Kreu In memoriam Shaqir Foniqi: Mbresa nga takimet me Kadarenë

Shaqir Foniqi: Mbresa nga takimet me Kadarenë

Ismail Kadare

Me shkrimtarin e permasave planetare , Ismail Kadare, kam patur fatin e madh dhe privilegjin e rrallë që ta njihja nga afër edhe të merrja intervista dhe deklarata speciale për ngjarjet e mëdha kulturore dhe letrare.

Kadarenë e  njihja qysh në rininë time, përmes romanit të tij të madh, “Gjenerali”, por njohjen fizike me të e pata me 26 Nëntor 1999, në Prishtinë, ku mori pjesë në Panairin e parë të librit shqip!

Pastaj, pasuan një sërë takimesh, nëpër ngjarje kulmore kulturore e shkencore.

Kadarenë e kisha takuar në Prekazin legjendar, ku sipas tij, nisi flaka e Lirisë, pastaj me rastin e vizitës se tij tek presidenti Ibrahim Rugova, për të cilin ishte shprehur “Në butësinë e Rugovës’, kishte çelik”,pastaj në ASHAK, ku ishte shpallur anëtar nderi, pastaj në UP, ku kishte marrë çmimin ‘Honoris Causa’ e në shumë ngjarje kulturore kombëtare!

Në këtë shkrim memoaristik, po veçoi disa përshtypje të mia të paharruara!

Në Panairin e librit të Tiranës (2014), pasi i kisha marrë një deklaratë ekskluzive për RTK, ishte ngritur në këmbë dhe ma kushte nënshkruar romanin e tij, ‘Hija’, qe ishte rast i rrallë!

Një detaj e kam edhe nga takimi me të gjatë vizitës se tij në Manastir, ku merrte pjesë në 95 vjetorin e Alfabetit shqip, për të cilin kishte respekt të lartë dhe e kishte botuar edhe një libërth me dedikim.

Në një takim me intelektualë dhe gazetarë, një koleg e pyeti, pse nuk e merrni çmimin «Nobel” dhe sikur e preku në tel, ku Kadare, ‘shpërtheu’!

«Çështë kjo pyetje idiote? Me ma dhënë, e marr. Nëse nuk ma japin, nuk bëhet qameti!”

Pastaj, e mora fjalën unë dhe thashë

Kadare është fitues moral i çmimit ,’Nobel’, madje Kadare, i mban njëzet nobelistë në xhep!

(Kadare e ka mundur diktaturen dhe eshte me i madh se sa çmimi, Nobel)!

Duket se iu çel fytyra…

(Me një rast në Prishtinë, i kisha thënë se , në Lajmet Qendrore të RTK-së, iu kam quajtur shkrimtar Nobel dhe Kadare me qeshjën e tij karakteristike, ma ktheu, “Mirë ke bërë. Fakti se një shkrimtar nominohet për Nobel, ai faktikisht është fitues moral i tij!”

 Kam shumë kujtime edhe gjatë vizitës se tij në Tetovë, ku merrte pjesë në›Takimet poetike ndërkombëtare, «Ditët e Naimit›!

Për Naim Frashërin dhe Gjergj Fishtën kishte konsideratë të lartë dhe I quante poet kombëtar- pronatar!

Në mëngjes të hershëm kisha zbritur në restaurant dhe aty e takova Kadarenë!

Me një drojë iu afrova, duke i thënë se kemi diçka të përbashkët dhe ai sikur u zu në befasi dhe po priste të ,’përbashkën’tonë?!

Edhe unë jam naziq në gjumë dhe ai turravrap ma kthei, ku e ke dëgjuar këtë shprehje?!!

Tek një shkrim juaji dhe ia përkujtova se, pikërisht qe ishte naziq, Dritëro Agolli, ia kishte lëshuar apartanentin e tij, gjatë një qendrimi zyrtar në Vjenë të Austrisë!

Ashtu është dhe shtoi se Dritëroi ishte burrë, duke potencuar se, mëse 75 për qind e njerëzve kanë problem me gjumin, pored nuk duhet bërë ‘rob’i tij! Jeta, shpesh të rrokullisë pamëshirshëm, por prapë e gjën lumturinë e vet!

Rast i paharruar është edhe vizita dhe Intervista ime me të , me 2003, në Vilën e tij,  tek, Mali i robit, në Shqipëri.

(Intervista u bë e mundur, falë botuesit të tij, Bujar Hudhri)!

Ismail Kadare është ndër emancipuesit me të mëdhenj të kulturës dhe te kombit!

Ai e njihte edhe kulturën qe krijohej në Kosovë, ku i shquante poetët Azem Shkreli dhe Ali Podrimja.

Ai thoshte se arti dhe kultura shqiptare është një dhe e pandarë!

  Për fund:

Nëse do të zhdukej kombi anglez, do të rilindte nga Shekspiri.

Nëse shuhet kombi francez, ai do të rilindte nga Balzaku, kurse, nëse do të shuhej kombi shqiptar, ai do të rilindte nga Kadare!

Exit mobile version