Romani përqendrohet rreth një aktori maltez, Erik Kseri, i cili është një personazh i famshëm i teatrit dhe televizionit. Ai është një person i egocentrik dhe feminist, i cili në mars të vitit 1980 vizitoi Gjermaninë. Gjatë vizitës së tij në Berlinin Lindor, ai kalon një natë me një kameriere të quajtur Juta Hajm. Edhe pas kthimit të tij në Maltë, ai nuk arrin ta harrojë atë. Pasi gruaja e divorcon duke e i lënë edhe vajzën e tyre të vogël, në jetën e Erikut kalojnë edhe shumë gra të tjera me të cilat ka marrëdhënie afatshkurtra, por në të njëjtën kohë, ai vazhdon dhe mendon vazhdimisht për Juta Hajmin, të cilës i dërgon letra të njëpasnjëshme përgjatë viteve por pa marrë asnjëherë përgjigje prej saj.
Tani është viti 2013, disa nga gratë me të cilat ka qenë i lidhur gjatë jetës së tij kanë ndërruar jetë, vajza e tij është martuar, dhe ai tani po jeton me një grua shumë më të re se vetja. Pas një para infarkti shëndeti i tij përkeqësohet dhe ai vendos të bëjë një përpjekje përfundimtare për të takuar Juta Hajm duke u rikthyer sërish në Berlin kundër këshillave të mjekëve. Në një moment ai fillon të dyshojë se mbase Stasi e kishte zhdukur atë për shkak të marrëdhënies me të, ose ndoshta ajo mund të ketë qenë një spiune e vetë Stasi-t, ose mund të ketë pasur një fëmijë prej tij pas asaj nate që kishin kaluar bashkë. Kur shkon tek e njëjta adresë ku ai kishte kaluar atë natë me të dhe ku kishte dërguar letra për më shumë se njëzet vjet, e përshëndet një grua në moshë, e cila i thotë që ajo nuk ishte Juta Hajm, dhe nuk kishte takuar kurrë më parë ndonjë grua të quajtur Juta Hajm, dhe se ajo nuk kishte marrë asnjëherë ndonjë letër nga Malta. Duke menduar rreth dyshimeve që kishte rreth përfshirjes së Stasi-t në historinë e tyre, Erik Kseri shkon në arkivat e Stasi-t në Berlin për të kontrolluar nëse ekziston një dosje rreth tij apo Juta Hajmit, por nuk rezulton asnjë e dhënë për të apo për këtë grua.
Zemërvrarë, Erik Kseri kthehet në Maltë, por pëson një atak fatal në zemër menjëherë pas kthimit të tij.
Në vitin 2014 është vlerësuar me National Award for Prose për librin “Juta Hajm”.
* * *
Immanuel Mifsud ka lindur në Maltë më 12 shtator 1967. Ai ka filluar të shkruajë poezi dhe prozë qëkur ishte 16 vjeç, si dhe filloi të punojë me grupe eksperimentale teatrale, duke drejtuar vetë shfaqjet e tij dhe më vonë vuri në skenë vepra nga Chekhov, Dario Fo, Max Frisch, Federico Garcia Lorca, David Mamet, Harold Pinter dhe Alfred Buttigieg. Një sërë veprash të ndryshme të Immanuel Mifsud janë përkthyer dhe botuar në shumë vende evropiane dhe në SHBA gjithashtu.
Proza e Mifsudit tërhoqi menjëherë vëmendjen e kritikëve maltezë dhe fitoi etiketimin si shkrimtari maltez i gjeneratës X.
Ai ka shkruar gjashtë përmbledhje me tregime të shkurtra, gjashtë përmbledhje me poezi. Immanuel Mifsud shkruan edhe tregime për fëmijë, pasi ka botuar një përmbledhje me tregime të shkurtra për fëmijë si dhe një libër me ninulla. Ai ka marrë pjesë shumë festivale prestigjioze të letërsisë.
Në vitin 2011, ai u bë shkrimtari i parë maltez që fitoi çmimin prestigjioz European Union Prize for Literature.
Në vitin 2014, ai u emërua anëtar i Urdhrit të Meritës së Republikës së Maltës.
Mifsud u bë shkrimtari i parë maltez që u prit në Bibliotekën e Kongresit, në Uashington D.C., ku më 16 shkurt 2017, referoi dhe u intervistua gjatë një ngjarje të veçantë. Në të njëjtin vit ai u ngarkua të shkruajë një poezi për Commonwealth Day; Mifsud lexoi “Libri” gjatë festimit të Commonwealth Day në Westminster Abbey më 13 mars.
Mifsud ka studiuar në Universitetin e Maltës ku iu dha një doktoratë në letërsi në vitin 2012. Ai jep letërsi dhe teori letrare në të njëjtin universitet.
Ndër çmimet që shkrimtari i talentuar maltez Immanuel Mifsud ka marrë gjatë karrierës së tij janë:
– Fitues i National Literary Award, 2015 me librin Jutta Heim
– Fitues i National Literary Award, 2014 me librin Penelopi Tistenna
– Fitues i European Union Prize for Literature, 2011 për Fl-Isem tal-Missier (tal-iben)
– Është renditur në shortlist për Premio Strega Europa, 2008 për L-Istejjer Strambi ta’ Sara Sue Sammut
– Ka marrë vendin e 2-të National Literary Award, 2005 për Kimika
– Fitues i National Literary Award, 2002 për L-Istejjer Strambi ta’ Sara Sue Sammut
– Fitues i vendit të 2-të National Literary Award, 2001 për Il-Ktieb tar-Riħ u l-Fjuri