikur t’i vinte turp për ato fjalë. 

– S’e ka keq Sadik Latifi, – tha Goni, – pusi ka ujë të ftohtë e të freskët, veçanërisht në verë, kur burimet pakësohen nga vapa. 

Duhej të ishte dita e trembëdhjetë, por Goni ngulte këmbë se ishte e katërmbëdhjeta. Po ç›rëndësi kishin ditët? Rëndësi kishin metrat. Por edhe ditët nuk duheshin humbur kot, se Goni shpresonte, veçanërisht ai, të kapte punë tjetër.Ai do të fejohej në shtator, malli për të fejuarën në Letëm e kishte zatetë keq. 

Që në mëngjes, dielli u ngrit me shfaqje përvëluese ,duke lajmëruar për një ditë të nxehtë përpara. Arifi kishte zbritur në thellësi dhe, sipas tendosjes së litarit, jepte shenjat e komunikimit për nevoja të ndryshme, Kur ai u ngjit lart në drekë duhej aq i mërzitur, sikur në thellësi të tokës të kishte takuar ndonjë të vdekur. 

Shokët e pyetën nëse kishte ndodhur ndonjë gjë, mos nuk ishte mirë apo çfarë, por Arifi vetëm heshtte. Ky pus i mallkuar po u merrte edhe fjalët. Ai ishte një vërtitje bosh e mundimit pa krye. Më në fund, Goni e detyroi të flasë dhe Arifi zbuloi të papriturën: toka kishte dalë shkëmb i gjallë, vetëm dinamiti mund ta copëtonte, por, nëse përdorej dinamit e gjithë puna shkonte dëm. 

– Djalli ka ngulur dhëmbët e tij duke kafshuar atë pjesë toke dhe dhëmbët i kanë mbetur aty, – përfundoi Arifi ,për të mos folur më për një pjesë kohe. 

Në ato çaste që u quajtën të rënda,Goni tha se nuk duhej të tërhiqeshin. 

– Sadik Latifi do ujë dhe nëse nuk del ujë, s’ka as para, ky ishte kushti. 

– Paratë që ç›ke me të, – u nxeh Miti, – kot i kam shkallmuar shpatullat kaq ditë, kokën kemi vënë në rrezik duke na rënë bretku… 

Goni që ishte më i riu, qe njëkohësisht më i përmbajtur, atij i pillte mendja. 

– Ujë ka me dalë nga pusi se s’bën. Nëse takojmë sot Sadik Latifin, mos i thoni se hasëm në shkëmb, por i thoni se uji po jep shenja dhe ka me dalë ujë deri në mes të pusit ose më lart. – Goni zbriti vetë deri në mes të pusit, ose më’lart. Goni zbriti vetë dhe pa shkëmbin. Në hapësirën e ngushtë ,kepi i tij thërrmonte ndonjë cifël dhe kaq. Megjithatë, Goni nuk mërzitej. U dha në një moment kur shkëmbi filloi të dërmohej më me lehtësi, Goni u gëzua, po ky gëzim i tij u pre atëherë kur shkëmbi filloi të ngurtësohej, sikur t’i kishin hedhur një lëng magjik. 

Duke e nxjerrë lart me kovë shkëmbin e copëtuar edhe shokët u gëzuan, puna po ecte, por edhe gëzimi j tyre zgjati ,sa zgjati gëzimi i Gonit. 

Në drekë Sadik Latifi erdhi. Ai zbriti nga kerri një arkë me koka-kola. Ishin ulur afër pusit. Ishte herë e parë që ai i qeraste, duke nxjerrë edhe paketën e vet Marlboro. Ai i pyeti për pusin dhe Goni i tha se ishin në mbarim. 

– Ani, – tha Sadik Latifi, – mos u ngutni, ujë ka me dalë boll. – Kjo fjalë as i gëzoi, as nuk u solli ndonjë humbje shprese. 

– Duken shenjat, – tha Goni, ndërsa kalli cigaren. 

Sadik Latifi iku në vilën e vet. Ata pinë koka-kolën dhe u flladitën nga hija e një lisi aty pranë. Prapë u ngritën. Këtë radhë në pus u fut Miti, duke zbritur me litar. Miti dha shenjë që ta tërhiqnin litarin. Ishte kohë e shpejtë dhe shokët u trembën. Kur u ngjit lart, ishte i zverdhur. Nga dora i rridhte gjak. Miti kishte plagosur keq dorën. 

Goni ia shpëlau me të shpejtë me ujë dhe ia lidhi me një leckë. Plaga nuk ishte e rëndë. E lanë punën dhe veglat, të pushonin. 

Ishte pasdite. 

– Nëse Sadik Latifi nuk na jep paratë do ta vras dhe do ta hedh në pus, le të shkojë në djall me gjithë të… – shpërtheu Arifi. Arifi ishte gjaknxehtë dhe priste shkurt. Pas fjalëve të tij, pasoi një heshtje. 

– Pusho, o budallë! – iu hakërrye natyrshëm Goni. 

“ Ne nuk vrasim njeri për një pus. 

– I thonë tre mijë marka, or babam, – foli Miti, – . Jo pak. 

– Ju jeni në komandën time, paratë do t’ua jap unë, – tha Goni, i cili edhe vetë u çudit për fjalët qe tha. Ai e kuptoi  se ndodheshin në një nituatë të vështirë, përderisa tha ashtu, Kishte frikë sidomos gjaknxehtësinë e Arifit, ashtu siç dinte edhe faktin se Arifi s`kishte zemër të vriste. Ajo mbrëmje u mbyll me këto fjalë, 

Të nesërmen,vajtën në punë. Shkëmbi s`jepte shpresë, Ishte një shkëmb i bardhë, që qeshte në errësirë, sikur donte t’u thoshte atyre se s’kishin ç›t›i bënin. Sikur ai shkëmb të ishte një metër më poshtë ata do ta hanin me dhëmbë, por ai ishte pesë a më shumë metra dhe ata do t’ia krihnin bishtin. Dukej se shkëmbi po ia merrte frymën ujit, Ata gërmuan shumë pak, dhe, në mbrëmje, Goni lëshoi një propozim të çuditshëm. Ata do ta mbushnin pusin me ujë. Shkëmbi po u vinte në ndihmë,muret anash ishin çimentuar mirë. 

– Si s’më vajti mendja për këtë – u gëzua Arifi. 

– Sepse ti e pret kashtën e misrit përmbi kalli, – i tha Goni. Arifi qeshi, Miti po ashtu. 

Gjithë natën e gjer në mëngjes ata mbajtën ujë me kova dhe e lëshuan në pus.Ishte një natë e errët, po ata orientoheshin mirë.Në mëngjes,Goni zbriti me litar dhe e pa ujin. Duhej të ishte nja një metër e gjysmë, në mos më shumë,që pusi mbushej me ujë. Goni ndenji një gjysmë orë dhe uji nuk lëvizte.Ai u sigurua mirë se, të paktën, dy-tri ditë, pusi do kishte ujë. 

Sadik Latifi ende s’po dilte nga vila. Dielli ishte ngritur lart dy hostenë. 

– Do shkoj ta thërras, – tha Arifi. 

“ Jo, – tha Goni, – s’ka përse. Nuk duhet trokitur ta shtëpia e tij, përderisa ai s’na ka ftuar për një kafe, ne jemi punëtorë, jo miq të tij. Puna ka dallim. –Ai i porositi shokët të ishin të qetë. 

 Sadik Latifi doli nga vila dhe, kur i pa ata të ulur rreth pusit, e kuptoi se duhej ta kërkonin atë. Ai erdhi me hap të ngadaltë, punëtorët u ngritën në këmbë, përshëndeti. 

– Doli ujë, – tha Goni. 

– Vërtet?! – pyeti Sadik Latifi. 

– Për besë, po! – Goni mori kovën dhe e hodhi në pus, një, dy, tre. 

– Mjaft, – tha Sadik Latifi,- u lumtë krahu. 

– Sa metra” 

Goni mori një gur të rëndë e lidhi në litar dhe e hodhi në pus. Pastaj e tërhoqi litarin dhe e mati. 

– Plot pesëmbëdhjetë metra, – tha ai. – Na detyrohesh tre mijë marka. 

Sadik Latifi nuk bëri fjalë. Ai nxori një tufë me para, ndau ca prej tyre dhe ia dha Gonit, i cili i numëroi me nge e kur mbaroi, i tha Sadik Latifit: 

– Tani ta gëzosh pusini : – Kam thënë për një drekë, pranë pusit, – tha Sadik Latifi. . 

– Do të rrinim me qejf, po jemi në shtet të huaj, pastaj Arifi ka kohë që ka lënë babën pak zaif, e mua më pret e fejuara… 

-Ani,ani, si të doni, – tha Sadik Latifi. Atë paradite i përcolli deri në një vend të caktuar, duke u thënë se, pasi të shkonin në shtëpitë e tyre, mund të vinin prapë në Gostivar. Sadik Latifi do t’i priste…

Exit mobile version