Kreu Letërsi Bibliotekë David Foster Wallace: Ky është ujë

David Foster Wallace: Ky është ujë

E përktheu nga origjinali: Flurans Ilia

Dy cironka janë duke notuar për qejf të vet, ndodh të takojnë një peshk plak në krahun tjetër i cili i përshëndet edhe u thotë, “Mirmëngjesi djema, si është uji?” Dy cironkat vazhdojnë të notojnë më tej, kur pas pak njëri prej tyre vështron shokun edhe i thotë, “Ore çfarë dreqin është uji?”

Po qe se shqetësoheni këtë çast, nëse e kam të planifikuar qysh më parë prezantimin tim këtu si peshk i moçëm dhe i mençëm që u jep mendje cironkave se ç’është uji, ju lutem mos. Nuk jam peshk i moçëm dhe i mençëm. Theksimi i beftë i fabulës së peshqëve bëhet ngaqë është më i dukshmi, më i pranishmi, realitetet e rëndësishme janë shpesh ato çka janë më të vështirat për t’u parë dhe për të cilat mund të flasësh. I shpallur si drejtshqiptim, sigurisht, është veç një klishe banale  – por fakti është se në transhetë e përditshmërisë së ekzistencës së njeriut, klishetë e rëndomta mund të kenë rëndësi për jetë a vdekje. Kjo tingëllon ndoshta si hiperbolë, apo abstraksion pa pikë lidhje.

Një përqindje e madhe e gjërave për të cilat përpiqem automatikisht të jem i qartë, më dalin nga duart, gabueshëm dhe mashtrueshëm. Ja tek është një shembull i shqiptimit të gabuar të diçkaje për të cilën përpiqem me pavetëdije: Gjithëçka e ngutshme në përvojën e brendëshme mbështet bindjen time të thellë se jam qendra absolute e universit, më reali, më i gjalli dhe më i rëndësishmi person i ekzistencës. Shumë rrallë flasim për këtë karalloj të natyrshëm, bazë qendrore të qendërzimit të vetes, sepse në aspektin social është kaq e neveritshme, por është pak a shumë e njëjta gjë për të gjithë ne thellë-thellë. Është përcaktim – i paracaktuar, me tela karfosur fortë qysh në lindje. Thirri pakëz mendjes: Nuk ka asnjë përvojë që ke pasur ku të mos kesh qenë ti vet qendra absolute e përvojës. Botën si e përjeton mu përpara syve, pas shpine, majtas djathtas, në televizorin tënd, në ekranin e komjuterit, a ku e di unë se çfarë. Mendimet dhe ndjenjat e njerëzve të tjerë duhet të komunikojnë disi me ty, por ato të tuat janë më të menjëhershmet, më urgjentet, realet – e kape çfarë dua të them. Por të lutem mos u shqetëso për këtë, po gatitem të të predikoj rreth dhembshurisë a drejtimeve të ndryshme apo të ashtu quajturave “virtyte”. Kjo nuk ka të bëjë me virtytin  – ka të bëjë me përzgjedhjen time për të bërë atë farë pune që ndryshon disi apo më çliron nga natyra ime, përcaktimi solid i të përcaktuarës, çka i bie që të jetë thellë-thellë dhe fjalë për fjalë “shikoj vetëm menderen time”, sodis dhe interpretoj gjithëçka nëpërmjet lenteve të saj.

Njerëzit që mund të sjellin në parametrat e duhura përcaktime natyrore të përcaktuara të vetvetes shpesh janë përshkruar si “në rregull nga trutë e kokës” çka ju sugjeroj se nuk është një term aksidental.

Duke dhënë këtu një cilësim fitimtar akademik, një pyetje e dukshme parashtrohet se sa shumë nga kjo punë e të sjellit në parametrat e duhura të përcaktimeve tona të përcaktuara përfshin dijen apo zgjuarsinë. Kjo pyetje bëhet bishtnuese. Ndoshta gjëja më e rrezikshme rreth edukimit universitar, të paktën për sa më përket mua, është se mundëson tendencat e mia për t’i mbi intelektualizuar gjërat, përhumbur në argumentat abstrakte brenda kokës time në vend që t’i jap vëmendje asaj çfarë ndodh mu përpara meje. Duke i dhënë rëndësi asaj çfarë ndodh brenda meje. Ndërsa jam i sigurt djema ju e dini tashmë se, është teje e vështrirë të jesh sy zgjuar dhe i vëmendëshëm në vend të të qenit i hipnotizuar nga monologu i njëtrajtshëm brenda kokës tënde. Njëzet vite pas dipllomimit tim, ja kam dalë mbanë njëtrajtësisht të kuptoj se klisheja e artit-liberal rreth “të të mësoj ty se si të mendosh” është aktualisht stenografi për shumë më thellë, për shumë më tepër ide serioze: “Si të mësosh të mendosh” nënkupton me të vërtet të mësosh se si të ushtrosh pak kontroll mbi si dhe çfarë të mendosh. Nënkupton të bëhesh sy çelët dhe mjaftueshëm i ndërgjegjshëm të përzgjedhësh çfarë duhet t’i krijosh vëmendje dhe të ndash mendjen se si ti vet i ndërton mendimet e tua për përvojën. Sepse nëse nuk e ushtron këtë mënyrë përzgjedhjeje në jetën tënde si njeri i pjekur, do të jesh krejt këmbënyjëtuar. Sill paksa në mendje atë shprehjen e vjetër: “mendja është një shërbëtore e shkëlqyer por një mësuese e tmerrshme.” Kjo, si shumë të tjera klishe, kaq e mangët dhe e jo emocionuese në sipërfaqe, shpreh aktualisht një të vërtetë të madhe dhe të tmerrshme. Nuk është kafshorja e fundit e rastësishme që të rriturit të cilët kryejnë vetvrasje me armë zjarri pothuajse gjithmonë ja heqin vetes mu në kokë. E vëteta është se shumë prej tyre që ja heqin vetes janë realisht të vdekur shumë më parë se të tërheqin këmbëzën. E parashtroj se çfarë e vërteta,  jo – përçudnimi – vlerë e edukimit të artit tuaj liberal duhet të jetë pak-a-shumë: Si të të mbajë në këmbë përmes rehatllikut, përparimit, të respektuarës jetë prej të rrituri të mbaruar, të vilanosur, sak prej skllavi të mendjes tënde dhe të vidhisjes së natyrëshme mjedisore dhe të qenit në mënyrë unike, tërësisht, perandorisht i vetëm, në ditën që zbardh dhe ditën që perëndon.

Kjo mundet të përngjajë si hiperbolë apo abstraksion pa kuptim. Pra le të bëhemi konkretë. Fakti i dukshëm është që ju studentët e sapo dipllomuar nuk ja keni ende haberin se çfarë me të vërtet do të thotë “dita që vjen dhe dita që ikën”. Aty ndodh të jetë e gjithë pjesa më e madhe e jetës të një të rituri amerikan për të cilën askush nuk flet rreth saj në fillesa të diskurseve. Një pjesë e saj përfshin mërzinë, rutinën, imtësisht “të bëhesh derr”. Prindërit dhe miqtë e vjetër këtu duhet ta dinë të gjithë më së miri se për çfarë jam duke folur.

Për shembull, le të themi është një ditë e tejmbushur me rutinë, dhe ti zgjohesh në mëmgjes, shkon në punën tënde sfiduese, punon fort për nëntë a dhjetë orë në ditë, në fund të ditës ndihesh i lodhur, edhe “je bërë derr”, e gjithë ajo që do është të shkosh në shtëpi, të hash një darkë të mirë, e ndoshta të shpështillesh për nja dy orë edhe ta mbyllësh në sirtar ditën sepse do të të duhet të ngrihesh herrët të nesërmen e ditës tjetër edhe rifillosh sërish nga e para. Por të bie ndër mend se nuk ke gjë prej gjëje për të ngrënë në shtëpi – nuk kishe kohë të psonisje këtë javë, vetëm e vetëm prej punës sfiduese – tash pas pune duhet t’i hipësh makinës dhe shkosh në supermarket. Është fundi i ditës së punës, trafiku është i ngjeshur keq, kështuqë për të shkuar në dyqan merr shumë më tepër kohë nga çduhet, kur më në fund mbërrin atje supermarketi është dingas, sepse sigurisht është ai orar i ditës kur të gjithë njerëzit e tjerë të kapur me punë përpiqen të ngjeshen në ndonjë dyqan ushqimor, dyqane të frikshme, ndriçim fluoreshent, të injektuar me shpirt-vrastar muzikë-dyqanesh apo pop korporativ, është tëpkë vendi i fundit ku do që të jesh, por thjesht nuk mund të hysh dhe dalësh kaq shpejt përjashta: Do të të duhet të gjarpërosh gjithandej gjigandit, të rafteve të superndriçuara të korridoreve të ngjeshura për të gjetur gjënë që të duhet, edhe të duhet të manovrosh karrocën rrangallë përmes gjithë këtyre të lodhurve të tjerë, njerëz të nxituar me karroca, sigurisht aty ndodhen edhe pleq të ngadalshëm të ngrirë edhe njerëz që kërkojnë hapësirë edhe fëmijë me vëmendje të çrregullt hiperaktiviteti defiçitar që bllokojnë korridoret dhe të duhet të shtrëngosh dhëmbët dhe përpiqesh të jesh i sjellshëm ndërsa u kërkon të të japin një mundësi të kalosh, përfundimisht, më në fund, i ke kopsitur të gjitha super-nevojat, veç se tashmë nuk ka mjaftueshëm kasa të hapura edhe pse është fundi i ditës, kështuqë rradha është pabesueshmërisht e gjatë, çka është idiotësi dhe gricje nervash, por ti nuk mund t’ja nxjerrësh inatin zonjës që punon shitëse.

Sidoqoftë, më në fund në krye të radhës te kasa, paguan për ushqimin, pret faturën apo vërtetetimin nga një automat mekanik, dëgjon të të thuhet “Ditë të mbarë” me një zë  që është absolutisht zëri i vdekjes, duhet të marrësh qeset hollake plastike të ushqimeve në karrocë përmes dyndjes dingas të parkimit mundohesh të ngarkosh qeskat në makinë në atë farë feje që gjithçka mos të bjerë nga qeskat dhe bëjë varavingo në valixhen e pasme të makinës përgjatë rrugës së kthimit për në shtëpi, të duhet më tej të ngasësh makinën drejt të ngadalshmes, të rëndës, fuoristrada sportive të ngjeshur të trafikut të këtyre orëve, e të tjera, e të tjera.

Një pikë kaq e imët, një prishje e tillë iluzioni të kalbur është ekzaktësisht pika ku puna e përzgjedhjes hynë në skenë. Sepse bllokimet e trafikut dhe korridoret e ngjeshura dhe radhat e gjata më japin kohë të mendoj, po qe se nuk e bëjë si një vendim dritëshkruar se si duhet të mendoj dhe kujt t’i japë vëmendje gjithashtu, do të jem si i menderosur dhe mizerabël në çdo kohë që psonis, sepse ambienti im i paracaktuar është qartësia që situata të tilla janë vërtet të gjitha rreth meje, rreth nervozizmit dhe lodhjes time si edhe dëshirës për të mbërritur në shtëpi, e mesa duket, e gjithë bota, çdokush gjendet aty për të më prerë rrugën, dhe kush janë gjithë këta njerëz në rrugën time xhanëm? Pa shih se sa të shtyrë shumica e tyre janë, sa budallenj si bagëti sy kallp e çnjerëzor duken në radhë, apo se sa të bezdisshëm e të pasjellshëm këta njerëz që flasin me zë të lartë nëpër celularë mu në radhë, shih se sa e padrejtë është kjo: Kam punuar fort gjith ditën kam uri jam i lodhur, nuk mund të mbërrij në folezën time të ha e shpuplohem vetëm për hir të këtyre njerëzve të mallkuar.

Ose, sigurisht, po qe se jam paksa më tepër në formë të ndërgjegjësuar sociale të paracaktimit tim ambiental, mundet të shpenzoj kohë në trafikun e bllokuar të fund-ditës duke qenë i acaruar dhe i ndotur nga e gjithë kjo hapje menderesh, traplliqesh, pordhësh të SUV-ave që të presin korsinë edhe Hummerave edhe kamionëve V-12 duke djegur të shkapërdarin, egoistin, dyzet-gallonëshin e tyre të mbushur me karburant, dhe nuk mundem t’i shpëtoj qerthullit vicioz të faktit që stikerat patriotikë dhe religjiozë ngjitur pas makinës gjithmonë i gjenë me shumicë te fuoristradat më kaba, shëmtueshëm egoiste, të ngara nga shëmtaraqë të papërgjegjshëm dhe shofera agresivë, që flasin vazhdimisht në celular dhe u presin rrugën të tjerëve për t’u gjendur veç dhjetë metra debile në krye të radhës, dhe mund të shpje në mendje se si fëmijët e fëmijëve tanë do të na përçmojnë për harxhimin e të gjithë karburantit të së ardhmes ndoshta edhe për shkatërrimin e klimës, sa të llastuar dhe debila të gjithë jemi, se si gjithçka është menderosur komplet, tutje e tëhu …

Shiko, po qe se unë përzgjodha të mendoj në këtë mënyrë, shkëlqyer, shumë prej nesh e bëjnë këtë – veçse të mendosh në këtë mënyrë tundon me qenë kaq e thjeshtë dhe automatikisht nuk duhet me qenë një përzgjedhje. Të menduarit në këtë formë është mënyra ime natyrale e të menduarit të paracaktuar. Është automatike, mënyrë e pandërgjegjshme me të cilë mbart si përvojë mërzinë, frustrimin, pjesët e ngjeshura dingas të jetës së një njeriu të rritur kur jam duke funksionuar automatikisht, besim i pandërgjegjshëm i cili më bënë të jem qendra e botës dhe që nevojat e mia të atypëratyshme dhe ndjesitë janë ato çka determinojnë parësitë e botës. Puna është se ka natyrisht mënyra të ndryshme të të menduarit mbi formën e të menduarit rreth këtyre situatave. Në këtë trafik, të gjitha këto makina të plogështa dhe të ngecura para meje: Nuk është e mundur që disa prej këtyre njerëzve që ngasin fuoristrada të mos jenë përfshirë në të shkuarën në ndonjë aksident të tmerrshëm dhe tashmë e përjetojnë të ngarin e makinës traumatikisht dhe që terapistët e tyre i kanë urdhëruar të ngasin makina të mëdha, fuoristrada të rënda në mënyrë që të ndihen të sigurt kur ngasin një automjet; ose ky Hammer që sapo më preu rrugën ndoshta po ngitet nga një baba fëmija i të cilit është vrarë a i sëmurë në sediljen krah tij, e po përpiqet ta shpjerë me vrap në spital, në mënyrën e tij shumë më i madh, shumë më i justifikuar në këtë farë nxitimi në sa jam unë vet – dhe jam unë ai që i kam zënë rrugën atij. Ose mund të përzgjedh ta detyroj veten duke marrë në konsideratë gjasën që gjithkush tjetër në radhën e supermarketit është po aq “i bërë derr nga mërzia” se sa unë, dhe disa nga këta njerëz ndoshta kanë shumë më tepër jetë të vështirë, më të lodhshme dhe më të dhimbshme mbi të gjitha nga unë.

Sërish, ju lutem mos mendoni se jam duke ju dhënë këshilla morale, apo sikur jam duke u thënë “duhet” të mendosh në këtë formë, apo që gjithkush pret nga ty që ta bësh automatikisht, sepse është e vështirë, kërkon dëshirë dhe përpjekje mendore, dhe po qe se je si unë, ca ditë nuk do të jesh në gjendje, apo vijimësia jote nuk do që ta bëjë. Por në shumicën e ditëve, nëse je syzgjuar mjaftueshëm t’i japësh vetes një përzgjedhje, mundet ta shohësh ndryshe këtë yndyrë të majmur, sy-kallp, zonjë-mbipeshë që sapo i gërthiti fëmijës së vogël në radhë – ndoshta nuk është e tillë zakonisht; ndoshta ka kaluar tri netë duke mbajtur dorën e bashkortit të saj që është duke vdekur nga një kancer kockash, ose ndoshta kjo zonjë e nderuar është një nënpunëse me rrogë-minimale në ofiçinën që sapo ndihmoi dje bashkëshorten tënde të zgjidhë një të tmerrshëm ngërç problematik përmes ca akteve të vogla të formave burokratike. Sigurisht, asnjë nga këta shembuj mund të ketë gjasa të jetë i tillë, por nuk është e pamundur – po qe se do të operosh në formën tënde të një paramendimi të përcaktuar – atëherë ti, sikur unë, nuk i merr në konsideratë mundësitë që nuk kanë pikë rëndësie dhe janë të bezdisshme. Po qe se mëson me të vërtet se si të mendosh, si t’i krijosh vëmendje problematikës, atëherë ti e di se ke me vete mundësi të tjera. Do jetë aktualisht e brendashkruar brenda forcës tuaj krijimi i përvojës së tejngjeshjes, zhurmës, ngathtësisë, situatave të konsumatorit të Ferrit jo vetëm si domethënie por edhe si të shenjta, në zjarr me të njëjtën forcë që ndez yjet – durim, dashuri, uniteti nën-sipërfaqësor i të gjitha gjërave. Jo ngaqë kjo gjë mistike është e përmbushur domosdoshmërisht përmes: E vetmja gjë e cila është V e madhe e shtypit – e Vërteta është që do të ju duhet të vendosni se si do ta shihni atë. Do ju duhet ndërgjegjësisht të vendosni se çfarë ka kuptim dhe çfarë nuk ka. Do ju duhet të vendosni se kujt duhet t’i falesh…

Sepse ka diçka tjetër këtu që është e vërtet. Në transhenë e përditshmësisë të jetës së një njeriu të pjekur, nuk ka aktualisht gjë tjetër sikur ateizmi. Nuk ka asgjë tjetër sikur mosbesimi. Gjithkush beson. E vetmja mundësi që kemi është çfarë të besosh. Dhe një arsye e spikatur për të përzgjedhur njëfarë perëndie apo tipi-shpirtëror ku të besosh – mundet të jetë Krishti apo Allahu, Jahovai apo Mëma-Perëndi e para Kristianizmit apo Katër të Vërtetat e Përosura të Budizmit apo diçka e pashkelshme vendore e kodeve etike – kjo është pak a shumë, çdo gjë tjetër ku ti beson do të të hajë të gjallë. Nëse beson në para dhe gjëra me vlerë – nëse janë ato gjërat më të lartësuara të kuptimit të vërtet të jetës tënde – asnjëherë nuk do t’i kesh mjaftueshëm. Asnjëherë nuk do ndihesh se ke mjaftueshëm. Kjo është e vërtet. Beso në trupin tënd dhe bukurinë dhe joshjen seksuale dhe gjithmonë do të ndihesh i shëmtuar, edhe kur koha dhe mosha fillon të dëftojë shenjat e veta, do të vdesësh një milion herë përpara se përfundimisht të të fusin në dhé. Nga njëra anë, i dimë të gjitha këto – janë të kodifikuara si mite, proverba, klishe, bërsi, epigrame, shëmbëlltyra: skeleti i çdo rrëfenje të shkëlqyer. Çështja është të mbash kryelart të vërtetën në përditshmërinë syçelët. Fuqia e besimit – do të ndihesh i pafuqishëm e i frikësuar, do të të duhet akoma edhe më shumë fuqi që ta mbash frikën larg këtij bregu. Duke paisur me besim zgjuarsinë tënde, të dukesh gjasme si i squt – do përfundosh e ndihesh si budallë, një gënjeshtër, gjithmonë në rishtarizmin e zbulesës. E kështu në vazhdim.

Shiko, gjëja e fshehtë e këtyre formave të besimit nuk është se ato janë djallzore apo mëkatare; është se janë të pavetëdijshme. Është kur ti e lejon mendjen tënde të të kontrollojë ndërsa je i pavetëdijshëm se çfarë ajo është duke bërë me ty. Ato janë disa forma besimi ku gradualisht ti fle mbi to, ditë pas dite, duke u bërë gjithmonë e më tepër përzgjedhës në atë se çfarë sheh dhe se si ia mat vlerën duke mos qenë plotësisht në dijeni se çfarë je duke bërë. Bota nuk ka për të shkurajuar ty që je duke operuar në paracaktimet e tua të paracaktuara, bota e njeriut dhe parasë dhe fuqisë së lëvrimit përgjatë lëndës djegëse të frikës dhe shpërfilljes dhe shprishjes së iluzionit dhe dëshirës dhe besimit në vetvete. Kultura jonë e së tashmes i ka shfrytëzuar këto forca në atë farë feje aq sa ka prodhuar një begati të jashtëzakonshme dhe rehati edhe liri personale. Liria bëhet zoti i mbretërive tona tëpkë sa masa e kafkës tonë vocërrake, e vetme në qendër të të gjithë krijimit. Kjo lloj lirie për më tepër ka urtësi për të ofruar. Sigurisht ka turlilloj forma lirie, dhe për formën që është më e vlefshme nuk do dëgjosh të flitet shumë në botën e madhe e të huaj të të fituarit dhe të arriturit dhe të shpërfaqjes si vaji në lakra. Forma më e rëndësishme e lirisë përfshinë vëmendje, të qenin syçelët, disiplinë, përpjekje, të jesh në gjendje vërtetësisht të kujdesesh për njerëzit e tjerë dhe të sakrifikosh për ta, sërish e sërish, në një pafundësi të imët rrugësh të vogla aspak të bukura, çdo ditë. Kjo është liria e vërtetë. Mundësia është e pavetëdijëshme, paracaktim i paracaktuar, “garë miushi” – brejtja e njëtrajtshme e të paturit dhe humburit të disa gjërave të pafundme.

E di që kjo gjë ndoshta nuk tingëllon argëtuese flladitëse dhe madhërisht frymëzuese. Çfarë është, aq larg sa mund të shoh, është e vërteta e njësisë së tërë të fekondimit retorik të matur tej. Qartësisht, mund të medosh për të çfarë të duash. Por të lutem mos e shkarko si një tundje gishti predikuese të Dr. Lauras (Wikipedia: Laura Catherine Schlessinger. Përkthyesi). Asnjë nga e gjithë kjo ka lidhje me moralin, apo religjionin, apo dogmën, apo pikëpyetjeve interesante të jetës pas vdekjes. V-ja e madhe e të Vërtetës është rreth jetës përpara vdekjes. Është t’ja mbërrish gjer në të tridhjetat apo pesëdhjetat, pa pritur t’ja këpusësh vetes mu në kokë. Është rreth të qenit thjeshtë i ditur – syçelët për çfarë është kaq reale dhe thelbësore, kaq e fshehur mu në shesh të mejdanit rreth e qark nesh, të cilën duhet t’ja kujtojmë vetes tonë, gjithmonë e më shpesh: “Ky është ujë, ky është ujë.”

Është papërfytyrueshmërisht vështirë ta bësh këtë, të jesh syçelët dhe në jetë, në ditën që vjen dhe ditën që ikën.

Exit mobile version