Përgatiti dhe përktheu: Xhensila Alla
Pikë e zbehtë blu
Carl Sagan
“Shikoje përsëri atë pikë. Është këtu. Është shtëpia jonë. Jemi ne. Në të, të gjithë ata që don, të gjithë ata që njeh, të gjithë ata që ke dëgjuar, çdo qënie njerëzore që ka ekzistuar ndonjë herë, kanë jetuan jetën e tyre. Përmbledhja e gëzimit dhe vuajtjes sonë, mijëra fe të besueshme, ideologji dhe doktrina ekonomike, çdo gjahtar e plaçkitës, çdo hero e frikacak, çdo krijues dhe shkatërrues i qytetërimit, çdo mbret e fshatar, çdo çift i ri të dashuruarish, çdo nënë dhe baba, fëmijë shpresëdhënës, shpikës dhe eksplorues, çdo mësues i moralit, çdo politikan i korruptuar, çdo “superstar”, çdo “udhëheqës suprem”, çdo shenjtor dhe mëkatar në historinë e specieve tona ka jetuar atje – në një grimcë pluhuri të varur në një rreze dielli.
Toka është një skenë shumë e vogël në një arenë të gjerë kozmike. Mendo per mizoritë e pafundme të ushtruara nga banorët e një cepi të këtij pikseli mbi banorët mezi të dallueshëm të ndonjë cepi tjetër, sa të shpeshta keqkuptimet e tyre, sa të etur për të vrarë njëri-tjetrin, sa të zjarrta urrejtjet e tyre. Mendo për lumenj gjaku të derdhur nga të gjithë ata gjeneralë dhe perandorë, në mënyrë që, në lavdi dhe triumf, të mund të bëhen zotat e një fraksioni të një pike.
Pozicionet tona, rëndësia jonë e imagjinuar, iluzioni se ne kemi një pozicion të privilegjuar në Univers, sfidohen nga kjo pikë e një drite të zbehtë. Planeti ynë është një pikëz e vetmuar në errësirën e madhe mbështjellëse. Në paqartësinë tonë, në gjithë këtë gjerësi, nuk ka asnjë të dhënë se ndihma do të vijë nga diku tjetër për të na shpëtuar nga vetvetja.
Toka është e vetmja botë e njohur deri tani që strehon jetë. Nuk ka askund tjetër, të paktën në të ardhmen e afërt, ku speciet tona mund të migrojnë. Vizituar, po. Vendosur, akoma jo. Na pëlqen apo jo, për momentin Toka është pozicionimi ynë.
Është thënë se astronomia është një përvojë përulëse dhe krijuese e karakterit. Ndoshta nuk ka demonstrim më të mirë të marrëzisë së mendjemadhësisë njerëzore sesa ky imazh i largët i botës sonë të vogël. Për mua, ajo thekson përgjegjësinë tonë për të qenë më të dashur ndaj njëri-tjetrit dhe të ruajmë e të ushqejmë pikën e zbehtë blu, shtëpinë e vetme që kemi njohur ndonjëherë.”
Jeta, e vërteta dhe të qënit i lirë
Steve Maraboli
Ne të gjithë kemi dëgjuar se asnjë fjollë dëbore nuk është njësoj. Çdo fjollë dëbore merr formën e përsosur për efikasitetin dhe efektshmërinë maksimale për udhëtimin e saj. Dhe ndërsa forca universale e gravitetit u jep atyre një destinacion të përbashkët, hapësira e zgjeruese në ajër i jep çdo fjolle dëbore mundësinë për të marrë rrugën e saj. Ata janë në të njëjtin udhëtim, por secili merr rrugë të ndryshme.
Gjatë këtij udhëtimi të shtyrë nga graviteti, disa fjolla dëbore përplasen dhe dëmtojnë njëra-tjetrën, disa përplasen dhe bashkohen, disa ndikohen nga era… ka kaq shumë kalime dhe ndryshime që ndodhin përgjatë udhëtimit të fjollës së borës. Por, pavarësisht ndryshimit, ato e gjen gjithmonë veten të formësuar në mënyrë perfekte për udhëtimin e saj.
Unë mendoj se paralelet në natyrë janë një pasqyrim i bukur i nje orkestrimi madhështor. Një nga këto paralele është fjolla e debores dhe ne. Edhe ne jemi të gjithë në të njëjtin drejtim. Ne shtyhemi nga një forcë universale drejt të njëjtit destinacion. Ne jemi të gjithë individë që bëjmë udhëtime të ndryshme dhe gjatë udhëtimit tonë, ndonjëherë përplasemi me njëri-tjetrin, kryqëzojmë udhët, ndryshojmë. marrim forma të ndryshme. Por në çdo kohë edhe ne jemi 100% përsosmërisht të papërsosur. Në çdo moment të caktuar ne jemi absolutisht të përsosur për atë që kërkohet për udhëtimin tonë. Por, unë nuk jam perfekt për udhëtimin tënd dhe ti nuk je perfekt për udhëtimin tim. Unë jam i përsosur për udhëtimin tim dhe ti je i persosur për udhëtimin tënd. Ne po shkojmë në të njëjtin vend, nepermjet rrugëve të ndryshme, por të dy jemi saktësisht të përsosur ashtu siç jemi.
Mendo se çfarë do të thotë të kuptuarit e këtij orkestrimi të madh për marrëdhëniet tona. Imagjino të ndërveprosh me të tjerët duke e ditur se edhe ata e ndajnë këtë paralele me fjollën e borës. Ashtu si ti, ata janë nisur drejt të njëjtit vend dhe pavarësisht se si mund t’ju duken, ata kanë marrë formën e përsosur për udhëtimin e tyre. Sa të forta do të ishin marrëdhëniet tona nëse do të shihnim dhe respektonim se të gjithë jemi të përsosur për udhëtimin tonë.”