Përktheu Flurans Ilia
Duke ngrënë reçel manaferrash
Kur dëgjova se Zoti është i njëjtë si ekzistenca
Rashë në heshtje, por sytë i ktheva
Mbi krijesat e vogla të mosekzistencës.
Disa besojnë se peshku-persian përparon identikisht
Duke e bërë rolin e peshkaqenit zero. Por duke jetuar
Nuk nënkuptohet se është i lirë nga mosekzistenca.
Cicërimat vocërrake të zogthit që rritet me shpejtësi si era
Foleja me baltë e dallëndyshes, që qëndron nën trarë
Më bënë ta dashuroj zogun e strehës së mosekzistencës.
Taoistët me mjekrat e rritura, duke peshkuar gjithë ditën e ditës
Me grepat në kallamin e drejtë, na dëftojnë se kanë mësuar
Të mos presin gjëra madhore nga tërësia e mosekzistencës.
Manaferrat kanë kaq shumë fytyra aq sa reçelosen
Diçka e përafërt midis trashjes së asgjësë. Gjithkush nga ne
Dëshiron të mbllaçitë të trashin reçel të mosekzistencës.
Kur çdo strofë mbyllet me të njëjtën fjalë, i kënaqur jam,
Ndaj dhe miqtë e mi, më thotë: “Po qe se je krenar për këtë fakt,
Mundet të bëhesh njëri nga sekretarët e mosekzistencës!”
Ciganët e Granadës
Zemra asnjëherë nuk ndalon së protestuari kundër shiut.
Të dashuruarit nuk ndalojnë të qahen kundrejt detit.
Mijra gjethe lisash vjeshtorë bien mbi varret e përvetësuesve.
Sa herë këngëtari fillon t’i këndojë, thirrjeve të dhimbjes.
Në Maqedonitë e të cilave bijtë dhe bijat,
Vdiqën përgjatë natës kur Zoti sapo lindi.
Kopshti i Edenit derdh mbi ta ujin e Eufratit.
Plagët në trup i mbajnë njëtrajtësisht që nga koha e Noes.
Janë duart tona Babilonase që duartrokasin këtë natë.
Dua xhenazen e të korruptuarit të pasur të vidhiset!
Dua thithëlopën të kacavirret në muret e kishës ndajnatë!
Dua insektin ta thithë sheqerin e zeherosur teposhtë!
Në qoftëse je akoma në jetë, na thuaj këngëtar se si Krishti
E fali Judën, dhe si Juda i groposi të hollat e fituara
Në plevicën që drithërohet nën kurban bagëtish.
Po qe se këngëtari qahet për pleqtë e fisit, më mirë mos flasë
Ai nuk e ka vendin në ison tonë. Bash stërgjyshërit tanë
Mbetën armiqtë më të mëdhenj, që vdekja përherë ka pas.
Nata kur Abrahami yjet thërriste
Të kujtohet nata kur Abrahami për të parën herë pa
Yjet? I thirri Saturnit : “Ti je prijësi im!”
Sa i lumtur ishte! Kur pa Yllin e Mëngjesit,
Thërriti : “ Ti je udhërrëfyesi im!” Sa shkatërrimtar ishte
Ndërsa i shihte yjet të fiksuar. O miq, ky yll është si ne :
Ne marim nga qielli ynë, yjet që rrëzohen mbi dhé.
Ne jemi shoqërues besnik të yjeve të arratisur.
Ne jemi kërkues, si bletët, e dashurojmë ndijimin.
Fluturimin kërkues arratisës nëpërmjet antenave tona.
Dhe askush nuk mund të na bind që shurdhëria
Bukuroshe nuk është. Shpirti ynë prej blete beson.
Që jemi të gatshëm të tresim aty jetët tona.
Duke ecur me këpucë të shurdhëta mbi ndjenja të lagura,
Ngjasojmë si të arratisur nga mbretëria e gjarprit.
Palëvizur nën ndjesi qepujke shohim sipër qiellin.
Zemra ime është patate e fjetur gjatë ditës dhe
Grua e shkrifët e braktisur ndajnatës. Më thoni ç’të bëj?
Përgjersa jam një burrë i rënë në dashuri me yjet.
Treni i varrosur
Tregomë mbi trenin që njerëzit thonë se u varros
Nga orteku … ishte kohë dëbore? Ishte
Në Kolorado, dhe askush nuk e pa ndodhinë
As tymin e motorit kacavjerrur përpjetë
Shpërthim ciflash zjarri dhe zhurmë motori
Atje ishin të gjithë ata që patën lexuar diçka
Nga Thoreau, apo Henry Ward Beecher.
Dhe inxhinierët tymojnë, trutë të hedhin në erë.
Pyes veten kur ndodhi kjo? Ishte pas
Jetës studentore, apo ndër vitet kur ishim, ku?
Të gozhduar në cep e dëgjuam zhurmën që ndërsillte
Poshtë nesh treni lëvizte me shpejtësi të përbindshme.
Ishte e paqartë se ç’ndodhi më pas. Ti dhe unë
Jemi ende pasagjerë në atë tren. Duke pritur për dritën
E nisjes? Apo treni me t’ vërtet u varros nën dëborë?
Netëve të mia një tren fantazmë vjen dhe ikën…
Një javë në Firence
Gomari na ka lënë si trashëgim shumë kultura!
Version pas versioni ka lindur! Zëri i Fra Lipit
Në rrezen e dritës që zbret përpos vuajtjes.
Midhjet mbijetojnë për kaq e kaq net në vetmi
Xhioto qëndron në atelie për kaq orë. Si ka mundësi?
Hajde, shpejt nëpër natë, qaj në të prajshmin ag.
Lumi Arno jeshil mban gjakun e vjetër të insekteve.
I revoltuari përpara pagëzimit ka thekur çdo njërin
Shumë përpara se Danteja udhëtoi në ngashërim.
Fytyra e Shën Mërisë ëmbëlsisht shkëlqen. Pse?
Era e elefantëve paleontolik shtresohet vetëm një herë
Në sytë vajzëror, përpara se t’i hyjnë territ të përjetësisë.
Murgeshat studiojnë dhe falen nëpër qela
Hapur nën qiellin e Toskanës. Por krahët engjëllorë
Nuk ka dhomë dhe qelë që t’i nxërë.
Robert, a e ke parë ndonjë vesh gomari ngjyrë bërsie?
Xhioto i ka pikturuar, kjo mjafton, nuk ke pse i shikon
Përtej dritares janë mbjellë fushat, për Hyjnorin të shohë.
Duke ecur mbrapsht
Miqtë, janë vetëm një gëzim dhe qindra brenga
Jetojmë poshtë Nënshtrimit të Kockave të Kalbura
Hapësirës së portës, jeton vëllai i vonuar i Uitmanit.
Megjithëse mendoj se ag ka mbi çati, mbetet natë
Këtu, midis plehrave dhe dosës, midis-midis
Pasqyrime krahësh, shikime-minjsh, kukuvajkat.
Të rriturit janë akoma më të çuditshëm. Savana
Të parehatshme ndër mballosje luleshtrydhesh,
Aristoteli është nervoz midis detit zemërgjerë.
Diçka në qumështin e nënës i lebetiti njësoj
Si Romakë edhe Helenë. Një gllënjkë qumësht.
Krijoi pushtetin që nduket pas, po në qumësht.
Sumerianët shtypin elbin në baltën e lagur
Duke shtruar udhën e qytetërimeve të mëdha
Të bardhat-mure të qytetërimeve aromë-qumështi.
Në botën e trazuar, ne ecim të gjithë mbrapsht
Çdo kurorëzim i patates të drejton drejt gropës.
Nata e pabesisë dhe dëshirave të zjarrta rrugëton.
Lëvizje e brendshme së fundmi
Duke vdekur demi i përgjakur është në mal!
Por nga brenda mali, i paprekur është
nga gjaku,
Gjenden atje brirët, goditje në lëvozhgën e lisit,
Zjarr, barëra të shkulur.
Kur tymi tavanin e shpellës ledhaton,
Gjethet jeshile shpërthejnë me dashuri
Era e natës shndërrohet në ujë zezonë,
Malet ndryshojnë dhe bëhen detësi.
Vrunduj bore në veri të shtëpisë
Vrunduj bore shtrihen dhe ndalen papritur
gjashtë këmbë larg shtëpisë…
Mendova se shtegtojnë më larg.
Maturanti del nga gjimnazi dhe nuk lexon më libra;
bijtë kanë ndalur t’i telefonojnë familjes.
Nëna e ka hedhur poshtë pecin-rrotullues
dhe nuk gatuan më bukë.
Gruaja sheh burrin në natën e festës së hasdisur
dhe kupton se nuk e do më.
Energjia ka mbrujtur verën, dhe rënia e ministrit
tempullin ka zbrujtur.
Nuk ka për t’u afruar, jo
një pjesë e brendshme luan nga vendi,
duart prekin asgjënë, dhe janë të sigurta.
Babai i brengosur për të birin, nuk e lëshon
dhomën ku qefini i shtrirë është përdhe
I kthen shpinën së shoqes në shtrat,
ndërsa ajo e vetme fle.
Dhe deti ngrihet, dhe zbret çdo natë, hëna e vetme
shtegton ndër vise të pashkelura.
Maja e këpucës rrotullohet
në pluhur…
Dhe njeriu i veshur me të zeza kthehet,
tatëpjetën merr përposhtë.
Asnjë nuk e di se si erdhi, u kthye, si?
Nuk u ngjit në pjerrësi.