Kreu Letërsi Bibliotekë “Kandinsky ynë”, poezi nga Shqiptar Oseku

“Kandinsky ynë”, poezi nga Shqiptar Oseku

(Improvisation mit kalten Formen)

të ngjan ty nga mënyra si qaset
tek eksploron ndërvartësi midis formash e ngjyrash
për të kërkuar shenja në zëra ngjyrash
remineshenca ndjenjash tinguj të përfundshëm
një estetikë që i flet përvojës së jetës

ai ndjek poashtu një muzikë të gjithçkasë
kompozime i quan pikturat improvizime

por edhe ai si ti beson
se veç abstrahimi ta ruan njerëzinë
edhe ai si ti beson por-


(Bild auf hellem grund)

të pikas ty aty si të strukur
në sy të stuhisë që sajon e shkatërron botën
e shoh tanat që je njëherësh
grua shpend midhje e hapur flutur
mollë e çarë në gjysëm

ky moment e di është intermezzo

e di që do të vazhdosh të shndërrohesh
në gjithëçka që kërkohet për ta mbajtur jetën
gjersa të bëhesh kujtim i saj

artisti thonte ai duhet të stërvisë jo veç syrin
por edhe shpirtin

ti më duket se ke lindur me këtë bindje


(Schwartze linien)

rrugë e gjatë jetësore kjo:
nga strehë e parë me simbolizmëm hyjnor
ndër kompozime shpërthyese e operistike
e gjer te format biomorfe

në këto rrafshnalta gjeometrike ngjyrash

kur të arrijmë fundin
mbase kështu do të ndihemi edhe ne
kur të arrijmë fundin

në pleqëri ai do të thonte
se rrënjët e artit i kish pasur në ikona

Exit mobile version