Kreu Letërsi Bibliotekë “Sëmundja e dashurisë”, poezi nga August Strindberg

“Sëmundja e dashurisë”, poezi nga August Strindberg

Përktheu nga origjinali Qerim Raqi

Një mëngjes heret në maj po rrija ulur pranë dritares sime
i pikëlluar
Shikoja sesi mbi lulet binin fjolla të vogla bore
aq dendur
Shkurret e trëndafileve dridheshin dhembshurisht dëshmonin ..
ndaj erës
Dhe për erën e ftohtë tulipani mbylli
kapakun
Atëherë u bë vjeshtë në zemër dhe unë deri lart në qiell ngrita
psherëtimën
” Perëndi na dërgo veren – tregoje fytyrën tënde
përsëri!”
————

Atë çast lart në qiell ndërmjet reve të shpërndara përkulet
një laureshë
Ngre zërin e saj kumbues, këndon për diellin dhe verën
Dhe menjëherë gjallëron kopshti, parku mali
Në zemrën time u zgjua përsëri ngazëllimi i verës dhe shpresa –
Stuhia atje solli qetësinë në timin
shpirt të zemëruar
Mbrëmja ka rënë në retë e trëndafilta dhe deti pushon;
Valët dremisin ëmbël ende të përgjumura psherëtijnë;
Ah, është zemra ime që psherëtinë aq e shqetësuar dhe vajton
Valët dremisin mjaft ëmbël, ato e duan të tyrin
bregdet
Përtej qiellit në perëndim atje banon e dashura ime
larg;
Më jep njërin krah tëndin pulëbardhë, të fluturoj tek ajo menjëherë
Të hyj fshehurazi në dhomën ku rri ajo zhytur në ëndërrime;
t’ a puthë në ballë, të ledhatoj flokun e saj të zi si nata
Kah të erdhi ai mendim i guximshëm që ajo duhej të vuante?
Mendja e saj nuk të arrinë ty – Nuk është për ty
puthja e saj
Ah,një tjetëri ajo i’a ka dhuruar zemrën, një
qenie tjetër
Plotë dashuri dhe dritë, errësirë dhe parzmore bëhet fati yt!
Nata nuk më sjell qetësinë; në kasollën time
s’ kam gjumë
Valët flenë shumë ëmbël -Ah, le ta duan
bregdetin e tyre!

—————

Por, ç’tundim më përfshinë? ti je shitur tek
një tjetër?
Çfarë të kërkoj nga ti, një i huaj jam
për ty?
I varfër, shumë i varfër jam, dhe s’ kam asgjë të të ofroj
vashëz
Vetëm një zemër aq të ngrohtë, një vullnet
shumë të fortë!
O, fale pra një të marrë që nuk ka pasur
guxim
Të hedhë një zjarr në shpirtin tënd, për të shijuar miqësinë tënde
një çast
Të ngrohem pranë zjarrit hyjnor të dashurisë që ti ke ndezur
për të dashurin tënd
Nëse unë digjem në këtë rast, O, atëherë i mjaftueshëm
dënimi

—————

Nata ka hedhur qetësinë dhe pushon mbi tokën
e përgjumur
Gardalina fle në shkurre; ëndërron të dashurin
e saj
Era e muzgut ka harruar veten nën kurorën e gjelbër të blirit
E puth gjethin e sapokëputur, pëshpërit për pyllin e drerit
dhe beson
I vetëm bëjë roje pranë imazhit të verdhë të zbehët të
dhomës sime
Nuk e gjej më atë qetësinë në punë si
përpara
Mendja nuk është në përputhshmëri me shumëllojshmërinë e
imazheve
Sepse në syrin tim ëndërrimtar, kalon imazhi yt
o, vashëz
Ah, dua ta fshij nga vatra e thellë e sime
zemër
Por për këtë nuk kam pushtet; dhe zemra atëherë të erdhi pas
Goditjet e shpeshta të orës në shesh më thërrasin
të pushoj
Por gjumi nuk më vie, dashuria vazhdimisht
bënë roje
Ah, vetëm ca orë më parë unë shijova praninë
Lauresha ka ikur rrugës së saj; vjeshta ka ardhur
përsëri
I vetmuar qëndroj pranë urës pas të lashtit
blir
Pashë sesi në çastin e ndarjes miqët më ftonin në
lamtumirën
Përse nuk shtrëngova dorën tënde aq fort sa
të tjerët
Falënderues për gëzimin që më fale, dritën që shpërndave në
shpirtin tim
O, kur ajo qëndeonte në kuvertë aq e mavijosur
në faqe si narcisi
Loti në sy, kuptohet, pasqyronte mall dhe dhembje
Kur kaçurrelet e zeza si nata hidheshin lirshëm në
erë
Ajo qëndronte e pastër dhe e bukur, ngjasonte me idolet
e ëndërrave të mia
Më mbërtheu dhembja, atëherë doja të hidhesha
në thellësi
Të vdes në çast i qetë me shikimin e saj
lamtumirës
Ndoshta ajo derdhi një lot për dashurinë
e çiltër të djaloshit
Për një zemër të thyer, ah për mua ajo
nuk qau
Tani nëpër detin e shkretë drejt bregdetit të huaj
ajo udhëton
Qetëso mërinë tënde uragan! Ti s’ bënë ta thyesh trëndafilin tim!

Exit mobile version