Kreu Letërsi Bibliotekë “Ngujimi i amël”, poezi nga Natasha Çera Duriçi

“Ngujimi i amël”, poezi nga Natasha Çera Duriçi

RRUGICA E SHPIS TEME

N’anë rruget shpia jeme
nihen zhurmë e zana pa ja nda
Kerre që qisin inat tymi për mas
tuj u hakërry n’xhaden shkojnë e ecin.
. .E harrueme hapash rrugica e portës teme
ma kush nuk vjen
Ashtë rrudhë n’mall me ndi zanin e vet!
Paj..do kam shkallët
përditë u qes ujë të ri përmi
si lakmues
Me lexue nëpër to
kaligrafi t’vjetra kambësh e eshtrash
që hala ruhen n’betonin e vjetër!
Kur dielli shkon n’zenit shtyj kadalë xhamin
Perdet si paloj..e la hapun një copë
atë që bjen kah rruga.
Si due kurrë perdet e palueme bukur
portën me hekur se kam vajis, as ndry jo
N’udhën me zhurmë del rrugica jeme
si prrenjtë që kado t’sillen bahen det..
..palu krahësh rrugica e shkretë !


SIAMEZE ME TY BAHEN STINET

Nën akuj e borë
përrenjtë ujë kishin sjellë e marrë.
Jeta nën to ardhur burimesh
nga gjinjtë e malit.
Në kroje gjethja prapë ishte krua
dhe pse ngrirë e bërë ngjyrë tulle
grushtin priste nën të të mbushej
e të lagte buzë.
Muaj dimri mbi dhe shtruar
nën to pranvera kish pritur të shpërthente.
Nëpër pyje
fëshfërima zbuste hapin
të ndillte zogj e dallëndyshe.
Siameze të përjeta stinët..
aty ku gjethet ngatërruan numërimin
çelen luleshqerra e jargavanë
Shtrati më shumë u mbush lumë
kur mbi të dëbora shkriu.
Xixëllonja në mes e prerë me dritë
terrin ndriste..
Si nëpër ëndërr ishtë përpëlitur çdo gjë..
hë e solle kokën..!?


NGUJIMI I AMËL

T’du
pa t’pa
pa t’qaf
pa t’puth
pa t’prek
T’du gjithqysh
Mos guxo me ikë
A nive ..
ngujimi jem i amël !?
T’du !


BUZEVE TE GURIT PENG

.. buzëve t’gurit peng
e lëshueme poshtë, veç një herë mbete
Ky ujë që thyhet e bjen
ka shijen tande gjethe …


…KUKAFSHEHTAS…

Tash flasim rrallë
i kena zavendësu fjalt me xhestet.
jena ba t’huej
As sytë s’t’i kap ma kur t’i kërkoj
M’i fsheh dikun si askund!
Kur dola n’oborr sot
t’zuna tuj m’kundru mbas perdes
Ani thashë e bana sikur nuk e dita se po më sheh
veç sytë m’u zunë me lotë.
Po luejna kukafshehtas
nji jetë jena kuptu dhe pa folë
paj sa herë dhe jena përla me fjalë
jena përfytë n’duer inatesh
E prapë jena pajtu
e dashtë ma fort biles
Jena thanë si jena ndi
e kena mujtë e largu çdo gja që ka guxu me na da nërmjet vedi!
Kem qëndru
se kishim njeni tjetrin forcë
E tashti…?
A thue asht thy buka?
Trupi mu ftof…tyt bre goja t’u thaftë
i thashë vedit.
Lashë grepin e lulave e u sula nxitim shkallësh
du me të xanë mas perdes si kaçak
e me të qafu fort..
kur hyna..perdja lkundej në qejf t’ vet.
Ndiva derën e odës kur u mbyll…krak
edhe nji herë u shty… krak se nuk u mbyll me të parën herë sa duket.
Ra qetë.
Iu avita dritares kadalë..
e humba tuj pa lulet n’oborr!


KËRTHIZA !

E ndiva prapë sot atë të preme fryme
që më bën me lëshu do ofa shpirti!
Mblidhet helm aty
sa herë idhnohem fort
ai rreth nxehet dhimbtash!
Asht gja e shenjtë kërthiza
asht qendra e barkut
ashtë fryma aty..
kordoni ku je mbajtë me nanën!
Njatu ka ardhë dora me të përkdhelë,
dashninë aty e njofte ma s’parit herë
Uji, ajri ,kur ti ishe veç nje pikë
nëpër atë litar jete hynin me të rritë
Asht nanë kerthiza
Ani pse thonë se nanës i dhemb gjini
kur diça nuk shkon
i dhemb dhe ai fillim tunel drite si labirinth
ku as zoti nuk mujti me hy
nëpër të
e mes tyne.
Nji trup, dy jetë bëhet vetë zoti.
Kërthiza asht porta e shtëpisë bir
porta jonë
kodi ynë sekret e përjetë!
As unë nuk gjeta më portë tjetër
as ti bir mos lyp se tjetër nuk ki me gjetë !
Nana ime nuk asht ma…
jam unë
janë bijtë..
litari i jetës vazhdon…

Exit mobile version