Rastësia objektive më njohu me Vassiliki Raptin në një mënyrë krejt të pazakontë. Nuk ishte bulevard operash apo teatrosh parizianë, por thjesht një “happenings” i ditëve të sotme moderne, me ngjyrime rastësore komunikuese. “Transitorium” i Vassiliki Raptit, pedagoge e Letërsisë Moderne Greke në Departamentin e Studimeve Klasike në Universitetin e Harvardit që prej 2008, është përkthyer në gjuhën shqipe nga Maklena Nika, Botimet Aleph. Është një përmbledhje me poezi e botuar për herë të parë në gjuhën greke dhe angleze nga Shtëpia Botuese Somerset Hall Press, Boston, SHBA, në vitin 2015.
Lakonike, e prerë, e saktë dhe e qartë në mendim apo provokim, moderne dhe e lashtë njëkohësisht, tragjike dhe e dhimbshme deri në kufijtë ekstremë të ndjenjës, e ndjeshme për ngjarje të jetës dhe e pamëshirshme për të pranuar fundin e tyre, e ëmbël dhe e hidhët në përzgjedhje imazhesh dhe ndjesish, Vassiliki Rapti na fton në botën e magjishme të “Transitorium” për të zbuluar dalëngadalë kiminë e trupave dhe të shpirtërave, për t’u ndjerë sa afër dhe larg me të, për të parë trillet e ditës dhe të natës së saj poetike, për të shijuar disi ndryshe, me një erëmim portokalli apo trumze, Safon, Nikos Eggonopoulos, Jorgos Seferisin, për të perceptuar lirinë e shkrimit dhe përjetësinë e magjisë së artit, për të ironizuar jetën tonë mediokre, pa i dhënë shumë rëndësi dhe thjesht duke mërmëritur “E çfarë pastaj…?”, fatalisht për të prerë me gërshërë fatin tonë të mjerë nga e përditshmja, dhe pse jo, për të gjuajtur me gurë diellin që përcëllon trupat tanë, por edhe shpirtërat tanë, kur shndrit aq fort nga lart.
Magjia fonetike që ajo krijon me lojërat e fjalëve dhe muzika e brendshme, herë funebër e herë plot ngjyra romantike vagneriane, ishin një sfidë e vërtetë për përkthimin e poezive në gjuhën shqipe. Sikurse shprehet edhe Besnik Mustafaj në parathënien e librit “Vatrat nguruese të dritës së Vassiliki Raptit”{….poetja ka zgjedhur të na pasqyrojë një jetë të ndërmjetme, të përkohshme, pa rrënjë, e cila sigurisht që ka ankthet e veta të mëdha, dilemat e veta ekzistenciale, dëshpërimin e vet pse dashuria nuk mund të ketë vazhdim pikërisht sepse është një jetë e përkohshme, pa aftësinë për të ngjizur brenda vetes iluzionin e përjetësisë, qoftë ky iluzion edhe si vdekje. Kjo do të ishte qasja paraprake e lexuesit, përgatitja e tij e natyrshme mendore për të hyrë në këtë transitorium. Madje, duket sikur edhe vetë poetja ka ndonjëherë ngasjen ta shtyjë përfytyrimin e lexuesit në këtë drejtim…}. Ndërsa Vrasidas Karalis, profesor në Universitetin Sidney, Australi shprehet se poezitë e Vassiliki Raptit janë të ngjeshura, precize, të matura, plot polivalencë semantike, hartojnë një realiteti të ri emocional për lexuesin e tyre, duke gërshetuar gjendje emocionale, atmosfera dhe ndjeshmëri. Lexuesi depërton në një univers emocionesh paradoksalë, të cilat prezantojnë një realitet të qenies njerëzore pa siguritë e historisë apo iluzionet e besimit. Këto janë poezi të ndjeshmërisë ekstreme, në kufijtë esktremë të gjuhës dhe të heshtjes, ku brenga dhe euforia bashkëezistojnë dhe forcojnë njëra-tjetrën.

Gur
Dashuri e gurtë
përndryshe si?
Gjuajtje me gurë
Kurthe
Kthesa.
Deri sa
Lëfyti i trurit u pengua dhe ra mbi zall.
Të ngurta këto kohë
Sfilitje gjithkund
Të thatë muret
Për përqafime s’ka kohë!
Vetëm thëngjij
Dhe dy pika shi
Çajnë gurin.
Gjuhë të bronzta
Për Antigoni Kefalanë
Gjuhë të bronzta
në vend të boshësisë ose
të fytyrave të brengosura.
Drita sipërfaqësore
që me inat ndriçojnë
ndonjë rrënojë të mërzitshme
të Errësirës së madhe.
Natë e ethshme
mes disa dallgëve
të një dridhjeje prehistorike.
Një lot i argjenduar
Nga gurrat mbrojtëse
të statujave prej alabastri
“që i kishin shndërruar
në lugore prej balte
për perënditë”.
Fatale
Larg, edhe më larg
Fitili ngadalë po shuhet
Vështrim i turbullt
Flakëz e shuar
“Che fece … Il gran rifiuto”
Si një mace e egër që i druhet
Rrënimit?
Hiri e mbështjell
Dhe bëhet mumje
Fati
Im
I heshtur
4 Stinët
Shpresoja
Vera e bukur
do të shpërthente
do të ziente
do të përflakte
nyjëzimet
e ngurimeve.
Vjeshta e gështenjtë
do të varroste në vetvete
acidet e trishtimit
dhjamërat e dhimbjes
thatësirën e mundimit.
E bardha dimërore
do të ngjyroste sytë
e panginjur
të tejdukshëm
të mesoburrave
mendjelehtë
që përndjekin
të shkuarën.
E gjelbra e Viktorias
do të hapte
dritaret e harresës
së skajshme
dhe do të sillte mbrapsht
nostalgjikët e fundit
të fyejve
të braktisur.
Shpresoja
Mos!
Se mos!
E thyer
E trishtë / e varrtë.