Kreu Letërsi Bibliotekë “Do ta gjesh në rrugë”, poezi nga Ayperi Ferda Oral

“Do ta gjesh në rrugë”, poezi nga Ayperi Ferda Oral

Do ta gjesh në rrugë atë që kërkon
Atë që po kërkon prej vitesh
Pa ditur se çfarë!
A thua ka diçka për të kërkuar?
A thua se ajo që kërkon gjendet?
Si ai që kërkoi e gjeti, si ai që u gjet
A nuk janë njësoj?

Në fakt, ka vetëm rrugë.
nëse je rrugësh
Do të thotë se e ke gjetur.
Edhe pse aty ku ishe para rrugëve
Ka një vetëkënaqësi pa përpjekje.
Përtaci të parezistueshme.
Megjithëse ekzistenca prej teje pret guxim.
Pret të ngrihesh e ta hedhësh një hap.
Ekzistenca do të të dëgjojë zërin,
Të të shohë lotët.
Të gërmosh me thonj shkëmbinjtë,
Të notosh ujërat e thella pash më pash.
Ekzistenca do të të shohë në rrugë,
Të jetë dëshmitare e rrugëtimit tënd,
Të të sodisë vallëzimin.
Do ta veshësh xhaketën,
Çantën do vësh në shpinë,
Do mbyllësh derën
Të dalësh në sokak.
Do përshkosh dalëngadadalë rrugët
Në rrugë do e sodisësh universin.
Do të të vjetërohen këpucët,
Flokët do të lagen në shi.
Do të të vjetërohen këpucët,
Flokët do të lagen në shiu.
Dalëngadalë.
Do të përshkosh rrugët,
në rrugë,
universin do sodisësh.
do të ecësh
Derisa të mos kesh më frymë.
Gjithsesi, do ta dëshmosh
kuptimin e universit.
Gjithsesi, do të vazhdosh
Pa pushim.
Do të kapërcesh dete e male.
Këmbët do të bëhen me kallo.
Do shkosh hap pas hapi, legë pas lege.
Ekzistenca do të sodisë lëvizjen tënde,

Ti,
Do të dëgjosh zërin e pamekur të ekzistencës.
Atë që kërkon do e gjesh në rrugë,
Do ta kuptosh se po kërkoje rrugën
Kur të kuptosh se ai që gjete je ti.

Nga libri “Atë që kërkon do e gjesh në rrugë”

Përktheu nga origjinali
Edona Llukaçaj

Exit mobile version