Kreu Opinion Shkrimtarët mbështesin Agron Tufën

Shkrimtarët mbështesin Agron Tufën

Te dashur Virion dhe Zoica,

Deshiroj te jeni mire me shendet te tre dhe me gjithe familjet tuaja ne Gjirokaster.

Edhe ne jemi mire.

Ju lutem mos u trondisni per sa ju shkruaj:

Jemi mire, dhe kjo ka rendesi. Por prej nje jave, nga 27 nentori, jemi familjarisht ne nje Qender Azilkerkuesish politike ne Zvicer. Ishte nje vendim i befte ne masen e disa shqetesimeve reale qe kishim kohe qe i hetonim. U afruan shume afer, ne prag te shtepise. Nuk doja qe skenari i tyre te ndodhte dhe ta vuaja gjithe jeten.

Me vjen shume keq qe u detyrova te braktis gjithçka, ta kthej jeten time e te familjes permbys, por si miq te vjeter e me te besueshmit, e ndjej per detyre t’ju shpjegohem dhe te shpresoj se me mirekuptoni. Acidi brejtes i Shqiperise se mllefosur nuk duhet te depertonte dhe tek femijet!

Ndjese dhe mirekuptim!

Ju perqafoj!

*Letër e Agron Tufës drejtuar kolegut të tij Virion Graçit

Virion Graçi

Me erdhi para disa oresh nje shenim i gjate shpjegimi, ndjese vellazerore e lamtumire nga miku im i hershem Agron Tufa… Bashke me familjen ndodhet ne nje qender azili politik ne Zvicer.

U ndjeva keq… Gati nje vit me i madh se une ne moshe ai erdhi ne fakultet 2-3 vjet pas meje, vonesa per shkaqe politike/biografike te asaj kohe…

E mbaj mend vendin dhe kohen kur kemi shkembyer fjalet e para, mu ne hyrje te filologjikut, ne krahun djathtas…

Ikja e tij do te kete ndjeshmeri, komente e gjykime te ndryshme ne opinionin shqiptar; mund te synohet minimizimi dhe keqinterpretimi nga dashakeqet e tij te palodhshem sikurse, nga ana tjeter, neve qe do te na mungoje fizikisht si mik, si koleg, si njeri i dalluar i letrave – do te na behet gjithmone e me e madhe mungesa e tij.

Shkrimtar e perkthyes i radhes se pare, kuvendar i kendshem e i perditesuar me zhvillimet kontinentale kulturore-letrare, Agroni terhiqte njerez, imponohej natyrshem, fuqishem.

Besoj se do te vazhdoje te jete i tille edhe ne vazhdim, ketu, verbalisht, te pakten.

Me ben te shpresoj per sa besoj e uroj me siper arsyeja qe me dha dikur, i porsa kthyer pergjithmone nga studimet dhe punesimi universitar ne Rusi, ‘Viri, kisha frike nga tëhuajëzimi gjuhësor…’

Sa mund te jete aktual ky rrezik qe Agroni dikur ia parandieu vetes, veshtire ta thuash. Nje dyzine me libra origjinale e po aq te tjere shqiperuar prej tij jane pasuri e madhe jo vetem vetjake….

Por…. do te donim ta kishim ketu mes nesh, jo vetem me shkrime…

Po te me pyeste para se te nisej per shtegetimin e tij te veshtire, te detyruar, do t’i thoshja: urrejtja bertet, dashuria jo, eshte e heshtur. Mos e mat rrugetimin e yllit tend me tingujt e mjere te urrejtjes qe kumbon mjerueshem… Degjoje heshtjen tone.

Adil Olluri 

Agron Tufa është njëri nga shkrimtarët më të rëndësishëm shqiptarë. Ai i dha letërsisë sonë vepra letrare, si “Dueli”, “Mërkuna e zezë”, “Tenxherja”, “Gurit të varrit ia rrëfej”, që për nga ana stilistike, tematike e narrative janë vlera të tejzakonshme letrare. Ai do t’i japë letërsisë sonë edhe vepra të tjera të arrira. Si lexues i vëmendshëm i veprës së tij letrare, them që jemi me fat që e kemi një shkrimtar të tillë. Andaj, lajmi se ai është larguar nga Shqipëria për të kërkuar strehim politik në Zvicër më pikëlloj shumë.

Shpresoj që në një kohë më të mirë, ai do të kthehet sërish në Tiranë dhe ky kthim të jetë triumfal. Agron Tufa i duhet Shqipërisë edhe me praninë e tij fizike. I duhet për ta vazhduar krijimtarinë artistike dhe veprimtarinë intelektuale në vendin e tij. Ndaj plotësisht mendimin me mikun tonë të përbashkët, shkrimtarin po aq të rëndësishëm sa Tufa, të nderuarin Virion Graçi, se “do të donim ta kishim këtu mes nesh, jo vetëm me shkrime”. Shqipëria është më e fuqishme kur i ka pranë vetes njerëzit me integritet moral e profesional, si Agron Tufa.

Në bisedën tonë të fundit i thash se do të të shkruaj në çastin e parë që do të jem në Tiranë, për të pirë kafe dhe për të bërë llafe miqësore e letrare, si shumë e shumë herë. Kështu që, kafenë me të u dashka ta shtyj për një ditë më të mirë. U dashka ta shtyj deri në kthimin triumfal të Agron Tufës.

T’ju rikujtoj se aktiviteti i fundit letrar shqiptar që mori pjesë Agron Tufa ishte festivali i prozës artistike “FICTION FEST”, që organizohet nga Qendra për Kulturë dhe Edukim “Sheshi”, të cilën e drejtoj unë. Është privilegj të bashkëpunosh me Agron Tufën. Njashtu, është nder dhe krenari të kesh miqësi letrare me Agron Tufën.

Paç shëndetin, begatinë, rahatinë e pasosur për vete e për familjen!

U pafshim sa më shpejtë që do të jetë e mundshme!

Bardhyl Londo

Termeti i dyte ndodhi: Agron Tufen, nje nga shkrimtaret me te talentuar shqiptare e detyruan te braktise atdheun e tij te dashur per te cilin ka bere aq shume. Shqiperia thyen keshtu nje tjeter rekord famekeq: nje shkrimtar nga me te njohurit ne periudhen postdiktatoriale detyrohet te kerkoje strehim politik ne nje vend tjeter per te siguruar jeten e femijeve te tij. Tani le te dale kryeministri dordolec dhe shakaxhi dhe te deklaroje: e cfare ka ketu? Kjo ndodh dhe ne Kroaci dhe ne Bullgari…

Per cudi pas ketij termeti te dyte heshtin shkrimtaret, heshtin organizatat e tyre, hesht. PEN KLUBI.

Po kur do te ndjeheni dhe organizoheni o njerez?

Jonila Godole

Agron Tufa me familjen nuk e perjetuan termetin e dates 26 nentor, por largimi i tij nga Shqiperia shkakton nje “termet” te forte fillimisht per miqte e tij te afert; per gjithe kauzen e ballafaqimit me diktaturen komuniste; per gjithe aktoret institucionale dhe private qe angazhohen ne kete drejtim si dhe per gjithe shoqerine shqiptare qe qendron indiferente ndaj goditjeve qe u jepen zerave kritike ne kete vend, a thua nuk paskemi mesuar asgje nga shurdheria dhe memeceria jone per 45 vjet.

Agroni ka paraqitur sipas rregullores doreheqjen e tij prane Bordit drejtues te ISKPK bashke me arsyet qe e kane detyruar te marre kete vendim, te cilat besoj se do behen publike se shpejti. Me siguri do te kete interpretime te ndryshme ne ditet qe vijne se perse ai ndermori kete rruge, a eshte e tepruar apo jo kanosja ndaj tij dhe familjes se tij, etj, etj… Por si anetare e Bordit Drejtues shpreh personalisht indinjaten time te thelle per metodat e uleta depersonalizuese dhe kercenuese qe figura politike ne pushtet dhe ndihmesit e tyre perdorin vitet e fundit per te goditur çdo individ qe lufton per zbardhjen e krimeve te komunizmit; per te mbytur zerat kritike qe nxjerrin zbuluar regjimin e djeshem dhe trashegimine e tij te kalbur moralisht dhe politikisht qe e katandasi Shqiperine serish ne nje vend monopartiak.

Agron Gashi

Ikja e Agron Tufës, njërit prej shkrimtarëve më të mirë të letrave të sotme shqipe, është ikje nga demokracia, ikje nga fjala e lirë, ikje nga lufta e gjuhës, për shkak të dënimit të krimeve të komunizmit.

Kërcënimet ndaj tij kanë qenë të pandalshme, ato i kam parë dhe m’i ka treguar edhe vetë Adashi. Ato kanë qenë të panumërta nga individë jashtë dhe brenda insitucioneve të Shqipërisë. Kur kërcënimi publik instituciinalizohet, s’kishte se si të bënte ndryshe, përveç të merrte azil politik, për hir të fëmijëve, familjes, së fundi edhe për veten, sepse ka akoma për të bërë.

Agron Tufa ishte dhe është një nga zërat më të fortë që zbardhi krimet e ish-sistemit dhe të atyre kriminelëve, të cilët, tash me petkun e pushtetit, provuan dhe provojnë t’ia zënë frymën Shqipërisë, duke pretenduar t’ia zënë frymën edhe autorit, mikut tonë të dashtun.

Atyre iu ka penguar vepra e tij letrare, edhe atëherë kur nuk ka pasë objekt diktaturën, sepse ajo nuk ishte “shkollë e sistemit”.

Atyre iu ka penguar, sidomos vepra e tij letrare e dokumentare kur objektivoi pasojat e diktaturës.

Atyre iu ka penguar, shumë më shumë, kur si institut, nuk bëri më shumë as më pak, përveç që nxori në dritë të vërtetën; vrasjet, dhunimet dhe vuajtjet çnjerëzore nëpër kampet e përqendrimit, si ai i Tepelenës me të tjerë.

Jam tmerruar kur në dorëshkrimin e tij kam parë dhe lexuar disa nga dëshmitë okulare, të cilat mori mundin dhe i letrarizoi, i bëri të mundshme, rrëfime që nuk i beson dot njeriu ynë.

Por, kjo nuk duhet ta pengojë asnjërin nga intelektualët atje që ta ngrisin zërin, jo vetëm për Agron Tufën, por për të vërtetën çnjerëzore, ndryshe ka shenja që ajo të manifestohet si një monizëm sui generis, si diktaturë e re.

“Atdheu mbetet atdhe, edhe atëherë kur të vret”, thoshte Kuteli. Ky atdhe mjaft ka vrarë, madje edhe shkrimtarë, të rinj e të vjetër. Sërish u dashka të viktimizohet njeriu i kulturës për pasoja të diktaturës?!! Jo, ai nuk është atdheu i Agron Tufës, as i sivëllezërve të tij të vrarë në diktaturë, nëse qeveria, institucionet përkatëse nuk reagojnë, nuk e zbardhin të vërtetën e kërcënimeve ndaj shkrimtarit dhe mikut tonë.

Adash,

Vërtet kjo qe e dhimbshme, e papritur dhe e papranueshme, por më mirë të të kemi të gjallë, në Zvicër, sesa ‘t’rrxuem përdhé’ në këtë kohë tërmetesh, ku s’e njeh qeni të zonë.

Nga kjo duket se Shqipëria, nuk e ka kaluar akoma ‘valën e tretë’ të demokracisë, përderisa pas 30 vjetësh, shkrimtarët si Ju duhet ta braktisin atdheun!

Naime Beqiraj

Krijimtarinë e Agronit e kam lexuar pothuaj të tërën. Por nga mendja e nuk më hiqet romani „Tenxherja“. Për këtë roman kam shkruar vite më parë dhe e kam sjellë edhe si trajtesë në Takimet Letrare „Azem Shkreli“ në Pejë; vepër e cila u laureua edhe si romani më i mirë i vitit „Rexhai Surroi“ në vitin 2010 në Prishtinë, rindërton temën diktaturën më fuqishëm se çdo vepër tjetër letrare. Ajo tenxhere, vjen si vegim i tenxhereve të burgjeve në Shqipëri.

Dhe sot, pasardhësit e urdhëdhënesve në vend se të ndjehen të skuqur nga bëmat e përgjakshme të etërve të tyre, kërcënojnë me jetë njërin nga krijuesit dhe studiuesit më seriozë shqiptarë.

Me Agron Tufën jemi një brez. Ka vite që njihemi dhe mund ta quaj mik. Por më shumë se Agronin, mike e kam vajzën e madhe të Agronit – Vesën. Të pesë fëmijët e Agronit kanë emra që i ndeshim më shumë në Kosovë se sa në Shqipëri.

Me sa kujtoj, as me Agronin, as me Elvanën nuk kemi biseduar për dëshirën e tyre të jetojnë larg trojeve shqiptare. Ata e duan aq shumë atdheun e tyre sa vetëm pamundësia e jetës i detyroi të marrin arratinë.

Zemra më dhemb se sa vështirë e ka pasur të largohet nga Shqipëria e tij e shtrenjtë.

Agroni nuk është i vetmi. Edhe Martin Camaj mori ikën nga pamundësia e jetuarit pa kërcënime në atdhe, edhe Arshi Pipa, edhe Branko Merxhani, edhe Bilal Xhaferi…

Kjo arrati do të na vras të gjithëve pak nga pak.

Dhimbshëm.

Exit mobile version