Kreu In memoriam Ndahet nga jeta shkrimtari Carlos Ruiz Zafon: Autori i “Hija e erës”...

Ndahet nga jeta shkrimtari Carlos Ruiz Zafon: Autori i “Hija e erës” vdes nga kanceri në moshën 55 vjeçare

Carlos Ruiz Zafón, autori spanjoll i romaneve, përfshirë bestsellerin ndërkombëtar “Hija e erës”, ka vdekur në moshën 55 vjeç.

Sipas raporteve të mediave spanjolle, Zafón ishte diagnostikuar me kancer në vitin 2018.

Tetë romanet e Zafón janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë dhe në të gjithë botën janë shitur më shumë se 38 milion kopje

Ai e arriti famën ndërkombëtare me suksesin e “Hija e erës” (Shadow of the Wind), libri i parë trilogjisë “Varreza e Librave të Harruar”. Seriali përfundoi me “Labirinti i shpirtrave” botuar në vitin 2016.

Vdekja e Zafón shënoi humbjen e njërit prej “romancierëve më të mirë bashkëkohorë” të botës Një rresht nga “Hija e erës”: “Çdo libër, çdo vëllim që shihni këtu, ka një shpirt. Shpirti i personit që e shkroi atë dhe i atyre që e lexuan dhe jetuan dhe ëndërruan me të. “

Exit mobile version