Kreu Letërsi Bibliotekë Joyce Carol Oates: Melankoli amerikane

Joyce Carol Oates: Melankoli amerikane

Joyce Carol Oates seen before speaking at the Edinburgh International Book Festival, Edinburgh, Scotland. UK 20th August 2012 © COPYRIGHT PHOTO BY MURDO MACLEOD All Rights Reserved Tel + 44 131 669 9659 Mobile +44 7831 504 531 Email: m@murdophoto.com STANDARD TERMS AND CONDITIONS APPLY (press button below or see details at http://www.murdophoto.com/T%26Cs.html No syndication, no redistribution, Murdo Macleods repro fees apply. Leabhar

Përktheu: Qerim Raqi

Homazh për Virginia Woolf

Hyra në lumë dhe lumi u ngrit pangopshëm.
Duhet të ketë pritur prej vitesh. Nuk mund të ketë ndjerë frikë.

Momenti më i mirë i jetës sime?- faqja e fundit, pika,
lehtësia për të shmangur çmendurinë. Ngushëllimi për të mos filluar kurrë nga e para.

Dola në lumë dhe këmbanat ranë me një furi dehëse.
Duhet të ketë qenë një dasmë, sepse të panjohurit prekin buzët e lagura
me të miat.
Peshqit gjigant më kafshonin gishtat e këmbëve si dashnorë.

Një grua e padukshme që fundoset, dridhet, shkon poshtë rrjedhës,
më e rëndë se sa mund të mendohet.
Dhe shumë më kokëfortë.

Një pendë shihet larg – shikoni se si vërtitet, si ktheher drejt tokës!

Ky është momenti më i mirë i jetës sime, ky fund.

Valë pas valësh, pa fund, por pa mendime, pa tru për të menduar, pa puls ethesh, pa zë.

( Mua më pëlqen të dal nga dhoma duke folur,
thashë një herë me gëzim,
një fjali e papërfunduar kalimtare në buzë.)

Hyra në lumë dhe lumi u ngrit lakmueshëm
Pas meje lashë jetën e zhurmshme! – terrorin kumbues të vdekjes!
Errësirën e thelluar mbi varrin e Rogerit!
Dhe a nuk është kjo luftë dënimi e qytetërimit tonë?
Unë mendoj se është. Mendoj se duhet të jetë. Nuk më intereson
mbijetesa.

Por në ditarin tim, që do ta shihni të gjithë, kam shkruar Troftë dhe
brumë sallam:
Njeriu ka një përfytyrim të caktuar të brumit dhe sallamit
duke i shkruar ato.

Ka një përfytyrim të caktuar për jetën e tij
duke flakur atë tutje me guxim.

Imazhi i errësirës

Ka njerëz që ulen pranë dritareve dhe ëndërrojnë.
Në rrugën time ëndërrojnë shumë njerëz
nga dritaret që kornizojnë një rrugë të drejtë,
krejtësisht të zakonshme me makina të parkuara.
Horizonti përbëhet nga muret dhe makinat
dhe është shumë afër:
sytë e këtyre njerëzve, të habitur, lëvizin të shqetësuar rreth kornizave, rreth dritareve të tyre, duke pritur
që druri të shkërmoqet dhe
dielli t’i nxjerrë jashtë.
në akte të dhunshme.

Kur bora bie në shtëpinë e tyre, vështrimi i tyre mprehet
nga uria themelore e dimrit.
Ata presin.
Pranvera jonë e vrullshme e rreme
bën që tulipanët dhe sythat të kalben dhe
të torturojnë sytë e tyre
në maje gjilpërash.
Era ua sfilit shikimin.

Kur nata më në fund bie
asgjë më keq nuk ndodh vetëmse errësira shtrihet
nga errësira themelore
e botës.

Gruaja është vdekja e shpirtit”

Zemërime të thella përqafimesh
Erë dhe diell në një paroksizëm të pafund
të të vdekurve të ligë

një lule e bardhë në një degë
një shpirt që fle në një pemë
gratë imagjinojnë muzikën, duke fjetur ëndërruar një degë në dritën më të qartë

femërore është vdekja, çarje që hapen
të holla si fije, dështim i butë i foljeve,
saktësia e shndritshme mashkullore e syrit
ka dëshmuar përgjithmonë

burrat me pasionet e tyre hyjnë në mua dhe harrojnë
format e tyre të sakta

shpirtrat e tyre të zemëruar, të çliruar
nuk kanë asnjë kuptim tjetër, ose kanë kuptimin
e erës, diellir dhe ajrit
me ngutinë e tyre mashkullore, përjetësisht
në lëvizje nëpër tokë —

Në pritje

Numër i madh pulëbardhash, s’ numërohen dot.
Valë aritmike – gjigante, sipërfaqësore –
tingujt thithës që s’mund të parashikohen kurrë.
Ai pret në plazh me duar të shtrënguara mbi gjunjë.
Nuk është fëmijë, është shumë hijerëndë.

Një patë kanadeze fluturon, zhurmëshëm me krahët e ngathët.
Shtatë rosakë kalërojnë mbi valë
varka të panumërta, të gjitha të heshtura.
Është përsosshmëri kjo?
Ai pret që vala tjetër të ndryshoj gjithçka.

Nëse ti duhet të vdesësh dhe unë mbetem gjallë

në pritje jemi të gjithë të barabartë
në mendime identikë
në artin e pritjes

“pas pak”
dhe pastaj mbretëron pritja
e ngrirë
gumëzhitëse nën dritat e neonit
derisa ti lufton për të mos u fundosur
e unë luftoj panikun e pritjes
nën sipërfaqen
e çmitizuar
serioze
të një duzine pllakash

kapelet e ndezura të infermiereve
një univers perfeksionesh të vogla
asnjë ritual nuk funksionon këtu, vetëm mekanika
këtu ku kthimi nga të vdekurit
bëhet me orar, ose me vonesë
“për pak kohë”

i ftohti në sallës së operacionit është reduktuar
në zeron absolute,
edhe paniku pret
përqendrimi total i trupave tanë.
asnjë ritual, vetëm shprehi
për të pritur
për të mbijetuar.

Epoka e akullit

Shpirti lëviz kah të dojë vetë:
ajri është pallë, është britmë.

Tërë natën mishi i gjallë i pemës është rjepur
dhe në mëngjes syri nuk mund të masë asnjë distancë,
veshi është shurdhuar bardhësie.

Një botë e qeltë! – vezullim shumëkrahësh akulli.
Nëse pulsi rrah bredhin duhet të mësojë kujdesin
sepse këtu prekja më e vogël të vret.

Drita nga lindja është e mprehtë si brisku.
Ne ecim në rrathë të verbër, të pafuqishëm.
Pema – bari – guri – lumi – fryma jonë e freskët:

marramendja e akullit na sulmon, hipnoza e lashtë
e gjumit.

Në epokën e akullit, bukuria rrëshqet si një maskë lëkure.
Nuk mund të marrësh frymë, ngrihesh në përsosshmëri.

Exit mobile version