Kreu Letërsi Bibliotekë Dy poezi nga Klara Kodra

Dy poezi nga Klara Kodra

Klara Kodra

NË ATDHEUN E KRISHTIT

Pleq, gra, fëmijë të copëtuar – o vaj! –
Në atdheun e Krishtit endet Satanai.

Zjarr nga qielli si breshër, zjarr edhe tmerr
Ato vise parajse janë shndërruar, në ferr.

Mesazhi i Jezuit është harruar – o vaj –
Në atdheun e Krishtit endet Satanai.

Hebrenj, palestinezë, tërë kombet e shpërndarë
Ngjizi me afsh krijues Zoti ndër mijëvjeçarë.

Levë e Arkimedit, s’është urrejtja aspak
Dashuria është që Krishti e shkruajti me gjak.


KËNGË APO ELEGJI?

Musa Vyshkës

Kënga jote sfiduese e këngës së kumurisë
Hodhi rrënjë thellë në gjirin e dheut,
Në pemë u shndërrua
Që t’i fliste me aromë kaltërsisë.
Po të qan mëmëdheu,
Po të qan me ligje sipas zakonit të lashtë,
Që të ta shuajë shqetësimin që derdhe në vargje,
Që gjumin e fundit ti ta bësh të qetë,
Ti që e deshe aq shumë jetën.

Exit mobile version