Kreu Letërsi Bibliotekë Botohen për herë të parë dy poezi të Gëtes të pëkthyera nga...

Botohen për herë të parë dy poezi të Gëtes të pëkthyera nga origjinali prej Krist Malokit

V j o l l c a

Perkëthim nga Goethe “Das Veilchen”

Nji vjollcë e mësheftë në livadh kish dalë,
Perkulë n’urti, prej Zotit falë,
Nji vjollcë per bukuri!
Kur qe po vjen nji blegtoreshë
Me hapa të letë e buzen qeshë
Tuj shkue, tuj shkue,
Neper livadh tuj këndue.

“Ah të jem” – thotë vjollca plot mallngjim –
“Ma-e bukra lule në rruzullim,
Ah vetëm nji grimë herë,
Sa të vjen e dashtna me më këputë letë
E me më shterngue per zemer të vetë,
Ah vall, ah vall,
E të fishkem unë plot mall!”

Por ajo vajzë, ah, erdh e shkoj,
E të hijshmen vjollcë nuk e veshtroj,
E të shkreten vjollcë e shkeli…
U shtyp e vdiq e prap u gëzue:
“E në kjoft se vdes po vdes e shue
Prej sajë, prej sajë,
T’e e bukra kambë e sajë!” –


K ë n d e z i

Kokorrizje origjinale tosknisht

Kikèrikikì e kikèrikikì!
Kushtrim o ju pula se nata u shkri
Dhe dita ja nisi plot er’ e duhi…
Kikèrikikì e kikèrikikì!

Kikèrikikì e kikèrikekè!
Mëngjezi-i egër shi-breshër na bje,
I ruani te vëgjlit se morthi i ze…
Kikèrikikì e kikèrikekè!

Kikèrikikì e kikèrikakà!
Këndezi i frikshëm na hidhet mbi tra,
Andej erdh rrufeja dhe kokës i ra…
Kikèrikikì e kikèrikakà!

Kokòrokokò e kokòrokukù!
Qajn pulat e gjora per hall që i zu,
E humpnë të shoqin dhe mbetën kërcu…
Kokòrokokò e kokòrokukù!

Kikèrikikì e kikèrikikì!
Sa shpejt na u riten këndezat e ri!
Tani tër oborri ushton persëri:
Kikèrikikì e kikèrikikì! –

Exit mobile version