Kreu Letërsi Shënime mbi libra Kritiku grek Manos Kontoleon mbi romanin “Valsi i lumturisë” të shkrimtarit Ylljet...

Kritiku grek Manos Kontoleon mbi romanin “Valsi i lumturisë” të shkrimtarit Ylljet Aliçka

(përkthyer nga Andreas Zarbalas, botim i Plethora).

“…me një shkrim veçanërisht të thjeshtë, e herë-herë edhe sarkastik, Aliçka na përcjell mesazhin se, nëse dëshiron të mbijetojë, njeriu duhet të marrë në dorë të ardhmen e tij.
Një regjim autoritar i bazuar në dhunë dhe mungesën e harmonisë sociale në fund krijon njerëz, të cilët ose do të kërkojnë përgjithmonë vartësinë e tyre nga një autoritet më i lartë ose do të përfundojnë në veprime spazmatike.”


Ndonëse ka disa tituj librash letrarë të shkruar nga autorë bashkëkohorë shqiptarë që janë përkthyer në gjuhën tonë, nuk mund të pretendohej se publiku bibliofil grek është i njohur me stigmën e letërsisë së sotme shqipe. Pra, mbetet çështje zbulimi i identitetit letrar të një vendi që kufizohet me vendin tonë dhe ku pranë nesh jetojnë një pjesë e madhe e njerëzve që kanë lindur atje.

Plethora Publications – një shtëpi botuese, degë e Eurasia Publications – është përpjekur të plotësojë këtë boshllëk si në të kaluarën ashtu dhe, duke vazhduar këtë përpjekje. Kohët e fundit kjo shtëpi botuese fundi ka nxjerrë veprën “Valsi i lumturisë” nga autori shqiptar Ylljet Aliçka.

Aliçka ka shkruar disa romane dhe përmbledhje me tregime të shkurtra, si dhe skenarë filmash artistikë, bazuar në librat e tij. Përkthimet e librave të tij si dhe përshtatja e tyre në kinema është shoqëruar me njohje ndërkombëtare, si çmimi për filmin “Slogans” në Festivalin e Filmit në Kanë dhe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tokio në vitin 2002, ndërsa ne patëm mundësinë ta takojmë për herë të parë në Festivalin e Filmit të Selanikut në 2008. Librat e tij janë botuar në mbi dhjetë gjuhë:frëngjisht, gjermanisht, italisht, arabisht, polonisht, çekisht, norvegjisht, anglisht, persisht, maqedonisht, gjuhën kineze dhe esperanto.
Drama e romanit  “Valsi i lumturisë” bazohet në një ngjarje reale ndodhur në Shqipëri në vitin 1985. Një familje shqiptare – gjashtë vëllezër e motra – gjatë ceremonisë së varrimit të Enver Hoxhës, futen në ambasadën italiane dhe kërkojnë azil politik. Në klimën e asaj kohe, veprimi i tyre tronditi mirëfilli mbarë vendin dhe shumë shpejt merr dimensione ndërkombëtare.

Ajo ditë, që me një lëvizje spontane, i bëri ata të kërkojnë azil, do të jetë një ditë vendimtare për gjithë jetën e tyre.

Veprimet diplomatike kundër reagimeve të pabaza të regjimit, i cili tashmë ka nisur të shembet, nuk sjellin asnjë rezultat.

Brenda ambasadës italiane, gjashtë anëtarët e familjes Tota përjetojnë një formë të re izolimi dhe më pas shembullin e tyre  do  e ndjekin disa qindra mijëra bashkatdhetarë të tyre, dersa vendoset regjimi i ri politik.
Për shkak të këtij izolimi të ri, lidhjet mes tyre do të dëmtohen, personalitetet e tyre disi të mashtruara nga një regjim autoritar do t’i pengojnë ata të ecin dinamikisht në rrugët e reja që ndjekin bashkëkombësit e tjerë dhe përfundimisht një nga një, ata do të kalojnë në një qorrsokak psikologjik, pse jo dhe biologjik.

Në këtë panoramë tregimtare, Aliçka vendos rrëfimin e tij dhe me një shkrim veçanërisht të thjeshtë, e herë-herë edhe sarkastik, përcjell mesazhin se, nëse dëshiron të mbijetojë, njeriu nduhet të marrë në dorë të ardhmen e tij.

Natyrisht, ky pozicion – dhe pa u përshfaqur dukshëm një gjë e tillë – mbështet mesazhin sesi një regjim autoritar i bazuar në dhunë dhe mungesën e harmonisë sociale në fund krijon njerëz që ose do të kërkojnë përgjithmonë vartësinë e tyre nga një autoritet më i lartë ose do të përfundojnë në veprime spazmatike.

Propozim interesant ky, i këtij shkrimtari që lëviz mes letërsisë fiksion dhe asaj dokumentare.

Fragment nga libri

“Pas darkës ai u ul në verandën përballë kabinës dhe shikoi diellin duke perënduar në det. Iu kujtua se ishte ulur përsëri në të njëjtin vend, duke vështruar detin, në një kohë kaq të largët saqë dyshonte nëse kishte jetuar vërtet të njëjtën imazh. Pastaj ai hoqi dyshimin nga mendja e tij dhe u përpoq të zbulonte pse pjesa më e madhe e planetit është e mbuluar me ujë.

“Pse duhet të ndodhë kjo?” pyeti veten, derisa e zuri gjumi i lehtë nën rrahjen monotone të valëve, pa e zgjidhur enigmën e ujit. Të nesërmen u zgjua herët nga zhurmat e minjve që vraponin nga kabina në kabinë”.

Dhe së fundi, romani ka ardhur mrekullisht në gjuhën greke nga përkthyesi i talentuar Andrea Zarballa.

Exit mobile version