Nga data 4-7 Maj u zhvillua në Selanik edicioni i 19 i Panairit të përvitshëm Ndërkombëtar të Librit, një ndër Panairet më të njohura ballkanikë dhe evropianë.
Vend i ftuar special në këtë edicion ishin Shtetet e Bashkuara me pjesëmarrjen e mbi 20 botuesve amerikanë dhe shkrimtarëve si James Wood, Claire Messud, Richard Jackson, Nell Zink, Saskia Vogel, Meg Rosoff…
Nga letërsia ballkanike promovuan veprat e tyre shkrimtari i njohur bullgar Georgi Gospodinov dhe Lana Bastašić.
Shqipëria u prezantua në këtë Panair me librat e me librat e tyre të sapo botuar në gjuhën greke: Rita Petro, Arjan Leka dhe Ylljet Aliçka,
Me rastin e daljes në gjuhën greke të romanit “Valsi i Lumturisë”, Panairi përfshiu në programin e tij zyrtar dhe një takim të shkrimtarit Ylljet Aliçka me lexuesit.
Promovimi i romanit të Alickës u shoqërua nga një reportazh dhe intervistë e televizionit shtetëror grek ERT3.
Romani “Valsi i lumturisë” është përkthyer në gjuhën greke nga Andrea Zarballa dhe botuar nga shtëpia botuese Plethora.