Kreu Kinematografi Film Is A Fine Affair: Robert Budina, një film si mbulesë për...

Film Is A Fine Affair: Robert Budina, një film si mbulesë për shpirtërat e torturuar

Ka më shumë se sa një mënyrë për të treguar se bashkëjetesa fetare është ende një proces i brishtë dhe ekziston një mënyrë e vetme – (që përsëritet në shumë mënyra) tek Streha Mes Reve- për të treguar se komunizmi me praktikat e tij autoritare i bëri bashkë të gjitha problemet. Epoka e demokracisë dhe globalizimit, ka sjellë mënyra të reja, por që jo domosdoshmërisht janë më të mirat për pjestarët më të ndjeshëm të shoqërisë.
Karakteri kryesor Besnik (Arben Bajraktaraj) është një bari i vetmuar dhe i përkushtuar musliman, në një fshat të Shqipërisë veriore; ai jeton me dhitë dhe babain e sëmurë komunist Fadil (Bruno Shllaku) – të cilin fotografia e Enver Hoxhës, mbi kokën e krevatit nuk mund ta ndihmojë dot të shërohet. Fjalëpakë brënda shtëpisë, që kalon shumë më tepër kohë mes maleve madhështore se sa në shtëpi, Besniku (ne ndjejmë) se është një person që ka nevojë për ndihmë mjekësore dhe dashuri. Nëna e tij vdiq para pak vitesh (një katolike e devotshëme), dhe Besnikut i duhet të përballojë vizitën e së motrës Fitore (Irena Cahani) dhe vëllait Albanit (Osman Ahmeti). Fitore dhe familja e saj janë myslimanë të përkushtuar, ndërsa Albani dhe familja e tij kanë lëvizur në Greqi për punë dhe janë konvertuar në ortodoksë. Sinkretizmi fetar i Besnikut bëhet i pavlerë, kur vëllai dhe e motra duan të marrin gjithnjë e më shumë hapësirën e tij.
Mbërritja e Vilmës (Esela Pysqyli) mund të ndryshojë gjërat për Besnikun. Përfaqësuese e autoriteteve shtetërore, Vilma është një zyrtare e Institutit të Monumenteve, e cila na sjell një përfaqësim pozitiv të autoriteteve shtetërore. Ajo kujdeset për riparimin e murales katoliko-romake në xhaminë e fshatit, të zbuluar nga Besniku. Ndonjëherë asaj i duhet të kujdeset edhe për vetë Besnikun. Vilma është trajtuar si jo përcaktuese në ngjarje, vullneti i saj i mirë është të bashkojë besimtarët e devotë katolikë dhe myslimanë. Këtë detyrë ndjek edhe Besniku, që i shtohet problemeve të mosfunksionimit të familjes dhe atyre që vijnë nga e kaluara e largët.
Të xhiruar në mënyrë të shkëlqyer nga Marius Panduru, malet janë përdorur nga Robert Budina si një mbulesë e ngrohtë për shpirtin e torturuar të Besnikut. Streha Mes Reve ka një karakteristikë kryesisht pasive (por jo patetike); njerëzit janë gjithmonë jashtë fokusit dhe pas tij, historitë e tyre ndikojnë tek Besniku, por ato nuk janë ato të rëndësishme. Në një nga skenat e fillimit, kur Albani lakmitar për të marrë shtëpinë ka ardhur të vizitojë babanë e sëmurë, ne qëndrojmë me Besnikun dhe emocionet e tij brenda shtëpisë, ndërkohë që jashtë shohim familjen e Albanit dhe makinën e tyre që shihen përmes hekurave të dritares. Është e qartë se “të burgosurit” janë ata.
Besniku gjithashtu ka fuqinë për të ndikuar në të ardhmen, ashtu si skena shumë e ngrohtë e natës me mbesën e tij do të dëshmojë, dhe ninullat do të na sjellin pjesën tjetër të atmosferës së familjes dhe fshatit. Karakteri i tij vetvetiu del më shumë në pah se toleranca fetare, e cila duket të jetë e parëndësishme në histori. Pikat më të forta të Strehës Mes Reve vijnë nga dinamika e skenave familjare, si dhe nga enigma e performancës së Arben Bajraktaraj midis një dijetari të urtë dhe budallait të fshatit. Ai duket më shumë një njeri i humbur (se sa një besimtari i devotë) që shprehet si në regjistrat e lartë ashtu edhe të ulët. Ai ndihet i brishtë, i qetë kur është me dhitë dhe i tensionuar kur njerëzit vijnë për të ndarë shtëpinë. Jo dhe aq realizëm magjik, se sa një betejë individuale, gjysmë e fituar humaniste e Besnikut kundër interesave realiste të të tjerëve.

Shelter Among the Clouds
(2018, 83’)
Regji dhe skenar: Robert Budina
Producent: Sabina Kodra

Në role
Besniku – Arben BAJRAKTARAJ
Vilma – Esela PYSQYLI
Babai – Bruno SHLLAKU
Fitore – Irena CAHANI
Hoxha – Muzbajdin QAMILI
Albani – Osman AHMETI
Lirie – Suela BAKO
Selamudini – Virus SHALA
Hajrie – Helga BOSHNJAKU

Robert Budina: Doja një film intim, personal të realizmit magjik…

“Ideja për të shkruar filmin ”Streha mes reve” më ka lindur në periudhën kur xhironim një film në Alpet e Shqipërisë në vitin 2015. Natyra e luginës së Valbonës dhe Dragobisë që duken si shtëpia e zotit më grishën fantazinë të shkruaja një histori që kalonte kufijtë kombëtarë dhe kishte një stil të veçantë rrëfimi kinematografik. Doja të realizoja një film intim, personal të realizmit magjik në kufijtë e përrallës ku koha ka ndaluar dhe historia jonë mund të ketë ndodhur, ndodh, ose do të ndodhë. Kjo ngjarje nuk mund të ndodhte veç mes malesh dhe natyrës së vërtetë, virgjërisë, bukurisë, pastërtisë, qetësisë, aty ku e ka origjinën njëriu dhe ku ka lindur historia e tij. Kjo zgjedhje më ndihmonte për të lëshuar klithmën, që me gjithë zhvillimin frenetik të njerzimit dhe teknologjisë, ne kemi nevojë jetësore të kthehemi tek natyra nga ku lindëm, për të kuptuar se çfarë po humbim duke u larguar prej saj. Përgjatë kohës që vizitonim vëndet e xhirimit me Marius Panduru drejtorin rumun te fotografisë, ai më shfaqi dyshimet se mos një natyrë e tillë ishte tepër piktoreske për filmin tonë, por pasi kontrolluam gjithë zonën, kuptoi që ky ishte habitati natyral i kësaj historie. Dhe në fund më tha: – Robert këtu edhe sikur ta hedhësh kamerën në ajër, kudo që ajo të bjerë nuk mund t’ja fshehë dot mrekullinë kësaj natyre. Vetëm aty, mes atyre maleve dhe asaj natyre mund të kuptosh personazhin dhe shpirtin e Besnikut. Në asnjë vënd tjetër ai nuk do të mund të merrte forcën që përcjell në film.”

Exit mobile version