Kreu Letërsi Shënime mbi libra Mehmet Elezi: Frano Kulli dhe fjalor i dashurisë pa kompromis për Gjergj...

Mehmet Elezi: Frano Kulli dhe fjalor i dashurisë pa kompromis për Gjergj Fishtën

S’ka pushtet më të madh se pushteti i dashurisë, i përkthyer në vepra, thotë diku Niçja.

Prej vitesh Frano Kulli dashuron shumë. Dashuri pa kompromis për Fishtën.

U tha shqiptarëve:

– Qe ku e kemi Homerin tonë të plotë. Qe ku e kemi universin fishtian.

Botoi veprën e më të madhit të të mëdhenjve të kohës.

U tha shqiptarëve prapë:

– Ja edhe çelësi, për vështirësitë gjuhësore. (Standardi i njëanshëm është ku e ku më i varfër se gjuha e popullit. E ka tëhuajësuar shqipen gurgulluese të Poetit).

Këtu u shfaq befasues.

Çelësi që shërben është “Fjalor i veprës së Fishtës”. Rreth 5000 fjalë nga vërshimi pa fund i shqipes së tij. Rreth 2500 shprehje frazeologjike. Me referenca te vepra ku është marrë çdo fjalë e shprehje. Autor, ai vetë.

Franon publicist, në gjuhën e të cilit nuk gjen slogane e frazeologji të shtrydhur, tashti e shohim edhe si leksikograf. Ka studiuar arte, jo gjuhësi!

Shfleto e hidh në kompjutër. Këshillohu me profesorë e studiues me emër. Hulumto për shpjegim sa më profesional. Këmbëngul në shumëkuptimësinë e fjalës. Ndalu te larmia e ngjyrave dhe ngjyresave të saj. Pa e kuptuar si kalojnë orët, ditët. Punë e gjatë, e mundimshme, me shumë vullnet.

S’ka ambicje me i konkurue gjuhëtarët. Ka ambicje më të madhe: Fishtën e tërë shqiptarëve me e përcjellë në derë të çdo shqiptari.

Exit mobile version