Kreu Çmime “Skeptri letrar 2019” i Maqedonisë shkon për shkrimtarin Arian Leka

“Skeptri letrar 2019” i Maqedonisë shkon për shkrimtarin Arian Leka

Presidenca e Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë dhe Juria e ngritur prej saj ka vlerësuar me çmimin ndërkombëtar prestigjioz “Skeptri letrar 2019” poetin Arian Leka, si autorin përfaqësues nga poezia e sotme europiane. “Skeptri letrar” është çmimi më i rëndësishëm i Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë dhe u ofrohet atyre autorëve që në veprën e tyre kanë prurje me vlera të larta estetike. Përveç trofeut, poetit Arian Leka ky çmim i sjell edhe botimin e një libri me poezi të zgjedhura përkthyer në gjuhën maqedonase, në gjuhën angleze, përballë tekstit në gjuhën shqipe. Krijimtaria e Arian Lekës është botuar edhe më herët në gjuhën maqedonase. Në vitin 2016 romani i tij me titull “Gjarpri i shtëpisë” u publikua nga shtëpia botuese e suksesshme “Goten”. Ky botim u shoqërua me një pasthënie nga Akademiku dhe shkrimtari i shquar Luan Starova, i cili mbajti edhe fjalën ceremoniale në dorëzimin e çmimit “Skeptri letrar 2019”, ku, mes të tjerave, shkruan: “Arian Leka, me veprën e tij poligrafe letrare si poet, tregimtar, romancier dhe eseist, përbën gjeneratën më të re të shkrimtarëve shqiptarë, e cila çlirohet në mënyrë radikale nga socrealizmi, duke iu afruar poetikës së romanit modern europian.”

Exit mobile version