Kreu Letërsi Bibliotekë “Poeti” nga George Wallace

“Poeti” nga George Wallace

Përktheu nga anglishtja Edita Kuçi Ukaj

Poeti është një
dhomë e braktisur
në një qytet të tmerrshëm,
ai jeton me
të huaj,
ai jeton me
të vdekurit, ai është
i përndjekur nga
kujtimet,
lart mbi kokë
një llambë ndriçimi
lakuriq
lëkundet,
brenda kokës së tij
jaguarët bredhin,
jaguarët dhe çakejtë
poeti shpenzon
gjuhë ditën duke mbushë
kokën e tij si një
rubinet që rrjedh në
një lavaman të bllokuar, ai është
një njëri në një mision, është një
njëri me një problem
të vogël kumari,
ai është duke mbushë një
biletë lotarie me
gjithë numrat e gabuar,

sa qesharake! Poeti
është një detektiv pa distinktiv,
ai është i pranishëm në skenën e krimit,
secili e injoron atë,
sidoqoftë kush është ky njeri,
pasi që policët largohen
ai provon të gjitha rrobat
në dollap, asnjë nuk i bie;
ai fut në xhepat e tij
karamele të forta
dhe kremë lëkure;
ai është një mbledhës leckash,
ai është e gjitha thënë sipër,
historia njerëzore
është nyjëtuar në grusht si një lak,
ai është lojë e ndershme për të dashuruarit dhe
tregtar i ëndrrave, ai flet
të gjitha gjuhët, të gjitha frazat e shqiptuara
nga kombe të humbura janë në lojë
në kokën e tij, truri i tij është
hieroglif, ai jeton në
varre të mbretërve të harruar,
gjuha e tij është piktura shpellore,
testament i tij ishte shkruar
nga një fëmije i frikësuar,
dhe qyteti e urren atë,
ai nuk ka para të shpenzojë
dhe asgjë të ofrojë
përveç fjalëve, fjalëve, kur
pronari i banesës vjen te dera
ai shtiret si i vdekur.

Exit mobile version