Kreu Letërsi Shënime mbi libra Mikel Gojani: Dashuria për njeriun dhe për dheun lajtmotiv i veprës

Mikel Gojani: Dashuria për njeriun dhe për dheun lajtmotiv i veprës

Refleksion rreth veprës Zbulimi i Zef Pllumit të autorit Kujtim M. Shala, botoi Onufri, Tiranë 2021

Kujtim M. Shala, shkrimtar dhe studiues i letërsisë kohë më parë botoi librin me titull: Zbulimi i Zef Pllumit, me ç’rast  protretizon  figurën e ndritur dhe veprën letrare të Zef Pllumit, shkrimtar dhe misionar i denjë i rregullit françeskan, i cili për idealet e tij u sakrifikua gati për tre dekada nga ideologjia e kaluar ekstreme komuniste.
Kujtim M. Shala është poet lirik, studiues letrar, profesor i letërsisë në Universitetin e Prishtinës. Një prej studiuesve letrarë bashkëkohor më të njohur, me një prej veprave studimore më të gjera të historisë së  studimeve letrare shqipe.
Si prolog të këtij libri, autori Shala e prezanton një thënie mesazhiste dhe tepër kuptimplote të Zef Pllumi: ”Do vjet kam pasë pa andrra të hatashme, tash nuk mundem me pa. (Atë Zef Pllumi).
Zef Pllumi në letërsinë tonë është bërë i njohur me librin me titull: “Rnni vetëm me tregue,  botuar më 1995, Tiranë, Hylli i Dritës, me parathënie të Aurel Plasait; Shkodër, Botime Françeskane,  2015, që është nga veprat e rralla që zgjoi kureshtjen jo vetëm të lexuesve të rëndomtë, por edhe interesimin e madh të shkrimtarëve  dhe të studiuesve më të shquar të letërsisë. Këtë vepër përpos shumë figurave të shquara të botës sonë letrare dhe studimore, vlerat e këtij libri i ngrehu lart edhe shkrimtari më eminent i letrave shqipe dhe të letërsisë botërore, Ismail Kadare dhe veprën e Plumit duke e radhitur nga veprat më të mira të botuara gjatë sekullit të kaluar dhe në kohën e epokës së re të shekullit 21.

Një vepër si kjo e Pllumit lexohet për mësimin e madh

Askush nuk mund ta shpalos lajtmotivin që shpalos kjo vepër për vetë autori Shala.Shala në parathënien e tij shprehet se “libri Zbulimi i Zef Pllumit e portretizon Zef Pllumin shkrimtar, d.m.th. poet e tregimtar, madje skenarist, pasi që ai është kurorëzuar si figura më e madhe dëshmuese e shekullit tonë, një figurë e madhe morale e një misionar i pashoq. Zef Pllumi shkrimtar është një zbulim letrar, ndërsa ky zbulim së pari provohet me poezinë e tij, mbretëreshën e letërsisë, pastaj me prozën fikisonale , sidomos me veprën e pashoqe Frati i Pashallarëve Bushtali të Shkodrës (2004). Kështu, pohon në vijim studiuesi Shala, “ shkrimtari bën faqen tjetër të misionarit, të veprimtarit e të moralizuesit të madh shqiptar, një faqe të ndryshme e të ngjashme; të ndryshme, meqë kemi të bëjmë ne një vepër të ontos-it fikisonal, të ngjashme, meqë kemi të bëjmë me veprën e një mësuesi të madh. Ndërsa, leximi i veprës së tillë shoqërohet nga vetëdija se letërsia lidhet në ide, në ideologji, madje thuret si utopi dhe, siç tipike është për historinë letrare, kthehet në mësim shenjues, çfarë mësimi letrar është. Këto shenja lënë të kuptohet se, këtu, vepra letrare e Pllumit analizohet, përshkruhet dhe interpretohet, më parë se të takojë diskursin aksiologjik të kritikut. Një vepër si kjo e Pllumit lexohet për mësimin e madh, pastaj dhe për diskursin e bukur të saj”, është shprehur ndër të tjera studiuesi Shala.

Pllumi si shkrimtar u njoh në fund të shekullit njëzet

Libri, Zbulimi i Zef Pllumit i Kujtim M. Shalës është i konceptuar në gjashtë pjesë tematike që konceptohen si një tërësi e unifikuar përmbajtjesore. Pjesa e parë, Zbulimi i Ze Pllumit; Pjesa e dytë, Tregimi i vërtetë; Pjesa e tretë, Frati i pashallarëve; Pjesa e katërt, Para nji mijë vjetëve; Pjesa e pestë, Zef Pllumi sipas Zef Pllumit dhe pjesa e gjashtë, Komentuesi i fundit.
Sipas autorit Shala, Pllumi shkroi gjatë gjithë jetës së tij të rëndë, mirëpo se shkrimtar u njoh në fund të shekullit njëzet, ndërsa si poet u njoh në fillim të shekullit të ri.

Prandej un e due at andrrën e mirë:

që njërzit dikur, pa hir o pa hir,

do rrxojnë e përmbysin kultin e dhunës,

instinktet shtasore t’mënisë e furtunës,

dhe n’vendin e tyne  do t’vihet

Mirsia

Mendja njerëzore
                 zemra e dashni !

(Lis Mali/ Zef Pllumi: Andrra ime, f. 17).

Sipas autorit Shala, vepra e vetme poetike që Llumi shkroi me pseudonimin Lis Mali me titull: “Antipoezi për shekullin njizetë”, botoi për të gjallë të tij më 2001, një vepër e vogël për nga sasia, mirëpo me vlerë të madhe për nga cilësia  por me vlera e sajuar me ideologji, që për bazë shpreh dashurinë njerëzore dhe falje, si mësim moral për jetën e njeriut. Ndërsa vepra tjetër poetike e pabotuar, e cila është shkruar në kushte dhe rrethana tepër të rënda gjatë kohës kur Pllumi dergjej burgjeve të errëta dhe llogorove të punës së detyrueshme nëpër vend të ndryshme të Shqipërisë. Vëllimi poetik prej 100 faqesh i titulluar Poezi dhe Antipoezi është shkruar në dekadën 1950-1960, e cila ruhet në Bibliotekën “At Gjergj Fishta” të Kuvendit të Shën Françeskut,  Gjuhadoll,  Shkodër, ku gjendet bashkë me  disa dorëshkrime të tjera  të Pllumit.

Autori Shala sqaron se Lis Mali është pseudonim i At Zef Pllumit që e shoqëron librin e tij  Antipoezi për shekullin njizetë, veprën e vetme poetike të botuar deri me tani. Vepra është mesazhi  autentik i veprës së autorit Pllumi. Emërtimi Mal identifikon Malësinë, ndërsa  Lisi është shenjë e trashëgimisë dhe e qëndrueshmërisë, e njeriut të qëndrueshëm dhe stoik, Lisi po ashtu e identifikon autorin si malësor. Pllumi përmes vargjeve të tij përçon mesazhin se tirania e rrënon jetën e njeriut, pastaj sipas tij,  njeriu që ka vuajtur shumë dhe pafund , dhuron dashuri, sepse dashuria është ideologji e tij e “shpëtimit të njeriut dhe e lidhjes së shqiptarëve  në jetën e tyre të përbashkët.
Poezitë e Pllumit janë shkruar gjatë viteve ndërsa ai dergjej në burg dhe janë nxjerrë fshehtas jashtë burgut me ndihmën e shokëve të tij. “Dashuria për njeriun dhe e për dheun bëhet lajtmotiv i veprës, që klon në sprovimet mbinjerëzore”. (Sabri Hamiti, At Zef Pllumi, ”Botime Françeskane”, Shkodër 2018, f. 102-103). Ndërkaq, poezia e gjashtë  e Pllumit, në formë balade, Ushtari i jetës, është një poezi me një lirikë të thellë dhe ndjeshmëri poetike, që shpreh dashurinë humane dhe luftën kundër shkatërrimeve. Dhe sipas autorit “dashuria është amza e jetës” dhe kjo ndjenjë sugjeron autori Pllumi duhet të merret si ideologji e jetës. “Heqja dorë nga luftërat e shkatërrimet është zgjidhja  që ushtarin e vdekjes e kthen në ushtar të jetës”, shprehet studiuesi Shala.
Sipas studiuesit Shala, Pllumi është zbulim letrar e kulturor, meqë Pllumi njihet me lirat e tijtë kujtime edhe të dëshmive, për novelat dhe për skenarët, për mësimin e thurur me durim e dashuri, si trashëgimi të jetës së tij të lënë shqiptarëve. “Pllumi është autor etik, i shkollës dhe i trashëgimisë etike shqiptare,  i kulturës diskursive françeskane, si trashëgimitë jetës së tij lënë shqiptarëve”. (Kujtim M. Shala: Zbulimi i Zef Pllumit, f. 53).

O tokë e shterpet , tokë rrenimqare
gjithshkafen shkat
ërrorem dogje sterfare,
q
ë njezit e mirë pa ndertue
prap
ë un ty t’due…
E t’due me shpirt, un t’due si nanen teme,
p
ër kotecat plot, per vathë e pleme,
per beshk
ë e male, per fushat lavrue:
Ty popull t’due!
Popull shqipar, un t’due se nder mjerime
n’robni dhe terr t;shkoi jeta nder vajtime…

(Poezia, Une të due toka ime, f. 68)

Ndërkaq në poezinë, Burgu, Pllumi i përshkruan vuajtjet e tij dhe shumë të shumë të përvuajturve të tjerë shqiptarë si viktimë e ideologjisë komuniste. Vargjet e shkruara nga Pllumi pasqyrojnë më së miri ato vuajtje në qelitë e skëterrshme që është shumë vështirë të përshkruhen, mirëpo mendja e Pllumit i pasqyron me mprehtësinë më të thellë.

Kje natë e vështirë.

E dit e net shumë erdhën pas asaj:

pa kurrnji t’mirë,

pa kurrnji shpresë mbi tokë,

por vetëm,  kuk, pa miq, pa shokë.

(Poezia, Burgu, f. 69).

Pjesa e dytë  e librit “Tregimi i vërtetë”,  autori Shala shpalosh botën tregimtare të Pllumit. Do të thotë që përpos poezisë së gjini letrare Pllumi ka shkruar edhe tregime, që pasurojnë veprimtarinë e tij letrare. Në tregimet e tij Pllumi tregon ngjarje siç kanë ngjarë, ashtu siç ia kanë rrëfyer, domethënë zhvillohen ngjarje siç kanë mundur të ndodhin më të vërtetë.
Brenda këtij koncepti të kapitullit hynë tregimet, si Tregim i vërtetë, Njerëzit, Mësimi fisnik (etj. Në këto tregime hasim dëshmitë e autorit për ngjarjet që do t’i rrëfejë, të cilat i njeh si dëshmitë jetës së shqiptarëve nën tiraninë komuniste. Kështu që tregimet e Pllumit janë prova të jetës së vështirëm të cilat prova për jetën e tyre i shprehin vetë protagonistët privues të atij realiteti të trishtë me esencat e saja tragjike. “E kush nuk kaloi një jetë të vështirë gjatë sundimit tiranik komunist?”, – shprehet Plumi.

Shkodra e Pashallarëve të Bushatlive simbol i shqiptarëve të bashkuar

Te kapitulli vijues, Frati i pashallarëve, autori Pllumi pasqyron jetën në Shkodër në kohën e Pashallarëve Bushatli të Shkodrës, të cilën faqe të historisë së këtij qyteti të lashtë dhe me tradita të begata të traditës, historike, arsimore, turistike,  kulturore etj., është më e ndritur dhe sa kurdoherë, me harmoni dhe dashuri vëllazërore  në aspektin ndërkonfesional. Kështu Shkodra e Bushatlive të autorit bëhet simbol i  shqiptarëve të bashkuar, për përfshirë dallimet mes tyre. Vepra të lexohet si një kronikë rrëfimi., këtë formë të leximit e ka dëshiruar vetë autori Pllumi.
Kapitulli i pestë, sipas Zef Pllumit, është boshti kurrizor i lajtmotivit të veprës, ku autori kapërthen jetën e tij dhe të tjerëve ashtu siç i kujtohet. Vepra është një tregim autobiografik, ku autori rrëfen vetë, nëpërmjet shkrimit për veten, ku frekuentojnë edhe protagonist të tjerë, si Pashko Toma (Baba i  gjithë robnisë), Baba, Nana, Ndou, Frati etj. Autori përshkruan jetën e tij nga fëmijëria, në Kolegj, Kuvend, prapë në Malësi, burgje e kampe të punës.

Interes të veçantë paraqet kapitulli me temën bosht, Komentuesi i fundit, të cilën pjesë mund ta shprehim veçori karakteristikash që ngërthejnë vlera të jashtëzakonshme. Të kjo pjesë e veprës autori ka konceptuar baladën për Lule Frangun, me ç’ rast Zef Pllumi flet për këtë kryeprotagoniste të kësaj balade tepër interesante. Krahas studimit Pllumi e analizon vetë baladën për Lule Frangun nga “perspektiva e kritikës folkloristike dhe të asaj historike, si dhe shënon interpretimin e tij mbi këtë balada. Letra e Pllumit e shkruar më 20nëntor1964 nga Shoshi  drejtuar studiuesit Kolë Luka, në të cilin jepte mendimin e tij për studimin në dorëshkrim të Lukës mbi këtë baladë. Letra e Pllumit ka 24 faqe, në dorëshkrim dhe deri më sot ka mbetur e panjohur  për publikun. Letra ndodhet në koleksionet e Bibliotekës “Atë Gjeegj Fishta” të Kuvendit të Shën Françeskut të Gjuhadollit në Shkodër. Letra është shkruar në kohën kur Pllumi ishte famullitar në Shosh, në një kohë dhe rrethana mjaft të ndjeshme kur feja në Shqipëri nën diktatin e komunistëve, mezi mbijetonte, dhe ishin rrethanat para se feja të ndalohej  plotësisht dhe ishte nisma kur ideologjisë komuniste synonte  t’i rrënojë objektet e shenjta të fesë. Si udhëzim na vije nga autori që është e udhës  që baladën për Lule Frangun të merret variant i Palajt, variant i kënduar nga Marash Nika i Pecaj të Shalës, që është varianti, që analizon Pllumi në rrafsh analitik të tekstit autentik.  Balada e Lule Fragut bëhet një lloj udhëzuesi për t’i lexuar këngët e kreshnikëve legjendarë  në tërësi metodën që propozon Pllumi. 

Lum për ty, o i Lumi Zot,
Qi s’jem ken
ë e Zoti n aka dhanë!
Kur ka kenun nji Turk e Kaurr,
Dikur motit trimat kishin ken
ë
Ago Aga Turkut i  ki”n than
ë,
Lule Frangu Kaurrit i ki’n than
ë;
Mbr
ëndë në Shkodër trimat ishin xanë:
– Dit
ë e bukur, Ago, ka qillue;
– A i lodroj  na gjogat e mejdanit?-
“Po I lodrojm na gjogat  mejdanit;
Po un e kam njt vraçin te mirin,
Kurrkund shoqin nuk e ka
Dielli tok
ës ka’i bjen, qaj rrushulku!”

(Lule Frangu – variant i Palajt, f. 183).

Zef Pllumi: Gjergj Fishta shkëmb mbi të cilin është ndërtuar e gjithë letërsia shqipe

Ndërkaq, të pjesa, Komentuesi i fundit, Pllumi  përshkruan relacionet Pllumi Fishta si tejet interesante dhe me vlera që i jetojnë kohës. Në parathënien e tij të njohur, At Zef Pllumi është komentuesi i  fundit i shquar, njëri  prei ish nxënësve të At Gjergj Fishtës, ishte njohës i  madh, komentues dhe  ligjërues i drejtpërdrejtë i veprës së At Gjergj Fishtës. Ekzistojnë shumë fakte që lidhin Pllumin me At Gjergj Fishtën dhe Lahutën e Malcis, botuar më 1905, ndërsa vepra është kryer më 1937. Pllumi  e portretizon Fishtën poet, analizon strukturën e veprës dhe e vë përballë historisë. “ Ndërsa. Lahuta e Malcis tanimë është vepër qindvjeçare, një vepër e shpirtit shqiptar, që do ruajtur si testament e do marrë si mësim nacional (F. 130). Sipas autorit Pllumi e njeh Lahutën e Malcis si “Shkëmb të popullit shqiptar”, duke e vlerësuar Fishtën si shkëmb mbi të cilin është ndërtuar e gjithë letërsia  shqipe apo si majë të letërsisë shqipe. Lahuta e Malcis, sipas vlerësimit të Pllumit është vepra më madhore e letërsisë. “Na sot mund ta dallojmë në te epikën, lirikën, satirën e gjykimin njerëzor me të gjithë fantazinë e pakufishme të popullit dhe të poetit. Deri sot mbetet libri i shenjt i popullit shqiptar”, pohon Pllumi. (f. 139).

Kështu në përfundim lirisht mund të konstatojmë se libri me titull: Zbulimi i Zef Pllumit, i Akademik Kujtim M. Shalës është një vepër me vlera të rëndësishme në aspektin letrar po ashtu edhe dokumentar, i cili me mjeshtërinë e shkrimit të tij e vë në horizonte figurën e ndritur dhe veprën madhore të At Zef Pllumit.

Dhjetor 2022

Numri 215 i ExLibris

Exit mobile version