Kreu Letërsi Bibliotekë “Heshtja e stinëve”, poezi nga Ramadan Bozhlani

“Heshtja e stinëve”, poezi nga Ramadan Bozhlani

Ramadan

Heshtja e stinëve
Shtrihet kërcnushëm
Mbi gjuhët që zgjatën
Në veshët e udhëtarve
Që ecin hutushëm mbi misteret
E strukura
Rrugëve të lashta të stinëve.

Në lëkurën e qiellit
Nata i nxjerr ne pah
Tautazhet e argjenda
Që pikojnë ndriçushëm
Mbi sytë e vërbër
Të udhëtarve të stinëve.

Ndërsa dielli i stinëve lundron
Mbi kokat e mplakura
Toka e stinëve gruposet
Poshtë kembeve të rrudhosura
Për t’i shpleksur
Trupat nga shpirtërat

Exit mobile version