Kreu Letërsi Bibliotekë E përkthyer mjeshtërisht nga Alqi Kristo, botohet për herë të parë në...

E përkthyer mjeshtërisht nga Alqi Kristo, botohet për herë të parë në shqip poema e Shekspirit “Feniksi dhe turtullesha”

Nga Prof. Dr. Diana Kristo

Teksti i kësaj poezie të shkurtër e misterioze u duk për herë të parë në Angli më 1601, në një vëllim antologjie të titulluar Martiri i Dashurisë (Love’s Martyr). Vëllimi hapet me një poezi të Robert Çesterit, pasuar nga poezi të Ben Xhonsonit dhe Xhorxh Çapmanit, të gjitha me temën e “feniksit dhe turtulleshës”. Mendohet se kjo përmbledhje poezish është një vajtim për shuarjen e monarkisë së Tudorëve dhe glorifikim  i vazhdimësisë së jakobinëve.

Poezia konsiderohet si një nga veprat më të errëta dhe alegorike të Shekspirit. Ajo ka temën e dashurisë, bashkimit dhe vdekjes përmes simbolizmit të feniksit dhe turtulleshës. Nënteksti alegorik i Shekspirit i ka vënë në mendime studiuesit. A simbolizon Elizabetën Feniksi, ky zog i praruar i mitologjisë që vetë konsumohet nga zjarri çdo 500 vjet dhe rilind nga hiri? Apo simboli i përket Xheimsit I të Skocisë? A i përket turtullesha Kontit të Eseksit që u ekzekutua në atë kohë (vihet re një fluiditet gjinor)? Shumë nga këto interpretime janë konjukturale dhe të parëndësishme për lexuesin e ditëve të sotme. Sipas Shekspirit dhe traditës së gjatë, Turtullesha përfaqëson besnikërinë, të Vërtetën që është konstante, e cila rrallë herë bashkohet me Bukurinë. Turtullesha është besnike dhe delikate, krejtësisht e mahnitur nga bukuria e feniksit rrethuar nga flakët. Dashuria e përsosur është unitet dhe dualitet, një jetë e hareshme brenda një vdekjeje përvëluese. Në këtë poemë ata bashkohen dhe vdesin. Feniksi nuk rilind. Zogjtë nuk lënë pas trashëgimtarë dhe digjen e bëhen hi nga e njëjta flakë.

Gjuha e poemës është e ngjeshur dhe lexuesi i sotëm mund t’i perceptojë si të errëta referimet. Simbolizmi i zogjve në kohën e Shekspirit na vjen i zbehtë deri në ditët tona. Por kjo kapërcehet me lehtësi kur kapet kuptimi sipërfaqësor dhe simbolika me zogjtë. Poema është një fabul metafizike për një dashuri të qashtër e të zjarrtë.

“Feniksi dhe Turtullesha” ka një muzikalitet të brendshëm, të shprehur në tetrametër trokaik që na sjell ndërmend një marsh hijerëndë, nëpërmjet të cilit perceptojmë tonalitetin e errët të trumpetës të përmendur në vargun e tretë (të dytin në origjinalin anglisht), si dhe ritmin monoton të dallues. Ndërkohë, në pjesën e Elegjisë që ruan të njëjtin metër, kalohet në vargun tercet dhe trioja e rimës ka një kadencë më të ëmbël. Ky kalim na kthen në neo-platonistin Plotinus dhe teorinë e tij të tri esencave: Njëshi, burimi i të gjithë ekzistencës, Inteligjenca, mbretëria e mendimit ose intelektit dhe Shpirti (Psikika), ndërmjetësja midis mbretërisë së inteligjencës dhe botës materiale. Kemi kështu një unitet të të kundërtave: dashuria ideale përfaqëson përgjërimin e shpirtit për të kapërcyer ekzistencën individuale dhe për tu ribashkuar me hyjnoren, ashtu sikurse shpirti kërkon të rikthehet tek Njëshi. Dashuria e tyre është shpirtërore dhe metafizike dhe reflekton udhëtimin e shpirtit drejt një bashkimi më të lartë, përtej ekzistencës fizike.

Poema, e cila lexohet me ëndje edhe sot, është sjellë në gjuhën shqipe në mënyrë mjeshtërore nga përkthyesi i shquar Alqi Kristo në vitet 1960 dhe botohet për herë të parë.

The Phoenix and the TurtleFeniksi dhe turtullesha
Let the bird of loudest lay
On the sole Arabian tree
Herald sad and trumpet be,
To whose sound chaste wings obey.
But thou shrieking harbinger,
Foul precurrer of the fiend,
Augur of the fever’s end,
To this troop come thou not near.
From this session interdict
Every fowl of tyrant wing,
Save the eagle, feather’d king;
Keep the obsequy so strict.
Let the priest in surplice white,
That defunctive music can,
Be the death-divining swan,
Lest the requiem lack his right.
And thou treble-dated crow,
That thy sable gender mak’st
With the breath thou giv’st and tak’st,
‘Mongst our mourners shalt thou go.
Here the anthem doth commence:
Love and constancy is dead;
Phoenix and the Turtle fled
In a mutual flame from hence.
So they lov’d, as love in twain
Had the essence but in one;
Two distincts, division none:
Number there in love was slain.
Hearts remote, yet not asunder;
Distance and no space was seen
‘Twixt this Turtle and his queen:
But in them it were a wonder.
So between them love did shine
That the Turtle saw his right
Flaming in the Phoenix’ sight:
Either was the other’s mine.
Property was thus appalled
That the self was not the same;
Single nature’s double name
Neither two nor one was called.
Reason, in itself confounded,
Saw division grow together,
To themselves yet either neither,
Simple were so well compounded;
That it cried, “How true a twain
Seemeth this concordant one!
Love has reason, reason none,
If what parts can so remain.”
Whereupon it made this threne
To the Phoenix and the Dove,
Co-supremes and stars of love,
As chorus to their tragic scene:

THRENOS
Beauty, truth, and rarity,
Grace in all simplicity,
Here enclos’d, in cinders lie.
Death is now the Phoenix’ nest,
And the Turtle’s loyal breast
To eternity doth rest,
Leaving no posterity:
‘Twas not their infirmity,
It was married chastity.
Truth may seem but cannot be;
Beauty brag but ‘tis not she;
Truth and beauty buried be.
To this urn let those repair
That are either true or fair;
For these dead birds sigh a prayer.
Zog zëlartë që vajton,
N’ atë palmë t’ Arabisë,
Si kasnec, trumbet’ e zisë,
Qashtërsinë e bind, e fton.
Por ti lajmës që gërthet
Si kumtar e djall i ndyrë,
Midis shpendëve mos hyr
Se për vdekjen je profet!
Prej kësaj bëjn’ përjashtim
Gjithë shpendët grabitqarë,
Veç shqiponjës egërshane
Që mban rregull në varrim.
Rasëbardhin prift një herë, ²
Që këndon për ca të vdekur,
Bëje mjelmë, shenjt të thekur
Që t’i ketë kënga vlerë.
Dhe ti korb që rron tre fish,
Si krijes’ e zezë për tmerr,
Me firomën q’ep e merr,
Me vajtojcat do të shkrish.
Ja këtu nis historia:
Turtullesh’ e feniks ç’hoqën,
Në një zjarr të dy u dogjën,
Vdiqën besa, dashuria!
Duheshin për bukuri,
Si një shpirt, por jo një farë,
Dy veçan, por të pandarë,
Numri vdiq në dashuri.
Zemrat larg, por n’ harmoni,
Largësia nuk dallohej,
Dashuri e tyre, shtohej,
Vërtet ishte mrekulli!
Dashuri e tyre ndriti,
Turtullesha ngazëllonte,
Te feniksi kur flakëronte,
Unë e jotja, ti je imi.
Por vetitë e tyre s’puqën,
Sepse s’ishin të një lloji,
Nga natyra të një soji,
Të dy emrat i shpërpuqën.
Dhe logjika u ngatërrua
Tek shikon bashkim në ndarje,
Dukej sikur s’kishin çarje,
Dyja në një u bashkua.
Andaj thirri: “Kjo nuk shkon
Që të shkrihen dy në një!”
Dashuria s’ bën pa të,
Por logjika s’e pranon!
Këtej lindi këngë e zisë,
Për feniksin dhe kumrinë,
Si dy yj për dashurinë,
Këndon kori i tragjedisë.

ELEGJIA
Bes’, e nur e bukuri,
Hiri plot me thjeshtësi,
Ja këtu, u bënë hi!
Çerdh’ e zogut vdekje krim,
Turtullesha besë urim,
Prehet vetëm n’amëshim;
Pa na lënë bir e bijë,
Jo se s’bënin dot fëmijë,
Virgjërinë patën prijë.
Besa duket, por mungon,
Nuri mburret, por nuk rron,
Të dy varri i mbulon!
Te ky varr ata të vijnë,
T’ admirojnë virgjërinë,
Të shikojnë lemerinë!

¹ Feniksi, sipas egjiptianëve të lashtë, ishte personifikim i perëndisë së diellit. Besohej se zogu jetonte deri në 500 vjet, pastaj digjej në zjarr me dëshirën e tij dhe ringjallej prej hirit, i freskët e i ri. Prandaj dhe konsiderohet simbol i pavdekësisë. Turtullesha është simbol i qashtërsisë dhe i besnikërisë.

² Rasëbardhë – Kleri vishej me rasë të bardhë, të cilën puritanët e kundërshtuan dhe e zëvendësuan më vonë me rasën e zezë.

Exit mobile version