Kreu Letërsi Botime të reja Poeti laureat Rudolf Marku botohet në Greqi

Poeti laureat Rudolf Marku botohet në Greqi

Libri poetik i Rudolf Markut, “Rrathë të brendashkruar” botuar së pari nga Shtëpia Botuese ‘Onufri’,  Tiranë, në vitin 2020, botohet këto ditë në Athinë, Greqi, prej Shtëpisë Botuese prestigjioze të vendit fqinj, Vakxikon Publishing House, një Shtëpi botuese që ka publikuar më parë autorë si Elitis, Kavafis, Seferis, Pablo Neruda e shumë emra të tjerë të majave të poezisë greke dhe botërore.

U kujtojmë lexuesve se po ky libër poetik i Rudolf Markut pat qenë botuar në vitin 2021 dh  në Texas, Dallas, prej Mundus Artium Press, me një tirazh mbi 5000 kopje, dhe ka patur review të suksesshme  e tepër favorizuese nga kritika amerikane.

Libri është botuar bilingual, greqisht-shqip, dhe është përkthyer nga Petros Çerkezis, i krahasuar dhe me variantin anglisht të poezive.

Më poshtë po sjellim dy Book Review të shtypit grek në lidhje me botimin e Rudolf Markut në Greqisht.

Poezia e Rudolf Markut është Arti më i shenjtëruar, është një religjion që nuk posedon Tempuj, dhe është gjeometri e asaj që nuk shpjegohetështë himn i udhëtimi të  Argonautëve modern drejt rrugës pafundësisë, por janë  dhe endjet  e brendshme të shpirtit,  dhe Himni i Natyrës mbart të Bukurën  dhe Përjetësinë.

shkelësh në Tokë (me siguri), njëra këmbë duhet të qëndrojë jashtë saj, na thotë Nobelisti ynë Odysseas Elytis. Por këmbën tjetër, çdo tokë ai shkel, në atë Londrës a të Ballkanit, Rudolf Markut ia ka rrëmbyer  Universi, Gjithësia.

 Ekziston një muzikë  e brendshme gjithë harmoni, e lirë nga dogmat, me guximin kokëkrisur të lakuriqësisë, me guximin e goditjeve vertikale, me qëndisjet e Fjalës.

përmbledhjen Rrathë Brendashkruar’ ka poezi që klithin, që ulurijnë,   terheqin me forcë, bejnë qash, dhe poezi të tjera, që pajtojnë Lashtësinë  me të Ardhmen dhe gjithashtu  Njeriun me Fatin e vet, poezi që na prekin, na magjepsin, që na bëjnë buzëqeshim ose na trishtojnë, sepse Tirana nuk është qytet ku ke dëshirë jetosh’siç thuhet në një parafrazim të poetit anglez John Betjeman.

Dhe vetë poeti thotë:

Pa e ditur se shiu bie prej vitesh më parë,

Tridhjet’ e ca vite, me rrebesh dhe furtunê,

Tridhjet’ vite që njerezit nuk ngren sytë nga yjet,

Tridhjet’ vite që njerëzit  janë t’vetmuar se kurrë!

Ndërsa një javë më parë se të botohej libri, poeti, kritiku dhe botuesit Nestoras Poullaikos pat shkruar kështu në një artikull që paralajmëronte botimin së shpejti të poezive të Rudolf Markut në Greqi:

Rrathë Brendashkruar:  -poezia e Markut, është muzika e shpirtit të tij. Buron spontanisht dhe është e menjëhershme.  Kjo poezi ka teknikë tepër shqiptuese dhe shkruhet si frymë; për këtë arsye shpaloset në letërdhe jo në mekanizma qe nuk kanë shpirt. Marku adhuron të bukuren dhe hyn në përmes fjalës plot hir, gjen çelësin e duhur që hapë portën mistike, jo vetëm subjektit cilësor, por edhe të detajit krijues që është i lidhur dhe e ndërtrupëzuar me metaforën dhe simboliken. Peizazhet e tij janë pafundme;- është gjeografia globale, është tërë universiArkitektura e veprës tij është e projektuar nga dëshirat e njeriut modern. Kombinon të vërtetën me të bukurën, fantazinë me të vërtetënPoeti i çargjë fjalët plot e përplot me emocion, duke kombinuar elementët historikë me përditshmërinë, për arritur metaforikisht shprehjen e njeriut modern!

Exit mobile version