Nata s’kishte râ e nën hijen e kâmbëve të lodhuna endeshin imazhe të ditëve të mungueme. Në duert e kryqzueme që mbanin peshën e mendimeve, Gega, mbante fort të shtrëngueme atë letër. “Ka kalue koha e letrave!” – tha ndër dhâmbë Gega. “E kush shkruen ma letra. ?!” Hidhte nji
hap e sikur shtrohej në mendime tue ia nxjerrë vedit ato pak gjâna që ia mbante kujtesa. “Me më pasë ndigjue mue kishte ardhë vetë, po he! Mirë kjo po unë çka due me këtë letër?”
“Apo ma çon két’ letër te ajo? Po vetëm me dorë. Mos e dërgo me postë, mos i ço foto, asnji screenshot. Due me e ditë që fjalët i mbërrijnë ashtu siç i kam shkrue”, – i pati thanë.
Gega i dyshuem në mendime gati desh u kthye mbrapsht, po i kishte dhanë fjalën se kishte me ia dorëzue në dorë. Vazhdoi rrugën, që sa vinte e bâhej gjithnji e mâ e lodhshme. Lodhja e tij sikur e kaplonte mâ shumë në mendime. U kujtue se pas dy orësh kishte lânë takimin me disa miq të tij në qendër të Shkodrës. Kishte tre javë pa ardhë. Zhvendosja në Tiranë për mâ mirë ia kishte vjedh nji pjesë të mirë të qetësisë shkodrane. Po siç thoshte Gega vetmevedi “Ndryshe nuk jetohet në këtë vend!”. Ajo çka e brente Gegen, ishte se nuk e kuptonte nga i kishte burue tânë ai besim atij njeriu, për me ia dhânë atë letër. Nji shkodrani të panjoftun. “Pse a thue s’ka qëllue asnji shkodran këto ditë në Tiranë? A thue se nuk ekziston mundësia në këtë shekull me gjetë nji numër telefoni, po fill e tek, si në kohna të harrueme, me letra!”
Qielli sa vinte e errësohej e Gega ecte tue fol me vedi. Pak njerëz kishin mbetë rrugëve, përveç atyne që mund të kishin planifikue ndonji takim, sikurse Gega.
“Po qe do! Ndera âsht nderë!” – pëshpëriti Gega.
Tek nata kishte mbulue me tisin e saj pothuajse qytetin, Gega kur u gjend mes atyne rrugicave të ngushta filloi me u tundue dhe u mat me e hap atë letër që gati i ishte ujtisë sa në njânen dorë në tjetrën.
“Posikurtahapinjiherë,çkapomëgjenë?!-tha me vedi.TânëkjorrugëTiranë-Shkodër,pa ia hedh nji sy! Mos ndoshta ka qëllue që ai burrë i ka harrue tashmarrugët e Shkodrës? Mos ndoshta âsht i vetëm e s’ka njeri në Shkodër? Mos ndoshta s’ka telefon e nuk ka informacion mbi teknologjitë e fundit? Po mirë, po ai ku e di çka don me thânë screenshot!? A thue mos âsht maniak e me probleme mendore? Në 2025-n na u dërgoken letra! Çfarë mundet me qenë e shkrueme aty që s’mundet me u thânë në rrugë të zakonshme komunikimi?Në kohën e ekranit,dikushnapaskazgjedhëmefolmebojë.Melaps.Medorë.Mosndoshtadisafjalënuk i besohen sot teknologjisë, por vetëm njeriut? Ndoshta fjalët janë aq të rânda, sa duhen me u mbajtë prej dikujt, jo me u dërgue? Po sikur me qenë nji provë? Nji rreng? Nji rrëfim që don me u dëgjue prej kujtdo ? Mos ndoshta unë duhet mee lexue?Amundet nji letër me ndryshue diçka? A mundet me ndezë prapë diçka që ka vdekë? Mos ndoshta âshtnji “Nâdja e mirë!” apo “Mbrâmja e mirë!” e vonueme… nga nji kohë që s’ka mâ vend. Mos ndoshta, ky lexim kërkon jo sy… por zemër?”
Zhurma e hapave që i erdhi nga pas, ndaloi pytjet shtizë që bienin pingul mbi mendjen e Gegës. Ai ktheu kryet, por nuk u duk asgjâ. Në skutin e rrugicave të qytetit ndodhej shtëpia që dukej sikur nuk nxirrte asnji zâ mes natës së errët. Kur mori t’i biente derës ju kujtue dhe njiherë ai burrë në moshë. Kishte kohë që priste mes qytetit të Tiranës me takue nji shkodran që t’ia jepte atë letër.
-Abân mepvetë diçka?
-Po mundeni.
-Ajetueunis për Shkodër?
Gega e ngushtoi vedin sa desh me iu kthye me tânë energjinë e tij rinore me këto fjalë “Po ku po e ditke se jam shkodran, mor zotni!?” Po u tërhoq tue ditë se këto nuk janë brenda normave të komunikimit.
-PërShkodërjam.Përçkakishenevojë zotëni?
A po ma çon két’ letër te ajo? Po vetëm me dorë. Mos e dërgo me postë, mos i ço foto, asnji screenshot. Due me e ditë që fjalët i mbërrijnë ashtu siç i kam shkrue.
Kush asht ajo?
Aty Gega vuni re se i kishte râ ziles, edhe pse gjysmë i vetëdijesuem. I hodhi nji sy letrës mos kishte ngatërrue rrugicë, por jo, ishte po ajo siç ishte e shkrueme në nji çoshk të saj. Nuk vonoi e dikush po afrohej te dera. E hapi derën. Ishte nji grue. Ajo çka të biente në sy edhe pse në moshë ishte e qeshuna e saj. Gega ishte i pështjelluem në mendime se u gjend mes natës në shtëpinë e nji grueje shkodrane, pa e njoftë e pa e ditë. Kishte kohë që ishte shkëpuet nga Shkodra, por edhe kur kishte ndenjë gjatë, nuk ishte marrë shumë me njerëzit rreth e rrotull përveçse me disa miq të ngushtë. E me këtë rast ai kishte dalë nga strofulla e tij.
-Mirëmbrama zonjë!
–Mirëmbrama!
Ju kërkoj ndjesë se u gjenda si papritun në këtë orë në shtëpinë tuej, por kur po nisesha për në Shkodër nji burrë më dha këtë letër, me e dërgue në këtë rrugicë. Nuk më përmendi emër. Por tha me ia dhanë në dorë asaj…
Gegen e ngushtuen prapë mendimet e hershme mbi letrën. “Çka mundet me pasë brenda kjo letër, e unë vi ia jap kësaj grueje, pa qenë i vetëdijesuem. Si nuk e hapa! Si nuk e hapa! Po sikur…!?”
Unë jam vetëm në shpi, fëmit i kam në emigrim. A mâ kishe bâ nji nderë?
Gegës ju kujtuen fjalët e atij burrit. “Çna paska qenë dita e nderave more Gegë”, – tha me vete me ironi.
-Pozonjë,simundemmeju ndihmu?
A po mâ lexon se nuk shoh mirë, edhe nata ka râ… Hajde këtu në dritë, afroju në verandë.
Gega u bâ gjak në fytyrë. Kujtoi përpjekjet me e hap atë letër. Po sikur ta kishte hap mâ përpara? Çka kishte ndodh? Po sikur ta kishte hap mu në sy të atij burri e mos të kishte pranue me bartë me vedi letra të panjoftuna? Pesha e hapjes në këto çaste rândonte mâ shumë se lodhja e rrugës.
Kur po afrohej në verandë, Gegës, i tërhoqi synin oborri. Lulet shumëngjyrëshe kishin shpërthye e lëshonin aroma që rrallëherë mund t’i kishte pâ Gega. Ishte fillim pranvere. Në shtëpinë ku rrinte në Shkodër nuk kishte ashtu lulesh. Në Tiranë as nuk bâhej fjalë. Ky oborr i vogël e bânte Gegen me fantazue. Fantazia nuk kishte qenë kurrë pjesë e Gegës. Qysh në kohën e gjimnazit kur mësuesja e letërsisë i detyronte në nji farë mënyre me shkrue ese letrare. Tashma Gega ishte rritë, kishte shkue me studiue në Tiranë për ekonomi. Bota e ekonomisë sido kudo nuk ia lejonte nji gjâ të tillë. Aroma e trândofiles i ngacmonte kujtesën e vegjëlisë, kur ngânin me fëmijët e lagjes, tue i këputë tinxisht ato lule me ia dhurue nânës në mbrâmje, në kthimet e vona nga loja. Por trândofilja çilte çdoherë gonxhe, edhe pse shumë duer ia këputshin ato në kalim. A mos ndoshta, ishin lulet e kësaj grueje!? – tha vetmevedi çuditshëm Gega.
–Hajde ulu, se ndoshta je i lodhun prej rruge, – i tha grueja.
-Falemnderës, por mos u mundo, – ia ktheu Gega.
Qe, hape, pa merak, se po të ndigjoj… – i tha grueja, që siç duket e pa sikletin e Gegës që tashma po i rridhte së bashku me djersët e rrugës.
Gega u përqëndrue dhe nisi me e hap me delikatesë letrën. Grueja përballë i kishte sytë si ujë i ngrime, në heshtje.
*** …. /5/2025
S’e di nëse kjo letër ka me të gjetë ende tue pritë, tue harrue ose të harruem. Zgjodha me u dukëqesharakmeletër.Shpejtësia emesazhitme telefonnuk ekishteruejtëpastërtinë efjalës teme. E ndoshta zâni jot që mund të ketë ndryshue, pas kaq shumëvitesh, kishte me ma rrëzu imazhineruejtunnë krye.Kam dashtëmeardhë vetë,pojam betueqënuk kthehem mâkurrë në Shkodër, qysh atëherë kur mâ s’u pamë. Kur fjala tu tjerrka në fyt, letra u bâka e vetmja rrugë që nuk të friksoka mâ. Ti m’ke mësue me heshtë për mos me lëndue, e unë heshta aq gjatë,safillovameubânjinjeritjetër,njihijeqës’enjihtemâasvedin.Poremniyt…ais’ka heshtë kurrë brenda meje. Ka trokitë netëve, ka ujtë kujtesën teme si shi i hollë që s’ndalet. E tash,kurndiejsepakgjânajanëmâtëvërtetasependesa,potaçojkëtëcopëzemërmeshkrim, se goja m’ asht lidhë.Më fal se kur u desht me të mbajtë, u bâna nji largim që nuk din me u shpjegue.Poduemeedorëzuekëtëletërnëduertedikujttjetër,senukguxova meembajtëmâ gjatë. Isha betue që kam me e dorëzuenë duert e nji të riu shkodran, se, edhe po e hapi këtë letër mendoj se ka me më kuptue mâ sëmiri. Kamme e dorëzue tek ato sy që më kujtojnë sytë e mi. S’due me e marrë në vorr, bashkë me fjalët që ti meritove me i dëgjue me kohë. Nëse kjo letër ka me të prek sado pak zemrën… mjafton për mue. Unë s’kërkoj kthim, veç me e ditë se nuk jam harrue krejt. E se fjala, kur vjen me vonesë, nuk âsht për me ndryshue gjithçka – po për me shërue pak nga ato që nuk u thânë kurrë.
***
Ai e mbylli letrën. Grueja nuk foli. Por sytë i ishin lagë pa zâ, si me qenë fjalë, që i kishte pritë nji jetë, pa e ditë se po i mungonin. Në ajër mbeti nji heshtje që nuk kishte mâ nevojë për asgja tjetër. Gega u çue në kâmbë, pa orën. Kishte shkue aq vonë, saqë miqtë e tij duhet të kishin shkue nëpër shtëpitë e tyne. Këputi nji trândofil në oborr të grues, si dikur fëmi, pa kërkue leje dhe pa u trembë. Ku me e ditë për ke tash Gega e kishte atë lule?



