Dallgët e rrëmbyeshme përplaseshin me një në brigjet e detit. Shushurimat e ujit vazhdonin me taktin e tyre për një kohë të gjate. Njerëzit prisnin që të ndodh qetësimi i valëve në mënyrë që atyre t’u mundësohet të hynë në det për ty larë. Flamujt e kuq që ishin vendosur në plazhet tregonin që futja në det paraqet rrezik. Arditi dhe Zana P. qëndronin të shtrirë nën çadrën e tyre të ngrehur. Në bar kafen që kishin afër herë – herë shkoni; pinin ndonjë makiato ose ndonjë lëng për t’u freskuar. Burri i moshuar, i cili shëtiste përgjatë plazhit, habitej me gjithë këtë zhaurimë që nuk jepte shpresë se do të mund të ndërpritej. Në fytyrën e tij vërehej një nervozizëm. Trupin e kishte mesatar. Flokët akoma të thinjura dhe veçanërisht sytë e tij jepnin përshtypjen e një njeriu të paqetë. Njëra nga valët e rrëmbyeshme erdhi fare pranë këmbëve të tij. Ai bëri një hap të gjatë për t’iu shmangur, por nuk arriti dhe brekët e tij iu lagën. Me një lëvizje të shkujdesur të dorës ngriti flokët që i qenë lëshuar mbi ballë dhe me po atë ritëm vazhdoi ecjen e zakonshme. Hapat i hidhte të shkurtër e të shpejtë sikur i maste me sy. Vetëm bastuni me majë metalike, që mbante në dorën e majtë. Krejt papritur, në thellësi të detit diçka e padukshme u drodh dhe sa të hapësh e të mbyllësh sytë, një pjesë e sipërfaqes së ujit u shpupuris. Syve të mprehtë të Arditit dhe Zana P. s’u shpëtoi asgjë nga këto lëvizje. Ashtu si çdo gjë tjetër që kishte të bënte me detin, për të dytë ishin të njohura deri në hollësitë më të vogla të gjitha trillet dhe të papriturat e tij. Era që kishte nisur të frynte në thellësi të ujërave, pas pak u ndie edhe në breg. Arditi ndjeu një marramendje dhe iu bë se po humbte drejtpeshimin. Me një lëvizje të qetë e të natyrshme u mbështet në krahun e Zanës. Ai kërkoi dorën e Zanës dhe pa thënë asnjë fjalë, nisi ta përkëdhelte përhumbshin, plot dashuri. I ndjeshëm ndaj përkëdheljes së saj, frymëmarrja e tij po qetësohej. Arditi duke i vënë krahun Zanës të dy ecën të heshtur në zallishtën e lagur. Përmes buzëmuzgut që kishte rënë plotësisht, trupat e tyre i ngjanin e një hijeje të vetme që lëvizte harmonishëm, më të njëjtin ritëm. Valët e detit të errët bëni zhurmë, por ata s’e vinin re. Sytë e të dyve ishin drejtuar nga hoteli në të cilin banonin, të cilin po e mbulonte nata. Disa dritëza të zbehta po ndizeshin aty-këtu si xixëllonja të vogla, që dridheshin dhe luhateshin përmes lagështirës së ajrit.
Që tani hoteli dukej më larg.
– Pas pak do të nisë shiu- tha Zana P.
Arditi mbështeti kokën pas supit të Zanës. Nga frymëmarrja e tij e shpeshtuar ajo e kuptoi gjithë ç’donte të thoshte…
I frymëzuar nga këto përjetime që Arditi ia shprehte Zanës P. dhe i shpaloste gjithë këtë botë që shprushte urnën e tij, mirëpo, siç ai i shprehej Zanës P. nuk mund t’i shprehte atë që zihej në shpirtin e tij.
Kjo natë i ngjasonte Natës së Ustikës!
Këtë frymëzim me muzgun, erën, dallgët… e derdh në faqen e bardhë të notesit të tij me këto vargje:
Erdhi si vegim drite
Mespërmes errësirës
As hëna nuk ndriçonte –
Ishte ogur që thyente shpresat
Në thellësitë e humbëtirës së pafund.
Shumë herë binte shi
Ata muaj vizullonjës
Qê përshkoni botën e mynxyrshme
Që po vinte pa paralajmërim.
Mbase erdhi vjeshta
Gjethet e verdha si hije e zbehtë
Me shume melankoli
U shuan
Bashkë me portretin diellor.
Drunjtë e molikave të larta
Që preknin lartësitë e qiellit
U përplasën në brigjet shkëmborë.
Erdhi me errësirën
Peizazhet
Si të pikturave të Vangjush Mios
U shkrumbuan
Në pafundësinë
E dallgëve të detit…
Shëngjin, 8 shtator 2023



