Kreu Letërsi Botime të reja Botim i ri nga Ombra GVG: “Drita e muzgut” nga Jaap Robben

Botim i ri nga Ombra GVG: “Drita e muzgut” nga Jaap Robben

Përktheu Viola Trifoni

Historia e romanit Drita e muzgut, zë fill në vitet ‘60 dhe lidhet me qytetin e Nijmegenit, një qytet me bindje të rrepta fetare.
Mbi akullin e ngrirë të lumit Waal, ndodh një takim i rastësishëm midis Fridës, një shitëse e re lulesh dhe një burri të martuar të quajtur Otto, profesor në universitetin e qytetit.
Shumë shpejt mes tyre ndizen shkëndijat e dashurisë. Edhe pse e paligjshme, kjo histori dashurie që i ndryshoi jetën Fridës, kthehet në një dramë egzistenciale.

Ngjarjet dhe historitë shpirtërore të asaj qyteze dominoheshin dhe kontrolloheshin tërësisht nga Kisha Katolike. Edhe vendimet e marra prej saj, ndaj atyre që dilnin jashtë këtij kontrolli, ishin viktimizuese. Ky roman ngre probleme të mëdha mbi psikologjinë e një shoqërie e cila është e detyruar që të gjitha historitë personale, ti mbajë të mbyllyra brenda vetes deri në fund të jetës.
Dita e muzgut e ndërtuar mbi një strukturë retrospektive, rrëfehet me sytë e Fridës, sot një grua tetëdhjetë vjeçare, e cila i shtyn ditët e fundit të jetës e vetmuar në një azil, sepse bashkëshorti nuk jeton më… Tani që ajo është në prag të largimit nga jeta, nuk dëshiron të ikë e pikëlluar, prandaj guxon të kërkojë atë që ka humbur në kohën e vajzërisë…

Por… cili është pengu i saj?


Jaap Robben, [1984] është poet, shkrimtar dhe dramaturg holandez.
Romanet e tij janë realizuar skenare për filma dhe janë botuar në pesëmbëdhjetë gjuhë.
Është shpallur fitues i çmimit Dutch Booksellers në vitin 2014. Romani Drita e muzgut, është botuar në fund të vitit 2022.

Exit mobile version