Kreu Letërsi Bibliotekë Gjerg Fishta: E kshtu leen poezia

Gjerg Fishta: E kshtu leen poezia

“Kuur ato rreze t’shkelxyeshme t’bukuriës s’ndoj kafshës pershkojnë synin e mêndjes s’nierit, shka ndollë atëherë m’nieri? Ndollë kta, qi mêndja e tii aty trandet e mrekullohet e, pershîi gjithkahë prejë asajë drite t’gjallë bukuriet, rrin disî pezull m’vetvedi, kndellet, e nieri per nji herë s’din tjeter me bâa, veç me rektue e me fshâa përmallshem.

E, habitë, e gati rremye kso botet prejë gzimit, nuk mûndet me u pritë pa gufue nndisiët e âmla e t’madhnueshme, qi sprovon permrênda vedit; e prandej zhdrivillon gjûhen e vet, e me haree nisë me diftue njatà t’dukun t’ shkelxyeshem, qi e bindë e e mrekullon shpirtin e tij. Por, tu kênë qi sêndet e kafshët, t’pershîime prejë dritet t’bukuriës, i duken synit t’mêndjes fort mâa t’mdhaa: edhè synit t’trupit sendet e rrethueme prejë shûm dritet duken mâa t’mdhaa se nuk jânë: fjalët e ligjëratës s’përditshme atij nuk i mjaftojnë me shqyptue si duhet ato t’paame, ato vegime, ato gurra rrezjet e dritet e bukuriet, qi ja kndellin shpirtin; prandej kerkon shllime mâa t’nalta, fjalët e thânjet mâa t’hiejshme, e parsi bleta kujdestare kalon lule mlule, kshtû edhè aj tash nder lugje, tash nder brigje, tash nder bjeshkë e vrîje, e fusha t’gjâna, e dete t’/kthjellta lypë me gjetë drandofillet mâa t’njoma, ujnat mâa t’cemta, rudinat mâa t’blerta, e flladet e kandshme, e ylberët e kjartë, e gur, e krepa, e t’errshme humnere, e tallaze shkumuese, e gjithshka toka e deti kaa maa t’hiejshem, mâa t’madhnueshem e mâa t’tmershem, t’gjitha i lypë e i kerkon, perme perbâa shemulltyrat maa t’gjashme, me t’cillat masandej me veshë ato trajta t’madhnueshme, qi neper rreze t’bukuries aj i skjyrton mii kafshë e sênde t’kryeme e âne-e kand me dritë t’kandritme.

E kuur m’kto zaje t’poshtra s’mundet me hasë m’objekta, per masë t’cillve me tfaqe bukuriën, qi ndritë shpirtin e tii, atëherë ai rrahë fletët e mêndjes s’vet kah qiella e, m’ato vise t’epra, herë rrezen ja shkepë diellit, per ma ja êndë veshen ndoj Zojës s’Morilit: herë hyjt ja grabitë nâtës, per me ja kthiëll synin ndoj Laures (…) e kuur ky mos t’i mjaftojë per me shqyptue ato t’paame bukuriet e ato fshâme shpirti, aj n’mênde t’vet atëherë nderton nji rruzullim tjeter mâa t’madh, mâa t’hiejshem. E per me i dhânë edhe mâa fuqië fjalës, Ishon zânin (kanga), e zânin e pelqen me tingllim t’veglave t’kumueshme (muzika), e per me dishmue edhe mâa plotnisht gzimin e shpirtit, nkcim i shndrron kamët mas t’rames s’kangës e t’muzikës (vallja). E kshtu leen Poezia”.

Marrë nga “A janë t’zott Shqyptarët me u majtë shtet n’vedi?”, “Hylli i Dritës”, nr. 3, 1913, fq. 75 – 77.

Exit mobile version