Kreu Çmime Lindita Arapi nominohet për “Çmimi Clemens Brentano për Letërsinë e Qytetit të...

Lindita Arapi nominohet për “Çmimi Clemens Brentano për Letërsinë e Qytetit të Heidelbergut për vitin 2026 për librin e saj “Lindenblüten für Bücher”

Shpallen Nominimet për Çmimin e Esesë në Gjermani, Clemens-Brentano-Preis! Autorja e Onufrit, Lindita Arapi nominohet për “Çmimi Clemens Brentano për Letërsinë e Qytetit të Heidelbergut për vitin 2026 për librin e saj “Lindenblüten für Bücher” – ai është një libër me ese mbi identitetin e marrëdhënien me vendlindjen, mbi përkatësinë dhe të huajën, mbi femrën dhe shanset e saj në shoqëri – si edhe nostalgjinë shekullore të Shqipërisë për Europën!

Katër autore femra dhe dy autorë meshkuj janë nominuar për Çmimin Clemens, këtë vit, ai do të jepet në kategorinë e eseve. Të nominuarit janë: Lindita Arapi (lindur 1972) me “Lindenblüten für Bücher” (Weidle Verlag, 2025) Maryam Aras (lindur 1982) me “Dinosaurikinder” (Claassen Verlag, 2025), Johannes Franzen (lindur 1984) me “Wut und Wertung. Warum wir über Geschmack streiten” (S. Fischer Verlag, 2024), Clara Heinrich (lindur 1993) me “Pusztagold” (aki Verlag, 2025), Josefine Soppa (lindur 1988) me “Klick Klack, der Bergfrau erwacht” (Verbrecher Verlag, 2025) Evan Hugo Tepest (lindur 1989) me “Sind Penisse real?” (Piper Verlag, 2025

Exit mobile version