Kreu Letërsi Bibliotekë Dy tregime nga Ylli Pango

Dy tregime nga Ylli Pango

idiotësisht të lumtur

…Në një episod plot humor, tek “Ushtari i mirë Shvejk”, rrëfehet për kolonelin Cilergut që u servirte or e çast ushtarëve njohuritë e tij “të thella” të çdo fushe…

…kështu për shembull tek marshonin nëpër rrugë, u spjegonte se ç’ishte rruga dhe me atë rast u fliste edhe për trotuarin…u spjegonte se “trotuari ishte një pjesë më e ngritur se rruga”…e më pas u spjegonte se “vetë rruga na ishte një pjesë më e ulët se trotuari…”

…pas sa e sa spjegimeve të këtij lloji, çdo ditë e orë e çast, ishte e natyrshme që një pjesë e ushtarëve të fillonin të shfaqnin shenjat e para të  çmendurisë…

(Cilerguti natyrshëm… mendoj duhet të ketë qenë, vetë, para tyre, një i çmendur, i një lloji të veçantë…)

…unë mendoj se veç atyre që çmendeshin, duhet të ketë pasur  aso kohe, edhe ca ushtarë që ndjeheshin mirë, idiotësisht të lumtur, që e dinin se ç’ishte trotuari apo rruga…përpara se tua spjegonte komandanti…

 …me këtë rast më erdhën ndër mend të tjera raste të tilla, këndej nga ne, ndofta edhe më të kripura…idiotësie të lumtur…e sidomos sepse na vinë sot..edhe 100 e kusur vjet pas ngjarjeve të kohës së Shvejkut të famshëm të Hashekut…

…një të re me të ardhme të shkëlqyer politike, dikur studente e pesës, e shoh ca vjet më parë, me dorën ngritur lart  në një auditor studentësh…

..mes mjaft duarve të tjera të ngritura…dukej sikur i lutej me përgjërim prof-it ti përgjigjej ajo pyetjes së tij: …”ta them…unë ta them unë… presor” …

…kur ndofta rastësisht profi i dha fjalën, ajo lëshoi një si gaz..të fikur.”…iiii prof..e harrova.. “( kish shpresuar ndofta të mos ja jepnin fjalën e thjesht të dukej edhe ajo me dorën lart…”ta them unë, ta them unë..”)

 …Më pas ajo u bë një lidere fort e njohur e një partie politike…kurdoherë rrethuar nga gazetarë të etur të dëgjonin fjalën e saj …përgjigje të thjeshta vërtet… por veç përgjigjej…”idiotësisht e lumtur…” ajo, e jo pak nga ata me mikrofona përreth

..që ja përpinin fjalën …

…në Japoni, në Tokio, këtu e 20 vjet më parë, takuam ca djem të rinj shqiptarë, kryesisht inginierë gjeofizikë, shkuar dikur për specializim…e mbetur atje ndofta për jetë……na ftuan në ca si qebaptore të vogla ku na treguan veç të tjerash për ca përvoja origjinale që kishin formuar me kohën, për karakteret e kolegëve të tyre japonezë…”

“…kur u rastiste të njiheshin me dikë që fillonte e u spjegonte gjëra elementare a donte tu vinte në dukje i fryrë “vlerat” e veta intelektuale a kulturore, japonezët e dëgjonin si fillim me vëmendje…një herë…, pastaj një herë të dytë…bënin edhe :”…oooo…”si shumë të habitur deri në mrekullim”…pastaj të tretën herë inskenonin ndonjë takim ku ftonin edhe ndonja dy-tre japonezë të tjerë miq, kinse për ti paraqitur edhe atyre “gjeniun” dhe ja nisnin:”…

“…a e di se kush është ky…?” pyesnin shishokun…dhe tregonin nga idioti i lumtur…”ky është ai që ka zbuluar sa bëjnë dy dhe dy…” a ai  “ qé zbuloi se toka është e rrumbullakët…”

  …oooo” ja bënte me “mrekullim” japonezi i tretë….si, si?..ooo “ mrekullohej dhe i katërti…”  e ndërkohë si e patën futur në kllapë viktimën e e patën bërë të ndjehej idiotisht i lumtur për mrekullitë që rrëfente…japonezët pohonin me kokë edhe disa herë për ç’u pat treguar viktima, fjala vjen për Shqipërinë… e progresin atje…pastaj ja këputnin një gazi të papërmbajtur me “hi hi hi”…me gjasë shtonin “ik o budalla” nëgjuhën e tyre… e iknin…

…pasi kishin “mësuar” gjithshka…lidhur me “gjeniun”,  të diturin …idiotësisht të lumturin në “diturinë” e tij…

…po akoma më ndryshe qëndrojnë punët e diturisë me … moderatorin tonë të njohur…  njërin prej blendave të shumtë… ma ndryshoi krejt ditën sot…e kam fjalën për mirë…se nuk isha fare në formë…

…se ja tek mu shfaq që në mëngjes në fb, në podcastin e tij dhe aty…pasi pashë e dëgjova nja dy perla mu kthye krejt humori…për së mbari…

 …ky, njeri nga blendët, nëmos më i njohuri a më i begenisuri syresh…e kishte aq seriozisht përpara kamerës , tek rrekej tu mbushte mendjen ca ndjekësve se gabonin kur “ngulnin këmbë që toka është e sheshtë si tepsi e se duhet të besonin atë blendin moderator-media pantocrator…se Toka është e rrumbullakët…”

…pastaj së dyti ky, blendi i gjithëditur, sqaronte me duar e me këmbë ndjekësit, se ajo diçka e papërcaktuar si kuti që mbante në dorë, në një foto, mbreti Zog, nuk ishte asesi telefon celular. Se celular nuk kishte atehere..sqaronte ai…

…ai e di prej kohësh se fansat kanë besim tek ai e natyrisht që do ta besojnë edhe kesaj rradhe…madje edhe  “verbërisht” …se toka është e rrumbullakët e se mbreti Zog nuk kishte celular…

….dhe ata natyrisht ndjehen idiotësisht të lumtur  madje shumë më tepër se po tua kish thënë vetë Aristoteli….atë punën e Tokës …e unë mendoj se po kaq i lumtur nëmos më shumë i lumtur…është sidomos vetë blendi, a njeri syresh mes blendëve… që e di kaq mirë e me bindje që toka është e rrumbullakët dhe që mbreti Zog nuk ka pasur kurrë celular…ai është gjithmonë në sinkron me fansat…

…po aq i lumtur sa edhe çdo herë që zbulon shqiptarë nëpër botë… e i paraqet në kamera..,e kur flet me ta, i pyet e …mrekullohet që ata punojnë atje,madje dhe hanë e jashtëqesin atje prej vitesh…”uaaaa 10 vjet që jashtëqet këtu…?!” dhe kthehet nga blendëria që e ndjek këndej deri atje tej në Afrikë…”e jashtëzakonshme apo jo?..”

…po ku eshte problemi këtu do thoni? Askund…mjafton që populli të ndjehet gjithnjë kështu ai vetë, si edhe të preferuarit e tij…në media, rrjete sociale…podcaste, ..gjithnjë e më të lumtur, idiotësisht…të lumtur, në dituritë e tyre të thella…

I lumtur nuk di pse…po ndjehem dhe unë…apo ndofta sepse u infektova të ndjehem edhe unë

….idiotësisht i lumtur  …tek ju shkruaja këto gjëra fare të thjeshta…nga majat e maleve të Myzeqesë a nga brigjet e detrave blu në të kaltër të Korabit a Tomorrit…merrni kë të doni…

… ndofta lajthita…pak…me Myzeqenë, me Korabin a me Tomorrin… ama thjesht krijova edhe unë një mundësi që paskëtaj, me gjasë,  blendi në podcastin e tij, të mund tu provojë fansave, me argumenta shkencore, që…nuk…nukuuu… ka as male në Myzeqe e as dete në Korab..a Tomorr…e që unë ja fus kot…dhe unë pas kësaj natyrisht që do tërhiqem duke sakrifikuar… dituritë e mia…vetëm që sërish e sërish ju të dashur fansa dhe idhulli juaj…të ndjeheni të lumtur…idiotësisht…të lumtur…duke notuar së bashku në thellësitë e diturive tuaja oqeanike.


në shenjë mirënjohje për mosmirënjohësit e mi… edhe tuajt

…me kalimin e kohës kam vënë re se të gjithë mosmirënjohësit kalojnë në një proces pothuaj të njëjtë “ndriçimi” e…konvergojnë në një pikë…ose ndryshe…në fund fillon e u spikat një karakteristikë e përbashkët: Humbja e Kujtesës….

…por para këtij fundi ky proces kalon në disa faza:

1- “Si fillim, mosmirënjohësve fillon e u kujtohet, se për nderin a të mirën që ju ke bërë, kanë kontribuuar edhe të tjerë…madje më shumë se ju… zvogëlohet kësisoj a ndryshe minimizohet kontributi juaj…

2- më  pas atyre fillon e ju feks në mendje se nuk u keni bërë ndonjë të mirë a nder kushedi çfarë (kushedi çë)… fillon e minimizohet kësisoj edhe madhësia e nderit tuaj…

…(vini re se si më pas kjo do të kthehet në një varg PMV (dmth vogëlsinash… për ata që nuk njohin analizen matematike) që konvergjojnë drejt 0-s…)

3-. ..më tej, befas, atyre që u ke bërë mirë, u kujtohet se atë ç’kanë marrë e kanë merituar (kujtoj këtu se bëhet fjalë kryesisht për mosmirënjohës me merita personale të peshës së gjelit a deri të puplës…dmth “mirë të na bëhet”…që i ndihmojmë të tillët)

4-…në fazën e katërt mosmirënjohësve ju rezulton…se edhe po t’ju keni bërë ndonjë të mirë a nder të vogël…, jeni ju që keni përfituar më shumë prej atij nderi a prej tyre,…nder-marrësve…

5-..pastaj disa prej mosmirënjohësve, kjo u shkon në mendje në mënyrë më të zhdrivilluar:” se duke ju bërë nder a të mirë atyre, ju natyrisht i keni bërë nder vetes!!?!”….

…kjo është pak më e koklavitur e do një spjegim a së paku hamendësim:

…mos vallë mendojnë se është nder i madh tu bësh nder atyre…kaq me rëndësi janë…pra kësisoj me nderin për ta, i keni bërë goxha nder vetes?…(bën vaki)

6-…më pas fillon e nuk ju kujtohet tu keni bërë kurrë ndonjëherë ndonjë nder…a të mirë të vogël…fare…po fare…kjo fazë mund të quhet ndryshe edhe faza finale e mohimit total a ndryshe faza e Verbimit të kujtesës.

7-…nëse pas tërë këtyre…akoma nuk ju është mbushur mendja se nuk keni bërë as edhe një të mirë a nder…ju bëheni për ta i urryer… e veç kësaj rrezikoni të shpalleni edhe mosmirënjohës për nderin që po ju bën nder-marrësi…duke ju sqaruar që nuk i keni bërë asnjë nder…e as të mirë, sado të vockël..more të vockël fare…

——–

…variacione të këtyre fazave përfshijnë elemente më anësore të mosmirënjohësit, si p.sh. sentenca të tipit:

“…nuk është mirë të kujtosh të mirat a nderet që ke bërë”, (duke ftuar a duke i bërë thirrje kështu edhe kujtesës tuaj të zerohet..bashkë me të tyren)…apo

“nuk bën mirë të harrosh sa ndere të kam bo unë ty…”

apo “ho mor burrë sikur ça bone”…apo edhe

:” ti rren se s’më ke bo asnji gjo”…

———

Si përfundim vërtetohet sërish e sërish katërcipërisht shprehja brilante shkodrane, që nuk do, që nuk do të zerë as mend e as vend:

“Me ba mir’, ban mir’

“Mos me ba mir’, ban edhe ma mir”…

Exit mobile version