Kreu Letërsi Bibliotekë Rexhep Ferri: Me zotin e gjumit (ese)

Rexhep Ferri: Me zotin e gjumit (ese)

1.

Haj, moj e zeza jetë haj!

Dëshirat e njeriut i ka mbuluar dëbora, harresa, pandemi Covid-19.

Me pak akull për kokë më freskohet shpirti, kujtesa…

Me revole e dollarë gjithçka është një mendim.

Jo aq keq.

Mbylleni gojën dhe hundën me maskë!

Për shëndetin mendor djalli e di vendin se ku shkon.

S’ka mashtrues që i del përpara.

Për pandeminë Covid-19 s’mbeti gjë pa u thënë.

Kur njeriut nga natyra i afrohet mundësia për ta shprehur veten.

Me qetësi dramatike, jeta është aty ku është edhe vdekja.

Një rast i mirë është jeta e dytë.

Sa është afër apo larg nuk po mendoj.

Edhe sa kohë do të mbajmë distancë e maska, kënd ta pyes?

Kënd ta bëj fajtor?

Kam nevojë për fjalën time

2.

Me humbjen e busullës orientuese, përtej besimit njeriu ndalet.

Ende nuk e kupton se çka kërkon.

Në Darkën e fshehtë, të shtruar për miqësi, provojeni meditimin!

Mashtrimi çka kërkojnë dihet.

Kush nuk e qanë hallin e vet, marrëzira e botës i bie në kokë.

Tragjedia i pëlqen si thirrje.

Pa e ditur sa larg është frika, a mund të pushojmë nga çmenduria?

Kur e zbulojmë të vërtetën me diçka nga biografia?

Mëkati nuk është mëkat.

Ka gjëra të tjera që janë shumë më të pafytyrë që ndodhin gjatë shëtitjes kur zbulojnë të vërtetën.

Para pasqyrës çka presin njerëzit?!

Nuk e pyesin më veten.

Përtej kësaj harrese e kanë harruar përgjigjen.

Duan pak qetësi për të qenë më të peshuar për kohën e humbur.

Unë nuk e di si shpëtova nga realiteti i zi.

Kërkesa dhe interesi janë rrezik i ulët.

Rrezik mesatar i ulët.

Rrezik mesatar.

Dhe rrezik mesatar i fortë.

Dhe rrezik i lartë kur arrijmë të shkojmë në sallonet e bukurisë.

3.

Dikush jashtë meje më pyeti:

Çfarë fshihet pas heshtjes kur kërkojmë përgjigje dhe kur vdesim para se të vdesim?

Kjo botë pse është kështu?

Nga t’ia fillojmë kur na mungon guximi?

Për ta ruajtur pak qetësinë duhet të jem më i kuptueshëm.

Në rrafshin që na shpëton nga çmenduria, jeta ka dy pamje:

– Pamja e parë shihet edhe në terr.

– Pamja e dytë vjen e shkon me nxehtësinë e oqeanit.

Populli nuk është i verbër.

E kupton.

Koha e humbur është diçka në mes.

Njeriu për pak iluzione ka frikë të mendojë ndryshe.

Nëse e doni një mashtrim, rrëfimi vazhdon!…

Zëri i një kohe tjetër si në legjendë na afrohet.

Djalli famëkeq gjatë Darkës së Fshehtë lyp kuaj me fener anash.

Për të mos e parë as majtas, as djathtas.

Anash ka gjeografi dhe terr.

Nuk ka histori

Për pak vetmi ka kush mendon për ne.

Nuk është fundi i botës…

Si mendim.

Si fjalë e qëlluar në darkën e fshehtë.

Qëllimet janë djallëzore.

Për dreqin e për dreqin, për njeriun e për askënd.

Nga përtej koha.

Nga përtej historia.

Është një çmenduri e vërtetë.

Jeta është fillimi i cdo gjëje.

Flini si njerëz.

E kam hallin e brezave.

4.

Çka mund të themi për rrethin diellor?

Çka ju pëlqen e çka ju shqetëson?

Thirrja bëri një hap përpara historisë.

Gjaku i kaltër qeshi.

Thirrni sa nuk është bërë vonë!

Ndoshta dikush tjetër, si në legjendë zbret nga Hëna.

Pa dashje kur e lëshova.

Përtej harresës, paguar harresën.

Çka marrim nga jeta dhe çka jemi duke bërë me jetën?

Gjatë temperaturës mbi njëqind.

T’i nderojmë të vdekurit!

T’i nderojmë të gjallët!

Të shkojmë te varrezat e të shohim sa të qetë janë të vdekur.

Sa për qind janë të vetmuar?

Jeta mbeti  vetëm problem të besojmë – për gjithçka dhe asgjë.

Shqetësimet mos t’i harroj.

Tani qenka vonë.

Jam dëshpëruar.

Çdo gjë po shkon përtej së vërtetës që e kemi harruar se kush jemi.

Për këtë humbje, të faleminderit që më gënjeve, djallit famëkeq i thashë.

Krah për krah me historinë e Muzeut të Njeriut çdo ditë e më shumë mashtrimit po i rritet fama.

Po i rriten thonjët.

Duke e analizuar fatin dhe humbjen e fatit.

Nuk e di pse.

Vetëm legjendën e njohim.

Ashtu dëshirojmë.

Të ngrihemi më lart se ylli i fatit.

5.

Në këtë botë, aty ku tani  s’ka njeri.

Heshtja ka të drejtë.

Si asnjëherë më parë jemi të humbur.

Jemi të njëjtë.

Kush do të na çojë në komunizëm?

Për të kaluarën dhe të ardhmen, kafshata na ka mbetur në fyt.

Për filozofinë e kësaj paraqitjeje nuk kemi ligje.

Jeta mbetet një zhgënjim.

Mblidhe veten, shpirtit i thashë.

Do të shkojmë në një varrim.

I lutem zotit mos të mendojmë më shumë.

Jemi në një fillim të një zhgënjimi mashtrues.

Ashtu po mësohemi të ecim…

Po mësohemi të luftojmë.

Cdo ditë nga pak të vdesim.

Me zotin e gjumit dhe të ëndrrave,Leonardo Da VInci,natyrën e ka parë dhe ka shprehur si faqe drame.

Për njeriun në lëvizje.

Me një gabim qe falet, njëra anë e medales është hakmarrja.

Hakmarrja i takon internetit, që është faqja e njeriut me maska.

6.

A t’ia nisim t’i mbushim bateritë?

Ndryshimi është dhuratë e madhe.

Jemi lodhur me jetën e mbushur me ëndrra.

Nuk ka më kthim prapa.

Ose do të ndalemi, ose do të vazhdojmë, pa e ditur se nuk kemi bërë asgjë.

Për ta fituar betejën e pandemisë “Covid-19” u mësova prapë të eci.

Këtij fillimi ende nuk i dihet fundi.

Nuk i dihet fundi.

Isha pothuajse i vdekur.

Jo në tokë.

Diku larg në tokë mes shkretëtirave.

Për një kohë artistikisht të ëndërruar.

Me frikën mbi frikë, deri te fluturimi i mallkimit.

7.

Djall, o djall!

Tinëzar famëkeq.

Deri në palcë famëkeq.

Normal.

Dreq, o dreq!

Darkës  se fshehtë, kafshatë e dreqit.

Me mjaltë, pa mjaltë,  për herën tjetër.

Pse s’e kemi ditur?

A ka kuptim të shpëtojmë diçka që duhet ta shpëtojmë?

Për çfarëdo qejfi nuk ecet nëpër kohë pa kohë.

Për verën tjetër.

Me qiell, me yje.

Për ta takuar veten…  

Jeta dhe pjesa më e rrezikshme e jetës janë një mundësi.

Dreqi është dreq!

Darka e fshehtë kafshatë e dreqit.

Për herën tjetër koha ka ende kohë:

Në njërën anë po;

Në tjetrën jo.

Me dy fjalë na afrohet legjenda.

Kur zbrita nga Hëna isha në pikë të hallit.

Në heshtje para jetës, para vdekjes.

Helmi që më shëroi më erdhi si muzikë,dhe si mundësi për të jetuar.

Me një kafshat helmi.

Si etje para urisë.

8.

Qind për qind situata është e keqe.

Çka duhet të bëjmë në mes të natës?

Jemi bërë persona të njohur publikë.

Çfarë do të thotë kjo për jetën?

Nuk po di çka po flas.

Fjala është bombë e kurdisur me sahat.

Ëndrra që pash ekziston.

Kthehuni djathtas!

Për majtas duhet të ndryshojmë.

Duhet pranuar realitetin:

S’ka kthim nga kemi ardhur!

Ta kemi të qartë për kujtim.

Duhet të jemi zot i fatit tonë.

Ç’është kjo ide e kuptoj!

Nuk po flas si na ha mendja.

Kurrë nuk kemi qenë më shumë budallenj të rritur.

Drejtësia ishte e verbër.

9.

Me një pikë morali.

S’kemi parë ende asgjë.

Njeriu nuk e di a ka kohë ta dojë njeriun.

Mendjen e ka pa hile.

Kur rri e punon hajt e hajt:

Me fjalë;

Me zë;

Me ngjyrë.

Me njerëzve me këngë mes krahut.

Daja Shpend të lumtë goja!

Na mësove të mendojmë…

Na mësove të ecim.

Troja ime ende është një luftë,nëpër stinë.

Para se të bëhet vonë për të mësuar pse bëhet lufta.

Tejkalohen historia  dhe vetveten.

Për njerëzit nuk ka më punë të shenjtë.

Të gjitha ëndrrat nuk janë për ti treguar.

10.

Njeriu kujtohet për cka u transmeton njerzëve.

Nga bota kur flasim për një cilësi jete.

Me shumë ëndrra.

Me shumë histori mitike.

Dashuria na bënë njerëz.

Lufta, paralufta, kriminale,hajdutët.

Jo nga degjenerimi por nga padija .

Njerëz si Guri i Sizifit.

Dashuri e rrezikshme.

11.

Në pikllim e pashë se nuk po shkonte dicka me trupin tim.

Nuk isha djal I ri që mashtrohet pas perlave e kërthizave kur dalin përpara.

Kur nuk e mora vesh nga kush e mora Korona virusin 19.

Tani po flas për botën e të vdekurve.

Thjeshë për kohën e të gjallëve.

Mendoj thjeshtë ku jam dhe pieta sa është e rëndësishme jeta.

Sa e njohim,reale,absurde.

Mandej thjeshtë shumë njerëz shumë harrohen nëper kujtesat tona.

Nuk ka rëndësi ku shkojnë.

Cka kërkojnë?

Në fund të jetës jerëm shohim pamje të ndryshme nga jeta e nga gjërat e jetës së përditshme.

Nga rrënojat e viteve harrohen gjërat e jetës së përditshme.

Për një të vërtetë mes jetës dhe vdekjes.

Exit mobile version