Kreu Letërsi Bibliotekë “Vështirë e ka njeriu mbi tokë”, poezi nga Mirash Martinoviq

“Vështirë e ka njeriu mbi tokë”, poezi nga Mirash Martinoviq

(Cikël poetik i Mirash Martinoviqit nga libri i ri i pabotuar “Këngë bogumile”, i cili do të botohet në origjinal në Prishtinë, në Shtëpinë Botuese LENA GRAPHIC)
Përkthyer nga Smajl Smaka

Zogu

Është një zog të cilin
E djegin sikur edhe ne
Në vendin e sabejasve
Në vendin tonë
Nuk mundet
të thurë çerdhe
Më i bukuri i të gjithë zogjve
Flatrat
Në mijëra ngjyra
Zogjtë xhelozë
Për flatrimin e tij
për flatrat
E djegin
Fluturon
Shkakton zili
Prandaj në prush
Që t ja përcëllojnë krahet
Që të mos mund të fluturojë
Vet kridhet
Në zjarrë
Që të dëshmojë
Se është i paasgjësueshëm
Digjet
Por nuk pingron
Kur zjarri ta ketë bërë të veten
Shkund flatrat fluturon
Edhe më i bukur e më flatrorë
Ju jeni ai zogu
Dashamirës
I flasë unë

Mysafir në këtë vend


Si e ka

Si e ka
Zogu në pyll
Si e ka
Lulja në fushë
Si e ka ylli
Në qiell
Si e ka
njeriu në tokë

Lehtë e ka
Zogu në pyll
Lehtë e ka
Lulja në fushë
edhe më lehtë e ka

ylli në qiell

Vështirë e ka
Njeriu mbi tokë


Varri

Askush
Se ka ditur
Se i kujt ishte

As se kush
kridhet nën gurë
Në bjeshkën
E zhveshur
Nën yjet

Kurrfarë shenje

Flitet se
Këndonte
Natën

Dëgjohet
Përpara ngjarjeve
Përpara shtrëngatave

Kanë shkuar
Ta dëgjonin

Disa e kanë dëgjuar
Në vete
Derisa largoheshin
Bjeshkës
Të tjerët
Derisa ktheheshin

Edhe sot
këndon

Dëgjohet


Vreshti

Në pronën e trashëguar
E mbolla hardhinë
E kultivova
hardhinë
iu gëzova frytit
veren me te cilen
i ngopa kalimtaret
e eçtuar
njerëzit
ishte stoli
e tokës
secili i gëzohej
frytit
rrënjës
e cila depërtonte
thellë
ujin e kërkonte
nëpër gurë
Shumë vite ia kushtova
Këmbësoria e zezë
Nëpër tokë galopoi

E këputi
Degë pas dege

U zhduk nga
Prona e trashëguar
Vreshti im


Qyteti i Perëndisë

E dijmë se stiva drushë për djegie të Ilirikumit janë flakur që nga shekulli i parë dhe poashtu e dijmë se kush është djegur në to
Zeqo

Ma dogjen
Edhe qytetin e Perendishëm
Libri me të të cilin jemi betuar
Është djegur e vërteta
edhe Perendia
shkruar
me gjak
Libri është
Njeriu
E kanë fshehur
Në tokë
Nën gurët
E kanë gjetur
Në prush e kanë hedhur
Ka shndërritur errësira
Me fytyrat e ngrysura
E dogjen qytetin
Me librat u dogjen edhe shpirtërat
Do të lindë poeti
Nga hiri
Do t i zgjojë këngët
Do ta ngrisë
Qytetin.


Shpirtërat

Shpirtërat
Mespëremes zjarrin
Kaluan
Me rrezet e diellit u ngjiten

Të pastërta
Nxitojnë drejt Perendisë

Mos na thërrisni
Pëshpërisin

I mbetet tokës
Tokësorja

I shkuan qiellit
Qielloret

Exit mobile version