Në veriun bregdetar të Shqipërisë, aty ku deti Adriatik përqafohet me rërën e artë dhe gjelbërimin e pishave, shtrihet qyteti i bukur i Shëngjin – një destinacion që çdo verë shndërrohet në zemrën pulsuese të pushimeve shqiptare. Me një bukuri natyrore mahnitëse dhe me gjallërinë e pushuesve të shumtë, Shëngjini ofron një përvojë të paharrueshme për këdo që zgjedh ta vizitojë.
Që në orët e para të mëngjesit, bregdeti mbushet me zërat e fëmijëve që luajnë në rërë dhe me aromën e freskët të detit. Uji i kristaltë, i ngrohtë dhe i qetë, krijon kushte ideale për not dhe relaksim. Rëra e butë dhe hapësira e gjerë e plazhit e bëjnë këtë vijë bregdetare një nga më të preferuarat për familjet, të rinjtë dhe turistët nga trojet shqiptare dhe më gjerë. Një nga pikat më të veçanta dhe simbolike të zonës është padyshim Rana e Hedhun – një mrekulli natyrore ku grumbuj të rërës përplasen me malin dhe detin në një panoramë që të lë pa frymë. Ngjitja në majë të saj ofron një pamje spektakolare të horizontit blu dhe të bregdetit që shtrihet pafundësisht. Është vendi ideal për fotografi mbresëlënëse dhe momente qetësie larg zhurmës. Jo më pak i rëndësishëm është edhe Porti i Shëngjinit, një nyje e rëndësishme detare që i jep qytetit një dimension ekonomik dhe turistik. Anijet që lundrojnë ngadalë drejt horizontit krijojnë një tablo të gjallë dhe dinamike, sidomos në perëndim të diellit, kur qielli ngjyroset me nuanca portokalli e rozë. Lundrimet turistike përgjatë vijës bregdetare janë një eksperiencë më vete, duke ofruar freski, aventurë dhe pamje të mrekullueshme. Shëngjini është gjithashtu i njohur për infrastrukturën e tij moderne turistike. Hotelet elegante dhe resortet komode, të vendosura buzë detit, ofrojnë kushte bashkëkohore dhe mikpritje tradicionale shqiptare. Restorantet me pamje nga deti shërbejnë gatime të freskëta deti, ku shija e peshkut dhe prodhimeve të zonës ndërthuret me aromën e kripur të Adriatikut. Gjatë sezonit veror, qyteti gjallërohet nga aktivitete të shumta kulturore, mbrëmje muzikore dhe festa në natyrë, duke e kthyer Shëngjinin në një destinacion plot jetë, energji dhe argëtim. Por edhe për ata që kërkojnë qetësi, perëndimet romantike buzë detit dhe shëtitjet në mbrëmje përgjatë bregut krijojnë momente të paharrueshme. Shëngjini nuk është thjesht një plazh – është një përjetim. Është vendi ku natyra, relaksi dhe gjallëria ndërthuren në harmoni të plotë. Një destinacion i mrekullueshëm për pushime verore, ku çdo vizitor largohet me kujtime të bukura dhe me dëshirën për t’u rikthyer sërish.
***
Dita e fundit në Shëngjin dallonte nga ditët tjera të asaj jave në bregdet. Zana pasi ngrëni mëngjes diku rreth orës 10 nga dhoma e hotelit vazhdoi rrugën për në plazh. Mirëpo, kësaj radhe ajo ndryshoi itinerarin e vendosjes nën çadër. Kur mbërriti në afërsi të plazhit nuk vazhdoi rrugën nga shkonte zakonisht, por kësaj radhe u kthye në rrugën që shpinte në drejtim te Ranës së Hedhur. Mbas saj në drejtim të plazhit ecte Arditi, mirëpo ai në udhëkryqin që gjendej tek plazhi u kthye ne rrugën e anës së majtë nga shkonte zakonisht ditëve tjera. Me të mbërritur në plazh mori çadrën dhe u shtri ne shtratin e saj. Nga valigjja nxori gazetat duke i shfletuar. Mbas disa orësh qëndrimi në plazh, rrezitjes dhe notimit në ujët e detit. Arditi u përgatit për në dhomën e hotelit. Diku rreth orës 15.30 u gjend në stacionin e autobusëve në ora 16 kishte orarin për drejtim të Prishtinës. Arditi ndjehej i lodhur dhe i katandisur së tepërmi. Edhe shqetësimi i rrethanave që i kishin ndodhur me Zana me të cilën kishte ndërprerë çdo komunikim, edhe etja e madhe që kishte pllakosur, nga vapa përcëlluese që e kishte lodhur e kishin prurë në një gjendje të molisur dhe të një rraskapitje. të skajshme. Arditi ishte ulur në një gur dhe ashtu i lodhur me shumë vështirësi përballonte atë gjendje në betejë me vapën, etjen, mërzinë… Dhe si i përgjumur me shumë mundime i përballonte asaj situate.
Zana, e cila priste autobusin për Prizren duke e parë në atë gjendje Arditin dhe duke ndier keqardhje për situatën e tij iu afrua dhe iu drejtua me fjalët:
– Nuk ndjeheni mirë, Ardit?- i tha.
– Jo nuk ndjehem mirë, – iu përgjigj.
– Dukeni i molisur, tepër i rraskapitur, çfarë ke, çfarë ju mundon?
– Më ka lodhur jeta, të them të drejtën, Zana.
Zana sikur ndjeu një dhembshuri.
– Më janë bërë shumë të këqija, – iu përgjigj Arditi. Braktisja që më bëre tij, vapa, etja dhe shumëçka tjetër.
Zana ndjeu keqardhje për Arditin. U ndie shumë e pikëlluar madje kur vërejti buzët tepër të shkrumbuara nga etja që iu kishin bërë Arditit.
Me shpejtësi shkoi në hotelin më të afërm bleu dhe i solli Arditit një shishe ujë dhe zero coca – cola.
Autobusi që duhej të udhëtonte për Prizren tashmë veç njoftoi udhëtarët për nisjen e tij. Zan u përshëndet me Arditn dhe hipi në autobusin që udhëtonte në drejtim të Prizrenit. Arditi qëndroi i ulur në gurin në të cilin rrinte i ulur dhe meditonte me ndjenjat më të thellësishme…
Shpresonte gjatë rrugës për herë të fundit ta takonte Zanën.



