Përktheu Qerim Raqi
Strumbullari i diellit je ti
që depërton poshtë nëpër
barin tim të njomë
ndriçuar nga lëngjet e ëmbla
që zgjohet nga prekja jote
Diell mund të jesh tani
që ngre përpjetë pyllin tim të prerë
e tërheq nga vetja dhe hyn nëpër
vjollcëgështenjën e trëndafilkuqen
drejt buzëve mbërthyese që thërrasin
për t’u gjetur
Valëzat godasin klap-klap
fundin e anijës sime
Gjëmime të gjata vijnë
drejt bregdetit tim
Valë të zjarrta me lavë që mbulojnë
tokën time
Tani janë qetësuar paksa
janë tërësisht të qeta e lehtë të shuara
derisa buzët përsëri të thërrasin nga larg
dhe ti të vish pa i dëgjuar
Ende po dridhem- ti më ke tronditur
më ke tronditur thellë –
ti ke prekur diçka
shumë thellë në mua
Nuk mund të bëhej ndryshe
Unë po vdes
ti po i mbulon të tëra
themelet e mia
unë këlthas
në një tjetër vetëdije
Është rrezik
për jetë a vdekje
Kur hap sytë
ti më ke lindur
Ti më kryqëzon
Unë vdes
ti më rilind
ti hedh lëngun tënd drejt vrimës sime
unë jam toka ku ti hedh lëngun
unë jam shkëmbi drejt të cilit ti vibron
jam bregu ku ti lëshohesh
Në vrimë e përzijmë lëngun
e shpërndajmë gjithandej
e përziejmë dhe ripërziejmë
lëngun e dy botërave
një e tretë krijohet
jashtë nesh
dhe e jona
Sonte shpërtheu një enë gjaku
u zgerua shpejtë
doli jashtë e nxehtë ngjyrë purpuri
në seksin tënd
e ndjeva shkrehjen
e purpurit të nxehtë
ty të ndeshi një liqen i vogël
i kuq
Janë duart e tua
me të cilat ti flet me mua
jo fjalët apo sytë
me asnjë pjesë tjetër
tënden
si me duart e tua.
Prandaj
nëse më pyet
si është malli im për ty
do të përgjigjem
Është dora jote.
Dora ime në dorën tënde të ngrohtë
dora jote në qafën time
dora jote në errësirë
dora jote rreth zemrës sime
Ujë gjallë je ti në mua
gjithandej me mua.
Lëngun tënd e bartë në një legen
ujë i gjallë i lëvizshëm
me ngjyrën e hënës ndriçuese me tufa të vogla bore
me fara të vogla të nxehta që
vrapojnë përreth.
Lëngun tënd e kam me vete
kur eci
nuk e lëshoj
e mbaj brenda në mua
Dua ta kemë me vete
kur kaloj urën
dhe takoj njerëz në mëngjes.
Ti më bënë që t’ i dua njerëzit
dhe gjithë botën kur ti
hedhë lëngun tënd shi
mbi shkëmbin tim
Herdhet e tua në dorën time
pulsi yt shteg i enëve të mia të gjakut
i ëmbël trupi yt për buzën time
e puth ajrin sepse ajri
je ti
Si rrebesh shiu
ti shkrehesh në mua
më mbulon me
borë të ngrohtë
rregullon për ne të dy një fole
në buzëqeshjen tënde
Sa i bukur bëhesh nga epshi
fytyra mollëzat e faqeve të plota
të tëra me mirrë vërshuese
Sa i bukur je
kur merr
si një fëmijë
Sa i bukur që je
me duart e shtrira
si shpirt dielli
Atëherë unë dua të hidhem mbi mirrë dhe skumri
të t’i mbërrijë të gjitha vrimat
të tëra gojët
të tëra puset e hapura.
Me shi më është mbushur dhoma
shumë e pasur jam tani me shi
me pasuri të blertë
me freski shiu
Si një zog
i ngrohtë që pulson je ti
në mua
I paqëndrueshëm dhe i fuqishëm
shkrehesh
Tani rritet
bota ime
përkëdheluese
E kam parë tek ti
shikimin që unë e dua
ti kafshon frutin e jetës
që kurrë nuk do të
marrë fund
Ai që mund
të kënaqet kështu
ai është i dashuri im
Mendimet e mia kënaqen tek ti
dhe këmba ime ka mall për dorën tënde
Më pëlqen të vij tek ti
në mëngjes
kur ti je i rëndë ,i nxehtë dhe i butë
një fole e butë një mullar bari
mbuluar me trupin tim
Dashuria ime është e menjëhershme
sepse ti nuk zbrapsesh
por më lë të qëndroj
Me ty dua të vazhdoj
Kam mall për dorën tënde të ngrohtë
dhe barkun tënd që më përshtatet
Sonte kalëroj kuajt e mi drejt
asgjëje
Sonte nxitoj kah deti
ku vera është akoma
ku lakuriqi i natës godet mbi ujë
dhe skajet e mëdyshjes përcjellin valët
nën dritën e hënës
Unë të marr dritën e hënës mbi ujë
dhe etjen e barit të njomë
dhe me qejf dritën mbi qiell
ku dita merr fund
dhe ndizet ylli i parë i natës
kur kalëroj kuajt e mi
drejt hënës
Sot kënaq veten time
sepse dua të bëjë dashuri
Sot i tërë trupi është
i gudulisur në lojë ledhatuese
sepse ka dalë nga përqafimi yt
Ti erdhe
erdhe vonë
unë vuaja si një shtazë
nga shqetësimi nga plaga
nga dyshimi
pa ty e lënduar
çdo orë e mallëngjyer
nata e bardhë tërhequr
mëngjes i pavullnetshëm
Ti më ke bërë një grua të zakonshme
që nuk dëshiron
të jetë vetëm
që dëshiron të jetë vetëm
me ty
Nuk ka dritë më të fuqishme
se drita në sytë e tu
Më e fuqishmja dritë është
drita në sytë e tu
Nuk ka asgjë tjetër që shkëlqen
sikur sytë e tu në mëngjes
dhe kur i shoh
shkëlqejnë edhe sytë e mi
Kur më thua
e dashur
ti bënë një pretendim
në mua.
Jehona e kësaj
fjale
mbulon krejt trupin tim
dhe e bënë të këndoj.
Kjo fjalë, e dashur
është shi për trupin tim
Unë përkëdhel trupin tim
tërë kohën
për ta ngushëlluar.
Zëri yt është aty brenda
por më thuaj
çfarë të bëjë trupi im
pa ty
Unë ledhatoj trupin tim
tërë kohën
pa ty
Dëgjoj shiun
Shi bie në zemrën time
por çfarë të bëjë trupi im
tërë këtë kohë të gjatë
pa ty
Sot vetknaqem
sepse unë jam i dashuri
Sot i gjithë trupi im
i ekscituar lozë ledhatueshëm
ngaqë ka dalë
nga përqafimi yt
Unë asgjë nuk di për ty
por dua të të shoh
kur bëjmë dashuri
Ta masë shkathtësinë time
me shprehjen e fytyrës tënde?
Dëshiron që të shpërthej?
Dua që të jetë
aq i fuqishëm
sa ti ta harrosh veten tënde
dhe të bërtasësh
Fillimisht u ndez një dritë e vogël mes nesh me një zjarr ndriçues
Ne e dinim që të dy se duhet të vazhdonte
të digjej
dhe i bëmë hapësirë, por pikërisht pse e shihnim kështu ai
e kishte kryer misionin e tij dhe nuk e pamë më.
Mbase u zhvendos në duart tua ngaqë unë akoma
mund të ndjej copëza të vogla zjarresh tek përfshijnë gjoksin tim.
Sytë e mi shtegtojnë tek sytë e tu.
Ato vështrojnë çdo detaj me radhë.
Duan të shohin secilën gjë veçmas.
Secilën balluke të zezë të flokut tëndë.
Është një pjesë e errët në nënsqetulla, një tjetër mbi krahun tënd ndriçuar nga drita
Ka çaste që ne lëvizim me erën
si një trung dhe kurorë e vetme.
Ndoshta atëherë ne tingëllojmë si Një Zë i vetëm, sikur kur vëmë veshin mbi një kalli në erë.
E kam dëgjuar atë zë si një shushurimë të ngadalshme ere
që depërton thellë në brendinë e viteve të pemës.
Kur shkruaj kështu sytë më mbushen me lot dhe
dhe goja me krip
Ç’ mall është ky që na afron me origjinën tonë
sikur të rridhnim nga deti?
Unë kam notuar një herë nën hije dhe kam parë thellësinë
dhe e kam ndjerë se si më tërheqte.
Fëmijët nganjëherë mendojnë se kanë dëshirë të vdesin në det.
Por kripa që vie në sytë dhe në gojë
është shenjë e jetës, është thellësia
që vie mbi siperfaqe, pra lëre të ngrihet, qetësinë,
është aty afër.
Duart e tua krijojnë nga trupi im gjire deti
ku uji ka qejf të rri.
Ato bëjnë njolla nëpër stomakun tim
një kërpudhë vjollcë me një kapelën
valore bëhen një.
Kur të mplakesh do ta kuptosh, thua ti
Unë jamë një pjesë e jetës tënde.