Kreu Letërsi Shënime mbi libra Botohet në rumanisht vëllimi poetik “Foresteria” i akademikut Kujtim M. Shala

Botohet në rumanisht vëllimi poetik “Foresteria” i akademikut Kujtim M. Shala

Dy fjalë për vargjet

Nis sot rrugën drejt vetëdijës së lexuesit të vëmendshëm e të zgjedhur një poezi që duket e çuditshme dhe vështirë për t’u përshkuar, por e cila, me siguri, në intimitet, mund të përjetohet, sidomos në periudhën e ngarkuar që po kalojmë. Shkencëtar i njohur, akademik në një moshë mjaft të re, me një vepër studimore të pasur e të vlerësuar, Kujtim M. Shala është edhe një poet i veçantë i brezit të vet, njëri ndër të paktët që, teksa përpiqet të pushtojë shenja e kuptime të fshehta të ekzistencës, nuk e ka lënë veten të mposhtet nga hermetizmi që paraqitet si origjinalitet.

Shkruar në një shqipe me rrënjët në dialektin geg, – bartës i një muzikaliteti dhe lakonizmi të veçantë, – poezia e Shalës është e strukturuar më së miri, por jo para se të shpërngulet në letër. Duket se uni lirik shndërrohet me ritmin me të cilin frymëzimi bëhet varg, duke sygjeruar e ndonjëherë mbase duke përcaktuar një hierarki tejet të saktë temash, vargjesh, kuptimesh.

Ekzistenca, rruzullimi, dashuria, vdekja, lënda, fryma, jeta, aparencat dhe esencat, nata dhe dita, gruaja e dashur dhe hidhërimi i ndarjeve, gjithçkaja dhe asgjëja, prania dhe mungesa, si dhe mjaft të tjera, në praninë e një trysnie të tipit apokaliptik, gjithnjë në kufirin ku bota e tanishme shpërbëhet dhe një botë e re vetëm sa skicohet gjejnë tek Shala një zëdhënës të besueshëm. Një zëdhënës që ka bindjen se Ma e fortë se vdekja (është veç) dashunia dhe që shkruan për të mbështetur të paktën dashurinë ndaj poezisë.

Botuesi

Exit mobile version