Kreu Letërsi Botime të reja Botohet në italisht romani “Diktatori në kryq” i Mira Meksit

Botohet në italisht romani “Diktatori në kryq” i Mira Meksit

Është botuar këto ditë në Itali romani “Diktatori në kryq” i Mira Meksit. Nën përkthimin e Giovanna Nanc-it, romani mban titullin “Il Dittatore in croce”. Ai vjen si pjesë e katalogut të botuesit prestigjoz “Gruppo Editoriale Bonanno” e krijuar në vitin 1960 nga Giuseppe Bonanno-s, i biri i librarit  Mauro Bonanno sikurse shkruan “La Republicca” në një artikull të 2010.

“Diktatori në kryq” ishte fitues i Çmimit Kombëtar të Letërsisë për vitin 2019 me motivacionin “Për krijimin e vlerave dhe risive origjinale në prozën romanore shqipe, ku ndërthuren mjeshtërisht motivet e një historie besimi në trajektoren e një epoke politike, atmosferën dhe prirjen për rikthim në realitetin që tashmë nuk i përket më”.

Exit mobile version