Kreu Çmime Eqrem Basha, Lulzim Tafa dhe Timo Flloko – fitues të Çmimit “Azem...

Eqrem Basha, Lulzim Tafa dhe Timo Flloko – fitues të Çmimit “Azem Shkreli”

Në një atmosferë tipike poetike siç e meriton poezia e Azem Shkrelit, në qytetin e bukur të Pejës, u mbajtën Takimeve Letrare Ndërkombëtare “Azem Shkreli”. Para publikut të zgjedhur pejan dhe të huaj, u deklamuan vargje nga poetë shqiptarë dhe të huaj, u mbajt një debat letrar, u ndanë çmime letrare dhe pati një kohë të mirë shoqërimi në mes poetësh.

Takimet u hapën me deklamimin e poezive të Shkrelit nga aktori Timo Flloko e më pas vargjet e tyre i deklamuan poetët: Lindita Aliu Tahiri, Sultan Cato (SHBA), Lulzim Tafa, Alfons Zeneli, Donika Dabishevci, Eqrem Basha, Constantin Barbu (Rumani), Jeton Kelmendi, Engjëll I. Berisha dhe Timo Flloko. U ekzekutuan edhe vepra muzikore dhe u interpretuan arie muzikore.

Juria në përbërje: Ali Aliu, Naime Beqiraj dhe Valon Shkreli (i biri Azem Shkrelit), i ndanë çmim për letërsi poetit Eqrem Basha kurse për teatër dhe kinematografi aktorit Timo Flloko. Ndërsa këtë vit, për herë të parë u nda çmimi “Lirikë me shi” (sipas titullit të veprës së Azem Shkrelit) i cili i takoi poetit Lulzim Tafa për poezinë “Sa shpejt më harroi Nana”. Çmimet u ndanë nga Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri

Dita e dytë e takimeve ishte në shenjë të një tribune letrare me krijues e studiues shqiptarë me temën “Ndikimi i poezisë së Azem Shkrelit në letërsinë shqipe”. Në këtë tribunë që u moderua nga studiuesi Sali Bashota, kumtesat e tyre i paraqitën studiuesi Ali Aliu dhe poetët Naime Beqiraj, Murteza Osdautaj dhe Alfons Zeneli të cilët e vlerësuan poezinë e Shkrelit si njërën nga më të arrirat në letërsinë shqipe. 

Ky organizim me plot finesa u organizua nga Drejtoria e Kulturës së Pejës dhe u moderua nga vet Drejtoresha për Kulturë e këtij qyteti Xhenet Syka.

Këto takime, Komuna e Pejës i organizon për herë të XX por lirikun e madh i cili u lind më 1938 në Shkrel afër Pejës dhe ndërroi jetë në Prishtinë në vitin 1997.

Exit mobile version