Kreu Letërsi Bibliotekë Luerda Avdiaj: Një trio për ty 

Luerda Avdiaj: Një trio për ty 


qyteti ka qiejt e tu 

prej qëkur 
brinjët e Galatas
agimeve 
muzgjeve
i puth deti 
 shpinës së tij 
si frymor  
anijet 
bëjnë jetë 
 velave tyre 
shkruhen historitë 
me frymë 
me puthje 
të mishta 
të shpirtshme 
deri në ëndërr 
varur diellit 
hënës 
qiejt e tu 

Galataja ka sytë e tu 


shikimit tënd të qielltë
zhytet vetja ime 
për të të arritur 
për të prekur të vërtetën tënde
që ndez 
të vetmin qiri 
mbetur brenda meje 

shikimit tënd 
mbeta unë 
në të gjitha stinët 
që kaluan lëkurës sime 

unë mbeta 
në qiejt e tua 
për dashuri 


kam besuar në ardhjen e përveçme 
të zemrës së një burri 
drejt e tek unë pa u ndalur 
ditës që më pak mund të prisja 

kam pritur gjatë rrugëve të jetës 
që këmbët m’i ka lodhur 
në njëmijë ditë me diell 
në njëmijë netë me hënë 

kam ndërtuar shtëpi
kam lindur fëmijë 
kam ndezur flakë jete 
me germat e poezisë sime

kam bërë një vete më të mirë 
për ardhjen tende prej qëkur 
flije në ëndrrat e mija prej vajze 
pa ditur emër e fytyrë
 
ke ardhur me sy prej fëmije
kam ndjerë aromë jete 
dhe jam bërë lule e pavdekshme 
prej teje

Exit mobile version