Paraqitur nga Stefan Çapaliku
Letra e poetit Gaspër Pali mban datën 27 prill 1940 dhe është nisur nga Firence për në Shkodër, ku jetonte shoku i tij i kursit, prozatori Filip Ndocaj. Siç mund ta lexoni në të Gaspër Pali shfrytëzon rastin “t’i pikojë” mikut të vet dy përshtypje nga leximi i novelës “Jetë të vetmuemish”, botuar në gazetën “Tomori”, më 7 prill 1940.

I dashtuni Filip.
Novela jote m’erdh pa pritun; prandej kam dashtë me e kndue me nji herë, ma teper se nji herë e me shijue jeten e dikurshme. E mbahet si me të pas tye ngjet. Kujtoj diten qi shetitshim bashkë në pjazen e DUOMIT. Ftytyrat t’ona ishin të zbeta porsi qiella mbi krye t’onë; a e din se novela jote me njalli njatë gjendje shpirtnore? Bekue kjofshin kohet kur na u sjellshim; e kur androjshin per Jolen e Klejden; e kur u endshim udhësh të pazhurmë, nsa hana nga snalti na shiqote!
Të bjen ndër mend? Kur ndonji dritsore u ndritte n’errsinë e kur ndonji endacak na soditte me çudi ne shetitsat e natës.
E tanë kjo botë m’u ngjall e thirrun nga penda magji-plote e jotja. E Klejde m’u paraftyrue vasha që në zemër m’kishte ndez nji flakada dashnijet. Ti më fryene në hinin e shpirtit tim, më preke nji varrë.
Der ktu foli shoku, tash due të flasë kritiku. Motivi i novelës ma pëlqye tejet. Asht ……i andjes, që s’mund të arrihet, që përban …. karakteristike. E prandej ai ves pesimizmi e trishtimi.
Por due të pves nji gja: n’at ambjent tepër të ngushtë, a thue s’ishte me kenë mirë…….. për nji ditë tjetër?
Mandej për stil. Unë bindem që ti Filip, që je nji ndjekës i rrymës moderne përdorë aq shumë pika. Leni shejat konvencionale e që i shërbejshin dikur romanticizmit dekadent, për me shprehë, ata shka s’ndiheshin…
Mandej, novelës nuk i ke dhanë nji unitet si duhet. Un e di nga të ka rrjedhë.
Ti novelën e ke shkurtue shumë në “Tomorri”, e kjo gja e ka zbe. Kuptoj arsyet, por un kostatoj faktin. Mandej, për me u kuptue nga marë bota shqiptare duhet të ….. disa forma dialektore kosovare.
Provo dialektin e Elbasanit e novela jote ka me pasë lexues të shumët.vKaq kritika jeme…
Për mue si Gaspër, qi i kam kalue disa skena, e kam kuptue novelën e për kët arsye të jam edhe ma tepër mirnjohës.
Ti rreshtova kto oroe se e die se je tue përgatitë mbledhjen për botim. E mue më don zemra që të dalë për bukuri.
Filip, pse kësaj here nuk të shkruej ma gjatë: jam shumë melankolik, gati i dëshpruem. S’die se pse.
Të përqafoj,
Gaspri
p.s.
……Gati kjeq tue harrue emnin t’and. T’uroj ditën emnit. E gzosh e përshumë mot. Mot, ishalla, ishalla me nji nuse të vogël (në kje se në shtrat jo) ….. i fejuem.
Al professore di latino
Ad multos anos
Gaspri
Gasper Pali, 3. Ndrek Dema, 5. Filip Ndocaj. (Foto 2) Gaspri i gjashti nga e majta. (Arkivi personal Stefan Çapaliku)