Kreu Opinion Blini tani në librari ose heshtni përgjithmonë!

Blini tani në librari ose heshtni përgjithmonë!

Dëmet që shkaktoi pandemia e koronavirusit nuk kursyen as biznesin ku përfshihet edhe ai i librarive. Në shkrimin “Buy from your independent bookstore now — or you may never be able to again” për LA Times, Allison K. Hill e njohur si menaxhere dhe drejtoreshë e disa prej librarive më të mëdha, analizon situatën e shkaktuar nga virusi në këtë biznes.

Në vijim mund të lexoni një pjesë të atij shkrimi, sjellë në shqip nga ExLibris, pasqyrë e situatës së gjithëmbarshme të librarive të cilat, nga mungesa e blerësve apo falë zëvëndësimit me librari online, rrezikojnë mbylljen.

***

Në njërën anë të Librarisë së Vromansit në Pasadena është një murale kuqe ku me shtypshkrim të zi është pikturuar një pjesë letre në të cilën shkruhet: “Unë do jem gjithnjë në dashuri me ty. Dhe ky nuk është trillim.”

Kur e porosita këtë murale në nëntor të 2019 si drejtorja ekzekutive e dyqanit, nuk dukej e largët idea se Vroman, një institucion letrar i Pasadenës që nga 1894, do të sillej vërdallë, nëse jo gjithnjë, për një kohë të gjatë.

Tani dyqani ka thënë se këtë mund të mos e bëjë sivjet.

Kushdo që sillet në dy katet e Vromansit me libra dhe dhurata të mirëvendosura, me ndonjë mik aty me të cilin gjerb kafe apo pi verë, e njeh vlerën që dyqani ka për komunitetin. Por pandemia e COVID – 19, asaj dhe shumë librarive të tjera anëembanë ShBA-së, u dha një goditje të papritur.

E lashë Vormanin në shkurt për tu bërë drejtore ekzekutive e American Booksellers’ Assn. Për mua, ishte puna e ëndrrave; I dua libraritë dhe e di se Vroman dhe 1745 libraritë e tjera të pavarura që ne mbështesim anëembanë vendit janë zemrat e komunitetit. Ato drejtohen nga idividë që e duan librin dhe që janë të njohur për mbështetjen e komunitetit, shërbimin për to dhe kujdesin që tregojnë.

Qysh në mars, shumë librari e gjetën veten të varura nga aftësia për të reklamuar online. Ato u detyruan të zëvëndësonin eventet me publik në envente online fillimisht e pastaj, në të tillë ku ruhej distanca fizike. Sipas një studimi të kryer në korrik nga American Booksellers’ Ann, u pa se 400 dyqane anëtare kishin rënie të ndjeshme të shitjeve gjatë vitit të fundit dhe si rezultat doli se rreth 20% prej tyre rrezikonin të mos mbijetonin deri në janarin e vitit 2021.

Nëse këto biznese mbyllen, COVID – 19 do të përmendet si shkaku i vdekjes, por kushti për paraekzistencën e shumë prej tyre do të jetë Amazon, paketat e së cilës janë bërë të kudondodhura pas dyerve të ndërtesave në ShBA.

Kriza e Covid – 19 ka thyer zemra në shumë nivele. Njerëzit kanë humbur të dashurit e tyre, punën, biznesin. Njerëzit kanë humbur shpresën.

…[Por] tani është koha të krijojmë botën post – COVID – 19 ku ne duam të jetojmë. Njëlloj si votat tona që në zgjedhjet e ardhshme do të formësojnë të ardhmen e vendit tonë, ku do të shpenzojmë paratë në këto ditë të fundit të 2020 ka për të përcaktuar komunitetet ku do të gjendemi në 2021 që po vjen.

Po të blejmë në libraritë lokale tani, do të siguroheni se vendet që ju doni, si libraritë e këndeve ku keni takuar partnerin, ku keni mësuar fëmijën të lexojë apo ku keni zbuluar librin që ju ka ndryshuar jetën, do të vijojnë të jenë aty edhe përgjatë vitit të ri.

Exit mobile version