Kreu Opinion Rexhep Hida: Simpoziumin I Kombëtar i Përkthimit me temën “Përkthimi si diplomaci...

Rexhep Hida: Simpoziumin I Kombëtar i Përkthimit me temën “Përkthimi si diplomaci kulturore” i Shoqatës së Përkthyesve Shqiptarë

Më 12 tetor 2022, në kuadrin e Tetorit të librit, në Tiranë, në mjediset e Hotel Tirana International, u mbajt Simpoziumi i Parë mbi Përkthimin, organizuar nga QKLL, Shoqata e Përkthyesve Shqiptarë dhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë. Në të morën pjesë më shumë se 100 vetë: përkthyes, filologë, botues dhe gazetarë nga e gjithë Shqipëria. Fjalën e hapjes e mbajti Drejtorja e QKLL–së, znj. Alda Bardhyli. Simpoziumin e pershendeten z. Rexhep Hida, Kryetar i Shoqatës së Përkthyesve Shqiptarë, z. Petrit Ymeri, Kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, z. Diana Culi, shkrimtare dhe përkthyese e mirënjohur, z. Skënder Durmishi, Ambasador i Republikës së Kosovës në Tiranë, Prof. Xhevat Lloshi, Prof. Ilia Lëngu, z. Nikolla Sudar, përkthyes i mirënjohur, Mjeshtër i Madh, u lexua referati i z. Shpëtim Cucka, referati i z. Eshref Ymeri, z. Kleo Lati, shkrimtar, perkthyes i mirënjohur, Prof. Lindita Xhanari-Latifi, z. Xhimi Lazri, përkthyes i mirënjohur, z. Ben Andoni, përkthyes i mirënjohur, z. Eduard Caka, znj. Dasareta Mitro, përkthyese e mirënjohur, z. Evans Drishti, Orkida Muco, Klodian Brici, si edhe mjaft personalitete te tjera nga fusha e letersisë dhe e artit. U dëgjuan 15 referate e kumtesa, rreth 25 diskutime; në të u rrahën problemet aktuale të përkthimit letrar, përhapja dhe popullarizimi i letërsisë klasike dhe moderne botërore te lexuesi shqiptar.

 Fjaja pershendetese e z. Rexhep Hida, Kryetar i Shoqates se Perkthyesve Shqiptare

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Së pari, më lejoni t’ju falenderoj perzemersisht per pranine tuaj sot ketu, pa te cilen kjo veprimtari do te ishte e pamundur.

Momentin e zhvillimit te kesaj veprimntarie kaq te rendesishme kulturore, sic eshte ky Simpozium i Pare Kombetar mbi Perkthimin, e kam pritur me kenaqesi dhe emocion te vecante.

Arsyet per kete jame te shumta, por une po permend vetem disa prej tyre:

1.   Se pari, sepse shkolla shqiptare e perkthimit, ndonese relativisht e re, me emra te tille te medhenj si Fan Noli, Milto Gurra, Mitrush Kuteli, Branko Merxhani, Vedat Kokona, Bujar Doko, Sami Leka, Mina Qirici, Branko Merxhani, Sergej Sherko, Klio Evangjeli, Mark Ndoj, Henrik Lacaj, Petro Zhej, Jusuf Vrioni, Jorgo Bllaci, Robert Shvarc, Nasho Jorgaqi, Aristidh Ristani, Zef Simoni, Afrim Koci,  etj., ku, natyrisht, vend  qendror ze Fan Noli, qe eshte kthyer edhe ne simbolin e perkthimit shqiptar,  eshte tejet presitigjioze.

  Nga dora e tyre e arte dolen perkthime mjeshterore te kryeveprave te letersise boterore te shkrimtareve te tille te medhenj si Homeri, Eskili, Sofokliu,Euripidi,Aristofani, Bokacio,  Shekspiri,  Molier, Dante Aligieri, Sevantes, Balzak, Prust, Xhojs, Sartr, Kafka, Kamy, Tolstoi, Dostojevski, Çehov, Dikens, Markes, Kundera, Sent Ekzyperi, Paolo Koelo, Ernesto Sabato, Oruell, Italo Kalvino, Moravia, Pirandelo, Saviano, Umberto Eko, Dino Buxati, Navaro, Mo Yan, Kavabata, Shollohovetj. dhe të gjithë autorëve bashkëkohorë.

2.   Se dyti, sepse kjo shkolle e shkelqyer perkthimi u pasua dhe u ngrit ne nje shkalle me te larte nga perkthyes te tille shume te talentuar si Edmond Tupja,Shpetim Cucka, Piro Misha, Diana Culi, Primo Shllaku, Ilia Lengu,  Rajmonda Vucini, Krenar Haderi, Mira Meksi, Mirela Kumbaro, Saverina Pasho, Bashkim Shehu, Xhimi Lazri, Nikolla Sudar, Dhori Cico, Myzejen Shapllo, Jorgji Doksani, Kleo Lati, Iljaz Spahiu, Xhemile Zykaj, Korab Hoxha, Parid Teferici, Agim Doksani, Lindita Xhanari Latifi, Eduard Caka, Evans Drishti, Alba Tuci, Ergisa Bebja, Holger Protopapa, etj.

3.   Se treti, sepse me kete thesar pervoje te grumbulluar, megjithe veshtiresite e shumta dhe ndonje mangesi, shpreh bindjen se kjo shkolle shqiptare tejet prestigjioze e perkthimit do te vijoje te ece ne rrugen e hapur nga paraardhesit tane duke I dhene lexuesit shqiptar ne menyre mjeshterore kryevepra te tjera te letersise, filozofise  e te artit boteror.

Kjo gje eshte arritur sepse keta mjeshtra te medhenj te perkthimit, sic ka vene ne dukje studiuesi skocez, Alexander Fraser Tytler, kane patur ne qender te vemendjes se tyre  lexuesin. Në këtë mënyrë perkthyesit tane kane merite per shqiperimin e sakte, per transmetimin e plote ne gjuhen shqipe te brendise se origjinalit me te gjitha vlerat qe ai bart—si idete, mesazhet dhe figurat-  per  perputhjen e shkelqyer stlistikore te perkthimit me origjinalin, per percjelljen e plote te atmosferes se pergjithshme qe permban vepra, per saktesine, qartesine, pastertine dhe figurshmerine e larte te gjuhes se tyre te perkthimit.

Ne mbyllje, shpresojmë që te pranishmit do të na shfajësojnë per çdo mungesë apo papërsosmëri që mund të konstatojnë ne kete Simpozium, prandaj ne mirëpresim me kënaqësi cdo sugjerim, cdo vërejtje dhe cdo  koment nga ana juaj.

 REZOLUTË

Me 12 tetor 2022, ne Tirane u mbajt Simpoziumi i Pare Kombetar mbi Perkthimin, organizuar nga QKLL, Shoqata e Perkthyesve Shqiptare dhe Shoqata e Botuesve Shqiptare.  Në të morën pjesë më shumë se 100 përkthyes, filologë, botues dhe gazetare nga e gjithe Shqiperia. Simpoziumin e pershendeten znj. Alda Bardhyli, Drejtore e QKLL-se, z. Rexhep Hida, Kryetar i Shoqates se Perkthyesve Shqiptare, z. Petrit Ymeri, Kryetar i Shoqates se Botuesve Shqiptare, z. Diana Culi,shkrimtare dhe perkthyese e mirenjohur, Prof. Ilia Lengu, Prof. Xhevat Lloshi, z. Skender Durmishi, Ambasador i Republikes se Kosoves ne Tirane, z. Nikolla Suadr, stiduies dhe perkthyes i mirenjohur, z. Kleo Lati, shkrimtar dhe perkthyes i mirenjohur, Prof. Lindita Xhanari-Latifi,z. Ben Andoni, publicist dhe perkthyes  mirenjohur,  z. Xhimi Lazri, perkthyes i  mirenjohur, z. Eduard Caka, studiues dhe perkthyes i mirenjohur, si edhe mjaft personalitete te tjera nga fusha e letersise dhe e artit.U dëgjuan 15 referate e kumtesa, rrreth 25 diskutime; ne te  u rrahen problemet aktuale të përkthimit letrar, përhapja dhe popullarizimi i letërsisë klasike dhe moderne boterore ne te lexuesi shqiptar. Duke përmbledhur rezultatet e punës së tyre, pjesëmarrësit e Simpoziumit njëzëri theksuan se sot, në kuadrin e rritjes së tensioneve ndërkombëtare, kërcënimit në rritje për paqen dhe stabilitetin në planet, është jashtëzakonisht e rëndësishme  të shumefushohen  lidhjet humanitare për të parandaluar reduktimin e shkëmbimit të ideve, njohurive dhe arritjeve artistike, duke kontribuar në krijimin e një atmosfere mirëkuptimi të ndërsjellë midis popujve të vendeve të ndryshme. Ndoshta roli më i rëndësishëm në këtë shkëmbim i përket letërsisë artistike. Pikerisht nga letersia artistike lexuesit shqiptare marrin informacion të besueshëm, larg cdo klisheje ideologjike, për jetën e njerëzve të planetit tonë, për shpresat dhe frikën e tyre, për orientimet e tyre të vlerave dhe përparësitë morale. Përcjellja e  fjalës se një shkrimtari të gjallë te njerëzit ështe  detyra më e rëndësishme e cdo përkthyesi, sepse fjala e gjallë e shkrimtarit ndonjëherë është më bindëse sesa dokumentet diplomatike të balancuara dhe të verifikuara. Sot një përkthyes nuk është thjesht një ndërmjetës midis lexuesve të vendeve të ndryshme, duke riprodhuar në mënyrë adekuate dhe të saktë fjalën e shkrimtarit në gjuhën e tyre amtare, duke shpalosur pasurinë artistike të veprës së përkthyer, origjinalitetin e saj kombëtar dhe shpirtëror. Përkthyesi është një figurë ndërkombëtare në fushën e diplomacisë kulturore, një lajmëtar i pajisur me kredencialet e Homerit, te Eskilit, Sofokliut,Euripidit,Aristofanit, Bokacios,   Shekspirit, te Molierit, Dante Aligierit, Sevantesit, Balzakut, Prustit, Xhojsit, Sartrit, Kafkes, Kamyse, Tolstoit, Dostojevskit, Çehovit, Dikensit, Markesit, Kunderes, Sent Ekzyperise, Paolo Koelhos, Ernesto Sabatos, Oruellit, Italo Kalvinos, Moravias, Pirandelos, Savianos, Umberto Ekos, Dino Buxatit, Navaros, Mo Yanit, Kavabates, etj. dhe të gjithë autorëve bashkëkohorë. Ata përfaqësohen nga përkthyesi në komunitetin botues shqiptar dhe sa më e lartë qe të jetë aftësia individuale e përkthyesit, aq më i suksesshëm është ky përfaqësim. Pjesëmarrësit e Simpoziumit shprehen vleresimet me te larta edhe per rolin tejet poziotiv qe po luna gazeta kulturore ExLibris, e cila eshte vene ne krye te organeve qe mbron kulturën, letersinë dhe mbi te gjitha pastërtinë e gjuhës shqipe. Pjesëmarrësit e Simpoziumit shprehin shpresën dhe besimin se perkthimi do të vazhdojë të mbështetet nga Qeveria  dhe se shkëmbimi i pikëpamjeve, i mendimeve dhe i ideve që u zhvillua në këtë simpozium do te vijoje edhe me tej duke i lejuar ata të japin një kontribut të rëndësishëm në rritjen e aftesive te tyre profesionale  per  krijimin e një hapësire sa me te gjere kulturore  që u shërben lexuesve shqiptare, si  ideve të paqes dhe së mirës.

Exit mobile version