Kreu In memoriam Natasha Lako: Dita e lamtumirës së hidhur kadareane

Natasha Lako: Dita e lamtumirës së hidhur kadareane

Në diten e humbjes së Ismail Kadaresë, vetëm të lutemi për të mos humbur dritën që ai na la pas. Çdo fjalë tjetër dhe vlerësim tregon vetëm boshësi perpara asaj që Kadare la së pari për të gjithe shqiptarët.

Njëmijë herë më tepër përqafime për Helena Kadarenë, bashkëshorte dhe bashkëudhëtare, vajza e dikurshme që është e para që ndjeu madhështinë e shkrimtarit i cili me kryeveprat e tij do t’i jepte dashuri të gjithë botës. Çojeni në parajsë Kadarenë, sikur të jini së bashku Kali i Skënderbeut që sot po qan. Lërini ju lutem ngushëllimet standarde. Parajsa dhe dheu i lehtë janë të sigurta, dhe nuk sigurohen në formë ngushëllimi… Mbroni dritën shqiptare që të gjithë e kemi në zemër, por duhet ta ndizte një Kadare. Shkelqeftë edhe loti i gjithë epokës ku ai luajti rolin e tij prometean si edhe e parandjeu vete dhe e ka parathene, si zëdhënës i popullit të tij, të cilit i dha gjithë madhështitë. Le të na bashkojë kjo ditë humbjeje rreth dritës së tij.

Exit mobile version